Logjika diktatoriale dhe rreziku i humbjes së territorit të Kosovës ?!

Logjika diktatoriale dhe rreziku i humbjes së territorit të Kosovës ?!
Logjika diktatoriale dhe rreziku i humbjes së territorit të Kosovës ?!

Skender Mulliqi

  • 15 May 2020 - 10:01

 Shumica do të pajtohen, së po sundohemi.Kjo nuk është tjetër veq diktaturë.Diktatura dhe propaganda veprojnë së bashku, kjo e fundit e mbanë gjallë diktaturën.Diktatorët i uzurpojnë institucionet, dhe natyrisht këtu nuk  ka as ndarje të pushtetëve.Ne, jemi proklamuar për sistemin kapitalist modern, e në fakt nuk jemi liruar krejt nga e kaluara komuniste .  Ky mutacion sikur mutacioni I virusëve që janë të rrezikshem për shëndetin e njeriut, edhe  këta  janë  bërë të dëmshem  për shtetin e Kosovës.

Sa largohen apo dobësohen pak, prap  bëhën bashkë për të  mbrojtur sistemin autokratik korruptiv që e kan instaluar .   Valët e kësaj propagande janë në shërbim të forcimit të regjimit të tyre.Jemi bërë  kështu shëmbulli i  një shteti që nuk po ndërtohet  mirë  në rajon . Diktatorët nuk i preferojnë shëmbujt e mirë. Ata si preferencë e kan  rrugën njëkaheshe, për ta rrugë tjetër nuk ekziston. Këta dëshirojnë sa më shumë  ta lëndojnë intelegjencën, që mos ta marrë guximin e kundershtimit.  

Ata po veprojnë edhe  kunder shumicës duke i “dhunuar”  në tru të shëndosh.Mirë kamuflohen gjoja në mbrojtje të vlerave dhe  të shtetit. Roli i tyre në shoqëri po shihet pas këtyre shumë viteve që ishin në pushtet.U pasuruan për vete, kurse i varfëruan shumicën. Dhe, i kan pru  njerëzit  edhe në gjendje të vështirë psikologjike, më shumë së karantina e pandemisë.Një grup politikanësh per interesa personale , po ja diktojnë vullnetin shumicës. Na kan mbyllur sikur zogjët në kafaz! Këto grupacione politike më mendësi të së  kaluarës , më veprimet e veta  janë duke e pru në pyetje rrudhjën e madhe të territorit të  Kosovës.

Po jetojmë në një shtet ku i ka humbur shumë përmbajtja .Nuk e di për vete së si njerëzit po qendrojnë aq shumë , e janë zatet keq për muri.Me këta njerëz të politikës, nuk kemi mundesi ti  bindim miqët tanë së e kemi vendin në BE. Me strukturën e vjetër politike, veq edhe më shumë do të humbim .Aq më keq nese këta i vazhdojnë bisedimet më Serbinë. Josep Borell e mbështet korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nëse të dyja palët pajtohen për të arritur një marrëveshje  të tillë. 

Këta deklarim të Borelit, e kundershtoj ,Mirosllav Lajqak duke thënë së nuk do të këtë korrigjime  apo ndarje ,  e krerët e dy shteteve shqiptare bëjnë  që tre vjet pazare  për ti dhuruar si në pjatë territoret më të bëgatshme  Serbisë fashiste .  Dick Custins, zëdhënës i të dërguarit special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell,  ka thënë se Rusia  është e mirëseradhur në dialog.

Custin iu referua deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, i cili tha se marrëveshja finale duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit të Sigurisë të OKB-së, të miratohet një rezolutë e re që do të zëvendësonte atë 1244, dhe se Rusia do të përfshihet në proces nëse e kërkon Serbia.Këto deklarime   eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, i vlerëson si  të rrezikshme. Unë thëm së  prania e palës ruse në bisedime do të ishte  fundi i Kosovës si shtet  …

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"