LDK - parti e interesave personale!

LDK - parti e interesave personale!
LDK - parti e interesave personale!

Muhamet Kelmendi

  • 15 May 2020 - 10:04

LDK qe ne formimin e saj ka qenë parti që nuk ka kryer ndonjë veprim pozitive për kombin dhe shtetin. Ka filluar para luftës dhe gjatë luftës famë madhe të UCK-së, në vitet 1998 -1999, tërë udhëheqja e LDK-se doli kundër UCK-së. Madje e vlerësuan atë si subjekt "kriminal" dhe "terrorist". Ka shume deklarata të tilla te kohës së lavdishme të UCK-së të bëra nga udhëheqësit e LDK-së.

Që atëherë u mbështetën udhëheqësit e LDK-se në interesat personale të përcjellura me ndërtimin e pasurisë individuale, çdo herë në emër të "lirisë dhe të pavarësisë". Me thënien se LDK "është për rrugën paqësore", de-fakto e shpërbënë dhe e dëmtuan shumë Lëvizjen Çlirimtare të viteve të 80. Ata (LDK) mbanin zgjedhje presidenciale në kohë të luftës së pa barabartë të Adem Jasharit ndaj hordhive çetnike serbomëdha. Tërë familja ra në altarin e lirisë dhe LDK nuk u bashkua me UCK-në.

Bënin zgjedhje për pushtet. Turp. U deshtë shumë mund dhe djersë për të ndërtuar UCK-në. Pas luftës ishte LDK një subjekt nënshtrues ndaj faktorit ndërkombëtar dhe që nga viti 2006 kjo parti tërësisht iu nënshtrua edhe PDK-së. Me marrjen e pushtetit në LDK nga Isa Mustafa që edhe ato ndoshta pak vlera që kishte kjo parti u shkatërruan tërësisht. Kulmi i kësaj ishte zgjedhja e Hashim Thaçit për President të Kosovës dhe të Isa Mustafës për Kryeministër të vendit. Por, kjo nuk ishte e vetmja. LDK me Isa Mustafën kreu edhe shumë veprime të dëmshme për vendin tonë.

U nënshkrua Asociacioni dhe u forcua pushteti kriminal i grupit të tij dhe të Thaçit në tërë vendin. Ata e morën tërë pushtetin ekonomik dhe juridiko-shoqëror në vend. Kjo po vazhdon edhe tash. Deklarata se "me votat e qytetareve nuk zgjidhet Qeveria"u tregua fytyra e një politikani tipik diktakorial, mafioze dhe antikombëtar në politikë. Isa Mustafa vepron në interesa vetanake. Tërë shtetin e ka kthyer me Thaçin në shërbim. Këtej ai ka dal edhe politikan nënshtrues ndaj interesave personale e financiare; po del një njeri aspak liridashës dhe kombëtar, por si një subjekt fizik i ndërtuar në rrugën kriminale dhe antishtetërore që në kohën e pushtimit serbomadh të Kosovës. Isa Mustafa vjen nga skena politike e ish regjimit serbo-jugosllav.

Ai në vitet e pushtimit, si gjatë viteve t 70-ta, ashtu edhe gjatë dhe pas demonstratave të vitit 1981, deri në fund, ishte njeri që kreu veprime të dëmshme, duke bërë diferencime dhe me atë edhe burgosje të rinisë shqiptare. Ai qe dakord edhe për vrasjet e bëra në vitet 1989--1991. Ai ishte kundër Lëvizjes për Republike. Bëri veprime që forcuan pushtimin dhe u bë edhe ministër i Rrahman Morinës, këtej edhe të Sllobodan Milloshevicit. Në kohën kur në Kosovë, vdisnin nga dora gjakatare e pushtuesit, me dhjetëra të rijnë dhe të reja shqiptare, ai ishte Ministër.

Kudo, nëpër takime e asaj kohe, madje nga viti 1981, deklaronte: " Nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar po e shkatërrojnë vendin, sistemin vetëqeverisës dhe "barazinë (...)". "atë duhet luftuar me çdo mjet e metodë" . Ka të dhëna se edhe si "terrorist" i ka akuzuar shqiptaret. Gjatë viteve të mëvonshme me Bujar Bukoshin, si Ministër në Mërgim, vodhën me miliona DM. Askush nuk e dinë shumën e vërtetë të vjedhjeve të parasë së popullit tonë nga Fondi i "3%". Pas luftës u bë kryetar i Prishtinës dhe arriti të shtoi pasurinë edhe më shumë.

Tash tërësisht u koncentrua në vjedhje të parasë së prishtinasve. Familja e tij dhe ai u bënë shumë të pasur. Ka fakte sipas të cilave pasuria e tij familjare arrin në shifrat e dhjetëra milionëve. Aktualisht po kryen një vepër tjetër, atë që e dëshirojnë armiqtë tanë. Ai e shkatërroi tërësisht skenën politike dhe për të ruajtur pasurin e vetë dhe krimet e kryera po bënë veprime shumë shkatërrimtare ndaj shtetit të Kosovës.

E pakuptimtë është veprimi i AAK-se , i NISMES dhe i AKR-se, sepse PDK, me mençuri po del se nuk është per Qeverinë e LDK-së, ndonëse është PDK-ja që e përkrahë më së shumti në veprime politike për pushtet. Kjo, për faktin, se LDK dhe PDK i kanë interesat e përbashkëta financiare. Natyrisht se Thaçi dhe Mustafa si subjekte fizike në pushtet kanë interesa shumë të thella ekonomike dhe politike, janë të ndërlidhur dhe priten veprime edhe me ekstreme dhe shumë të rrezikshme.

Këta nuk ndalen. Të përkrahur nga udhëheqja e LDK-se dhe nga ajo e PDK-së priten veprime edhe më të rrezikshme, si deri më tash, madje edhe shkatërrimtare. Ata po përgatitin ndarjen dhe copëtimin e vendit tonë.

Këto veprime po e dërgojnë vendin në lëvizje të rrezikshme, që mund të përcillet me veprime të ashpra në rrugë etj.

Populli nuk duhet t'i dëgjojë dhe as nuk do t'i respektoj këta.

Aktualisht është koha kur kalibrin e Isa Mustafës dhe të Hashim Thacit duhet venë në vendin e merituar, në grupin e politikanëve si llum.

Për ta është vetëm këneta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"