Linja administrative ndërmjet Kosovës, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë , ka qenë caktuar në vitin 1945 nga Komisioni i AVNOJ-it të III-të.

Linja administrative ndërmjet Kosovës, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë , ka qenë  caktuar në vitin 1945 nga Komisioni i AVNOJ-it të III-të.
Linja administrative ndërmjet Kosovës, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë , ka qenë  caktuar në vitin 1945 nga Komisioni i AVNOJ-it të III-të.

Riza Smaka

  • 15 May 2020 - 10:08

Delimitimi i linjës administrative të Kosovës ka qenë përcaktuar me Ligjin nr. 28- 45 për Themelimin e Rregullimin e Kosovës ( atëherë quhej Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë). Nga viti 1945 deri në datën 21 mars 2018 , linja administrative e Kosovës , deri në vitin 1991, ka qenë ndryshuar tri herë, një herë në në favorin e territorit të Kosovës e dy herë në dëmin e territorit të saj. Në vitin 1959 me Ligjin nr. 640 – 59 për Territoret e Komunave dhe Rretheve të Republikës Socialiste të Serbisë, nga rrethi i Kragujevcit , Kosovës iu ka pas bashkëngjitur Komuna Leshak qe deri atëherë ishte pjesë e Rrethit të Studenicës.

Sipërfaqja e Leshakut ishte 197 km2. Linja administrative e Kosovës dhe e të gjitha konstitutenteve të ish Jugosllavisë së II –të ,një sosh ishte edhe Kosova, me “ 1991 :Arbitrarian Commission of Peace Conference on SFRY” të njohur si Komisioni i Arbitrazhit të Badinterit, ka qenë definuar kufi administrativ,i pandryshueshëm pa pëlqimin e të njëjtave dhe bazë solide për demarkacione kufitare ndërmjet tyre. Gjatë demarkacionit të kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë në kundërshtim me kufirin administrativ të Kosovës , në dëmin e vendit tonë, kryesisht për shkak të lidershipit kosovar të papërgjegjshëm dhe inkompetent, për disa mia hektarë ka qenë dëmtuar territori i vendit tonë.

Në kundërshtim me :Kufirin administrativ të Kosovës , të garantuar me sistemin kustetutar të ish Jugosllavisë së II – të , e të Kosovës , me “ Badinter Arbitrartion Commitee” në vitin 1991 edhe ndërkombëtarisht të pranuar për demarkacion – shënjim të kufirit ndërkombëtar, Ligjin nr. 04- L – 060 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror,

Rregulloren e QRK-së nr. 17 -2013 për Punën e Komisionit Shtetëror për S h ë n j i m i n dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror , Rezolutën nr. 21 – 1784 të datës 29 qershor 2015 ,me të cilën, iu ka pas kërkuar ish Qeverisë së Kosovës të administruar nga z. Isë Mustafa dhe ish Komisionit Shtetëror për S h ë n j i m i n e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , të drejtuar nga z. Murat Meha për të kryer shënjimin – demarkimin e, jo redelimitimin – ricaktimin e kufirit , ndërmjet Kosovë dhe Malit të Zi, Ironikisht dhe çuditërisht, ish Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i mbështetur fuqishëm nga ish Qeveria dhe ish 80 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i shpërfillur dokumentet e sipërthëna , në datën 21 mars 2018 kanë pasë miratuar Ligjin 06- L – 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ,me të cilin , territori i Kovës padrejtësisht e gabimisht ka qenë copëtuar, grimcuar e tkurrur për mbi 8000 hektarë.

Në vend të demarkacionit - shënjimit në terren të kufirit administrativ Çakorr- Hajlë – Kullë, në vend të demarkacionit – shënjimit në terren të kufirit administrativ , arbitrarisht e gabimisht e ka qenë bërë redelimitacioni – ricaktimi i kufirit të rijnë duke e tërhequr linjën kufitare kosovare - malazeze egzistente nga viti 1945 veçanërisht në segmentet kufitare të Çakorrit dhe të Kullës rreth 5 km në brendinë e territorit të Kosovës! Ish 80 deputetet deputetë votues të “ demarkacionit” përkatësisht redelimitacionit të humbjes së mbi 8000 hektarëve të territorit të Kosovës me ish Kryeministrin , ish kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës me liderët e partive politike pozitare, ironikisht dhe paturpësisht theksonin e vijojnë të theksojnë se, e ratifikuam “demarkacionin” dhe ,atë” do ta korrigjojmë” sipas deklaratës së Presidentit të RK-së- dhe të Presidentit të MZ! Pra, implicite , të njëjtit pranonin dhe vijojnë të pranojnë se kanë pas sponsoruar ,në vend të demarkacionit të kufirit administrativ Çakorr – Hajlë – Kullë , redelimitacionin kufitar të gabuar dhe , kinse, atë gabim do ta korrigjonin por ca më vonë. Kur të bëj shelgu rrush. Ad Calenda Greacas!

Se demarkacioni kufitar nuk ka qenë bërë as ratifikuar por redelimitacioni sipas kadastrit deficient të viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar, tregon edhe Marrëveshja dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si dhe Deklarata e Përbashkët e dy presidenteve të vendit tonë dhe të Malit të Zi, sipas të cilave , brenda dy vitesh pas ratifikimit , i cili afat ka kaluar moti, do të bëhej demarkacioni , jo i kufirit historik Çakorr – Hajlë – Kullë por rreth 5 km në brendi të Çakorrit dhe Kullës.

Për të përgënjeshtruar mashtrimin publik të jo pak pushtetarëve për “ korrigjimin “ e kufirit të redelimituar, adresoj në faktin e pakontestuar edhe sipas Marrëveshjes në fjalë dhe Deklaratës së sipërthënë se “korrigjimi kufitar” sipas të cilave ,demarkacioni do të mund të bëhej deri në 500 metra në të dy anët ,ashtu qe, sa do të shtyhej kufiri aq në sektor tjetër do të tërheqje në brendi.

Territori i Kosovës në mënyrë konstante do të mbetej hiq më pak se 8250 hektarë i tkurrur, zvogëluar, rrudhur, i copëtuar. Se andejmi, përfaqësuesit e Kosovës në dialog me homologët e Serbisë , duhet, Conditio Sine Qua Non, të kërkojnë pa asnjë kusht pranimin e Kosovës nga Serbia brenda kufirit administrativ nga viti 1945 e nga viti 1991 brenda kufirit shtetëror dhe anasjelltas. Pra, fillimisht, njohja reciproke e Kosovës dhe e Serbisë në kufirin administrativ të vitit 1945 e të ndryshuar në vitin 1959 , nga aviti 1991 në kufirin ndërshtetëror e rrjedhimisht do të mund të ngritshin tema tjera por kurdoherë në përfillje të reciprociteveve të relacioneve të këtyre dy shteteve!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"