Ngadalë Beg se ka hendek

Ngadalë Beg se ka hendek
Ngadalë Beg se ka hendek

Ragip Guraziu

  • 16 May 2020 - 11:19

“Shqiptarët ishin trima dhe luftëtar të dalluar. Ata nuk e meritojnë të quhen individ feudal pashallarë, por vetëm se disa prej tyre i kishin shërbyer kohë pas kohe Portës së Lartë, por këta shqiptarë e kishin sjellë shumë herë Perandorinë Osmane buzë greminës.''

Çështjen e lëvizjes etnike shqiptare të parët e kanë shtruar, përfaqësuesit e borgjezisë liberale serbe, duke filluar që nga vitet 1862, e gjer te Kongresi i Berlinit më 1878, me lëshimet e bëra nga ky i fundit në favor të Serbisë autonomiste të vitit 1830. Njëri prej ideologëve të borgjezisë liberale serbe, që ishte marrë me çështjen e lëvizjes shqiptare, ishte Mihajllo P. Desançiqi, i cili duke iu referuar çështjes lindore, ne veprën e tij në gjuhën gjermane të botuar qysh më 1862. Mes tjerash ai, pohonte se në Perandorinë Osmane, në njëfarë mënyre ekzistojnë 5 kombe si: sllavët, rumunët, grekët, shqiptarët dhe osmanlinjtë. Sipas shënimeve arkivale serbe AS, këtu vetëm se tri kombet e para ishin shtet formuese, kurse dy të fundit jo,gjëja se këto nuk paskan dhënë prova të mjaftueshme kulturore rreth formimit të shteteve të tyre të pavarura.

Shtetet që do të krijoheshin pas shthurjes së Perandorisë Osmane, sipas këtij sllavo-serbi do të ishin: Serbia, Bullgaria, Greqia, Rumania, ndërsa shqiptarët si ata të Shqipërisë Qendrore dhe shqiptarët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nuk mund ta krijojnë shtetin e tyre të mirëfilltë shqiptar, por vetëm se një obllast (rreth) dhe asgjë më tepër. Pastaj edhe ky obllast, do të varej nga shtetet ballkanike, pastaj edhe zhvillimi i tij ekonomik e politikë, do të pamundësohej nga shumë faktor të jashtëm dhe të brendshëm dhe kjo do të çonte në kalimin e këtij pushteti mysliman në atë krishterë të Serbisë dhe Greqisë. Ku pastaj ato në një të ardhme jo shumë të largët do të merreshin vesh rreth ndarjes së këtyre territoreve të banuara me popuj tjerë (me shqiptarë). Shaban Braha rreth kësaj dukurie të ndarjes së trojeve etnike shqiptare shprehet kështu: “Serbia dhe Greqia kishin arritur në një gjuhë të përbashkët se “shqiptarët nuk janë të pjekur të jenë të pavarur shtetëror, prandaj tokat e tyre duhen ndarë.

Derisa, Kryeministri Rama, nuk di me kë të bisedojë në Kosovë, Bashkimi Evropian po negocion për t’ia vazhduar mandatin EULEX’in në Kosovë

Kurti i përgjigjet Ramës për hapjen e kufirit: Unë jam kryeministër në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media, tha se vendimi për hapjen graduale të kufirit me shtetin e Shqipërisë do të jetë shkencore, e jo politike.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se nuk e di me kë të bisedojë në Kosovë për të filluar hapjen graduale të kufirit, shefi i ekzekutivit tha se ai është kryeministër në detyrë, dhe nuk ka dilema për këtë se kush e përfaqëson Kosovën.

Këto ditë kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për koordinim me Kosovën për hapje të mundshme graduale të kufirit me mes dy vendeve, por tha se pret që të ketë koordinim të faktorëve politikë në Kosovë në mënyrë që edhe Tirana zyrtare ta dijë se me kë të flasë në Prishtinë.

Aktualisht Albin Kurti është kryeministër në detyrë i Kosovës, ndërkohë që Presidenti Thaçi ka mandatar Abdullah Hotin e LDK-së për krijimin e qeverisë së re.

Blendi Fevziu: Thaçi, a është Kosova, megjithëse është edhe një çështje e qeverisë, e gatshme të fillojë hapjen e kufirit me Shqipërinë dhe të jetë një potencial për ne, të paktën, por edhe për Kosovën, shqiptarët për turizëm.

Hashim Thaçi: Mendoj se për sa i përket kësaj çështje duhet të ketë një koordinim të ngushtë mes të dy qeverive, të jenë hapa të planifikuar, të kujdesshëm, por natyrisht të punohet gradualisht drejt hapjes së kufirit dhe lëvizjes së njerëzve në përputhshmëri me rrethanat e krijuara.

Edi Rama: Nuk e dëgjova Presidentin.

Blendi Fevziu: Presidenti është për koordinim dhe të zgjidhet sa më thjeshtë.

Hashim Thaçi: Për hapje graduale.

Edi Rama: Po, dakord, patjetër, ne jemi gati, por po presim të koordinohen në Kosovë të gjithë që ta dimë që me kë do të flasim atje ndërkohë që do të hapim apo s’do ta hapim.

Tensionet e Serbisë dhe Rusisë ndaj kombit shqiptar...

Një zyrtar i lartë i qeverisë serbe, me paramendim, ka paralajmëruar se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Ballkan nëse Shqipëria përpiqet të krijojë një bashkim me Kosovën, duke i kërkuar Perëndimit që të denoncojë planin. Që askush nga lideret shqiptarë nuk e kanë zënë në gojë edhe pse qytetarët ishin razi. Ky medium ka përmendur edhe deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës “do të mbetet vetëm mendim i dëshiruar”, dhe i bëri thirrje BE-së të reagojë. Me këto mërëzira, sllavo-rusët dhe sllavo-serbet që pas lufte e deri tani nuk u ndalën me këto shpifje.

Pas kësaj Kosova po e merr një shpërblim?!

Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar vazhdimin edhe për dy vjet të tjerë të mandatit të Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë, i njohur me akronimin EULEX.

Zyra për media e misionit të EULEX-it në Kosovë, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se bazuar në vendimin e Këshillit Evropian të vitit 2018, mandati i “EULEX Kosova” zgjat deri më 14 qershor, 2020.

“Ka diskutime në vazhdim midis shteteve anëtare të BE-së për një mandat të ri të mundshëm. Pasi të merret një vendim, ai do të shpallet zyrtarisht”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të EULEX-it.

Gjatë javës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark, por nuk janë dhënë detaje rreth bisedimeve edhe për mandatin e këtij misioni evropian në Kosovë.

“Jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen që keni dhënë, si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana të reja të paparashikuara (rrethana të pandemisë)”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Në bazë të praktikës së instaluar tashmë qysh në kohën e presidentes Atifete Jahjaga, vazhdimi i mandatit të EULEX-it është i mundur vetëm përmes një letërkëmbimi në mes BE-së dhe presidentit të Kosovës, pa pasur nevojë për një vendim të ri nga Kuvendi i Kosovës.

Në Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Drejtësisë nuk janë deklaruar nëse janë në favor të vazhdimit apo jo të mandatit të këtij misioni edhe për dy vjet tjerë. Ndërkohë, shoqëria civile beson se Kosova ka nevojë edhe më tutje për EULEX-in, por pa kompetenca ekzekutive.

Ngjashëm me UNMIK-un, edhe EULEX-i funksionon brenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në fillim të misionit, gjatë 4-6 vjetëve të parë, EULEX-i merrej kryesisht me rastet e cilësuara të ndjeshme, me të cilat, siç thuhej atëherë nga shoqëria civile, institucionet vendore të sundimit të ligjit dhe drejtësisë nuk ishin ende të “pjekura” që t’i trajtonin.

Që nga themelimi i Gjykatës Speciale, misioni i BE-së vazhdon t’i mbështesë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës. Pjesëtarët e EULEX-it gëzojnë imunitet ndaj proceseve ligjore dhe administrative vendore. Kështu po mendohet...

Kjo nuk është hera e parë,siç nuk do të jetë edhe hera e fundit,ku autori i këtij shkrimi disa herëkam terhjekur vretjen , qeverive dhe institucioneve dhe liderëve,qoftë me shkrime hiq pa u ndal ,por edhe disa letra publike e të hapura,dhe ja që në fund na doli,kjo se ; Rusia po mundohet nëpërmes Serbisë, t'i fus ''hundët'', në Ballkan, shënjestra, Kosova?! Por, tani shqiptarët edhe si komb, kanë zgjedhur rrugën e duhur kah do orientohen, tani edhe botërisht dihet! Kosova si shtet i shpallur 17 shkurt 2008, ka tani Kushtetutën e saj e njohur mbi 100 shtete dhe ka aleatin e sigurt, Amerikën, aleatet e saj, KFOR-in, NATO-n, etj...

Po, pra; Rusia po mundohet nëpërmes Serbisë, t'i fus ''hundët'', në Ballkan, shënjestra, Kosova?! Por, tani shqiptarët edhe si komb, kanë zgjedhur rrugën e duhur kah do orientohen, tani edhe botërisht dihet! Kosova si shtet i shpallur 17 shkurt 2008, ka tani Kushtetutën e saj e njohur mbi 100 shtete dhe ka aleatin e sigurt, Amerikën, aleatet e saj, KFOR-in, NATO-n, etj...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"