Demonstrimi i industrisë pamfletiste?!

Demonstrimi i industrisë pamfletiste?!
Demonstrimi i industrisë pamfletiste?!

Skender Mulliqi

  • 18 May 2020 - 09:28

Kur institucionet   nuk funksionojnë mirë,  pak gjë  mbetet nga shteti.Vendi  po rreshqet  me mundësi të destabilizmit .Kur institucionet e shtetit funksionojnë ndarazi, apo veprojnë kunder njera -tjetrës, nuk mund të kemi shtet normal.

Si duket Pandemia po shfryëzohet   për të krijuar paqartësi, situata konfliktuoze deri të ndjekja dhe linqimi i kundershtarëve politikë. Kjo klasë politike duke shikuar ti përbush interesat përsonale, gjithnjë më shumë  po e  lëshojnë kursin evropian, si  vlerë civilizuese .

Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaqi, i ka përvetësuar  kompetencat që nuk i takojnë më kushtetutë. Kjo ka futur konfuzitet dhe paqartësi në vendimarrje politike, duke prodhuar krizë të madhe  institucionale, pikërishet tash në kohë pandemie globale!Kuvendi si institucioni më i lartë i shtetit nuk ka mbetur i pavaruar dhe  i përgjegjshëm para qytetarëve .Korrupcioni po i rrënon institucionet , dhe po i rrënon edhe mardhënjet e ndërnjerezore. Sistemet nuk po i realizojnë të drejtat dhe interesat  e përgjithshme, për çka edhe detyrohen.

Qendrimet e tilla më shumë po ngjajnë në qendrime    autokratike. Kjo është edhe logjikë e  pa edukatës bazike. Fatkeqësisht këto struktura të vjetra më çdo kusht po veprojnë për të mos lëshuar pushtetin forcave përparimtare, të Albin Kurtit dhe  të Vjosa Osmanit.Këta sikur nuk dëshirojnë më kuptuar së  nuk kan mundësi të evoluimit politik.  Opinioni publik ju kan nënshtruar shumë  manipulimeve , relativizimit të vlerave  dhe mendimeve   politike ndryshe.  Teoritë e mashtrimeve sigurisht së do të marrin fund .

Këto struktura të vjetra i kan krijuar disa qendra  propaganduese për ti mbajtur gjallë idetë e tyre tashme te vjetruara politike dhe ideologjike. Po demonstrojnë  industri pamfletiste.Kosovës i nevoitet një kulturë krejt tjetër politike. Një kulturë e cila do të na kishte afruar shumë më shpejt drejtë Evropës së Bashkuar.Ne vend që të mbretëron përgjegjësia individuale , Kosova po bëhët viktimë e kthimit të logjikës autokratike dhe  të logjikës së vetë izolimit.Institucioneve ju është thyer  shumë kurrizi  nga dobësite e pushteteve të deritashme …

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"