Viti i humbur i këti shekulli!!!

Viti i humbur i këti shekulli!!!
Viti i humbur i këti shekulli!!!

Ismail Muçiqi

  • 20 maj 2020 - 10:32

Në kalendarin e vitit të shekullit 21, viti 2020 do të jetë vit i humbur i njerëzimit.

Botës ju ndal ora e e zhvillimit të ekonomisë globale.

Pandemia e Koronavirusit, i pezulloj dhe i vuri në planë të dytë programet ekonomike, zhvillimore të Shkencës dhe Teknologjisë, në të gjitha shtetet e globit.

Pandemia i zuri në befasi edhe mekanizmat dhe institutcionet më prestigjioze të shteteve më të zhvilluara, sidomos dështuan mekanizmat e Organizatës Botërore të Shëndetësis, e cila akoma është në gjendje kome.

Është shqetësuese dhe e pabesushme për Shkencën e Mjekësis e cila ende nuk solli diqka bindëse se si erdhi dhe u shkaktua ky virus, e mos të flasim për zbulimin e vaksinës kundër këti misteri.

Bota përpos humbjeve të njerzëve, numri i të cilëve po rritet sidomos tek shtetet më të zhvilluara, virusi bëri që 30 milion amerikanë ti humbin vendet e punës.

Kjo krizë padyshim e ka rrënuar edhe dollarin si monedh me karakterë dhe vlerën e tregtis botërore.

Kjo krizë po manifestohet edhe në shtetet e Bashkimit Europian të cilët vite me radhë u sfiduan me krizën e refugjatëve e sidomos me krizën financiare të Greqisë e deri tek largimi i Britanisë së Madhe nga Unioni Europian.

Edhe kësaj radhe si gjithmonë Gjermania tregojë, vlerën dhe ndikimin që ka ky shtet me të gjitha potencialet, politike, ekonomike dhe njerëzore, si shteti më i fuqishëm në BE.

Kancelarja Merkel, tregojë profilin shembullë të lidershipit të vërtetë duke dalë me propozimin konkret për ta shpëtuar BE-në, nga pasojat e krizës ekonomike-financiare duke sigurar 500 miliardë euro për 28 shtetet e Bashkimit Europianë.

Nga këto masa do të përfitojnë edhe shtetet e Ballkanit të cilat pretendojnë të integrohen në Europë.

Kriza e pandemisë goditi edhe shtetet tjera të Kontinenteve të Azisë, Afrikës, Australisë e më gjërë.

Nga kjo krizë do të pësojë edhe Kosova si shtet i ri me një ekonomi të pazhvilluar, ku shkalla e papunësis është problem shtetëror dhe kombëtarë.

Kjo gjendje padyshim do të ashpërsohet edhe më shumë nga kthimi e një numri të kosovarëve nga vendet e ndryshme të Europës, të cilët kanë mbeturë papunë.

Të gjitha këto na bëjnë me dije se ky vit është i humbur në aspektin global.

Qeveria e Kosovës prioritet mbi prioritete pas luftës kundër pandemisë, duhet të përqendrohet në menagjimin e resurseve të ekonomisë në rendë të parë, stimulimin e kushteve për prodhime bujqësore, sigurimin e bukës për qytetarë, dhe forcimin e sistemit shëndetësor.

Në këtë kontekst hynë edhe ushqimi dhe sigurimi për produktet e qumshtit si nevojë jetike për ushqimin e popullsis.

Ky vitë do të jetë vitë i emergjencës, duke i pezulluar projektet kapitale për një kohë tjetër më të mirë.

Programi zhvillimorë i Qeverisë menquria dhe strategjia e një shteti normal është sigurimi i ushqimit për popullsinë. Kjo u pa edhe kësaj radhe me rastin e pandemisë, kur popullin e kapi paniku për të siguruar miell i cili i mungonte tregut të Kosovës.

Ky ushqim jetik i mungojë shtetit të Kosovës, Qeveria e cila e la popullin pa rezervat elementare që duhet ti ketë një shtet.

Po e mbarojmë këtë shkrim me shpresë që viruset dhe pandemit mos të kthehën më asnjëhere.

Ky popullë është i shkathët dhe puntorë dhe gjithmonë me sukses i ka kaluar sfidat dhe veshtërsit me të cilat është përballë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"