Bazat juridike për demarkacionin e kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë

Bazat juridike për demarkacionin e kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë
Bazat juridike për demarkacionin e kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë

Riza Smaka

  • 20 May 2020 - 10:35

Ndarjet   kufitare ndërmjet  entiteteve natyrale e legale apo subjekteve   fizike e juridike, kurdoherë ishtin , janë madje nuk mund të mos jenë   tema të  ndjeshme dhe  aspak të lehta!  

Teza e këtillë   rezulton edhe nga situata  të shumta , në të cilat , nga  shkaqe të kontesteve kufitare  , sikundër ndërmjet qytetarëve sikundër edhe shteteve të caktuara , gjatë  historisë , janë shkaktuar konflikte me pasoja të rënda.

Sëandejimi , doktrinat juridike e politike me seriozitet dhe përkushtim i   kurdoherë kanë    trajtuar  çështjet problemore përkitazi me  delimitacionet dhe demarkacionet kufitare, kanë  caktuar parime themelore, standarde të objektivizuara  si dhe norma procedurore adapte për aplikim në funksion të   zgjidhjeve paqësore, politike e diplomatike dhe të drejta të   rasteve kufitare të hapura. Edhe disciplinat juridike të veçanta, në radhë të parë, E Drejta Civile, E Drejta Reale apo Sendore, E Drejta Trashëgimore, E Drejta Ndërkombëtare Publike, E Drejta e Luftës i kanë elaboruar  komponentet esenciale që ju referohen rregullimeve të  drejta e të qendrueshme si dhe  zgjidhjeve paqësore të  çështjeve kufitare nisë nga   pasuritë private deri të ato publike e shtetërore. 

Në këtë kontekst ,vlen të theksohet se, E Drejta Zakonore, në përgjithsëi e, ajo shqiptare, në veçanti,  e cila , çështjet kufitare ndërmjet paluajtshmërive private i ka zgjidhur fare mirë , plotësisht dhe drejtësisht , kryesisht, konform me  precedentët e rasteve të pleqnuara përkatësisht të gjykuara duke e aplikuar analogjinë juridike zakonore dhe pleqnare apo gjyqësore popullore.
 

Termat   topike 
Delimitacioni   konsiston në   caktimin e linjes kufitare ndarëse nëpër  pikat kardinale , të dalluara qartë , në konformitet me postulatin   historik, gjeografik, gjeopolitik, gjeostrategjik, socio- ekonomik,  etnik, etno-kulturor , etno – historik, pronësor, Uti Possidetis, ujërëniet, ujëndarjet, rrugët kardinale, burimet ujore  si dhe në marrëveshjen   ndërshtetërore eventualisht me vendimin e    organit ndërkombëtar të autorizuar për atë proces. 

Delimitacioni  quhet edhe delineacion i skicës kufitare,   përshkrim apo indikim preciz i skicës kufitare përkatësisht caktim i pikave përcaktuese kufitare.

Delimitacioni , praktikisht,  konsiston në demarkacionin grosso modo  të përvijuar nëpërmjet pikave trigonometrike apo quotave karakteristike të bërë nga autoritete shtetërore të  larta .

Delimitacioni   ndërmjet Sërbisë e Malit të Zi përkatësisht Kosovës dhe Malit të  Zi ka qenë bërë nga Komisioni i Shterëror i YU II në vitin 1945-nëpër pikat   karakteristike : Maja e Shpatit , Maja e Plakut, Çafa e Çakorrit, Usovishte, Mokna, Maja e Dromodolit, Hajla , Shtedimi, Kulla nëpër kreshtat ndarëse të bjeshkëve të  Dubovikut dhe të Husajve. Sikundër të ishte bërë demarkacioni e jo redelimitacioni i  asaj linje ndarëse Kosova nuk do t’i kishte humbur 8250 hektarë as Mali i Zi nuk do të kishte realizuar acquizicion territorial të pa drejtë në atë  sipërfaqe aq të gjërë!

Në ndarjet e  tokave , sipas   folk juridikës apo  të drejtës popullore  , fillimisht ka qenë praktikuar   delimitacioni nëpër pika apo obekte të theksuara sikundër janë  kodrat, majat, kreshtat, objektet, drunjët më karakteristikë, “ nga   plepi, në dardhë, arrë, kodër, kullë...”

Delimitacioni , kushtimisht thënë, është demarkacioni politik ,ndërsa,  demarkacioni është delimitacioni praktik, në terren nëpërmjet markimit  dhe vendosjes së objekteve karakteristike gjatë linjës ndarëse kufitare. 

Delimitacionin , për dallim nga demarkacionin, e bëjnë organe politike përkatësisht shtetërore të larta me autorizime të veçanta,në një anë ndërsa , demarkacionin e kryejnë organe shtetërore profesionale – teknike të autorizuara qe në përfillje të linjës kufitare të delimituar , të bëjnë markimin në terren të  linjës kufitare.

Kufirin administrativ ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi : ...Qakorr -  Hajlë – Kullë e Zhlepit , në  vitin 1945  e ka pasë  delimituar Komisioni i  AVNOJ-it të III-të ish Jugosllavisë së III-të ,i  përbërë nga përfaqësuesë politikë e shtetërorë më të lartë të ish Jugosllavisë së III –të  . 

Kufiri   administrativ ndërmjet Kosovës , Sërbisë e Maqedonisë në vitin 1991  nga “ Arbitrarian Commission of Peace Conference on SFRY , ka qenë  njohur ndërkombëtarisht për bazë solide të demarkimit në terren.

Ish Komisioni Shtetëror për S h ë n j i m i n  -demarkacionin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë  i autorizuar dhe i obliguar për të bërë shënjimin në terren të kufirit adminiustrativ egzistues Çakorr  - Hajlë – Kullë me mundësi të devijimeve reciproke  deri në 500 metra por kurrsesi jo rreth 5000 metra vetëm në  brëndi të territorit të Kosovës ! 

Demarkacioni   është “delimitacioni” konkret, praktik  nëpërmjet shënjimeve të quotave ndarëse kufitare   në përfillje të drejtimit të    delimitacionit më parë të bërë. 

Demarkacioni konsiston në  shënjimin e vijes kufitare ndërshteterore si dhe ndërmjet  territoreve të entiteteve natyrale apo legale duke e përfillur  dhe realizuar linjën e delimitacionit më parë të përcaktuar.

Përderisa,    delimitacionin  kufitar e bëjnë  organet politike të zgjedhura  , demarkacionin e kryejnë  organet profesionale – teknike të emëruara  . Demarkacioni , në raste të caktuara kryhet nga organet qe më parë e kanë pasë caktuar  delimitacionin të ndihmuar  nga    persona   profesionalë – teknikë sikundër mund të jenë  gjeodetët, gjografët, kartografët etj.

Demarkacioni është konkretizimi i   delimitacionit duke vendosur dhe fiksuar   kube, piramida, shtylla dalluese , të qendrueshme , karakteristike nëpër maja, kreshta, kodra, mese të lumenjëve, liqeneve !

Rektifikacioni   është    veprim profesional – teknik  me të ciin gjatë demarkacionit kufitar sipas delimitacionit preliminar egzistues , bëhen devijime për korrigjime  kufitare reciproke, deri në 500 metra , në përshtatje me   komponentën historike, gjeografike, gjeostrategjike, gjeopolitike, Uti Possidetis, pronësore, etnike  duke aplikuar kompenzime korrekte reciproke të ballansuara..” The accounting error was rectified before ledgers  were audited”... 

Pra,  përderisa me delimitacion ,  autoriteti politik i cakton pikat   kufitare, me demarkacion autoriteti profesional - teknik i shënjon   vijat kufitare, ndërsa ,rektifikacioni aplikohet në favorin e markimeve të pikave dhe  linjave kufitare në përshtatje me konfiguracionin territorial ,statuset pronesore , komponentet gjeopolitike, gjeostrategjike, Uti Possidetis-i   përgjatë  kufirit të delimituar më parë , duke e përfillur  kompenzimin reciprok të  ballansuar.

Ish Komisioni   Shtetëror për S h ë n j i m i n   dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror , ka qenë  i autorizuar dhe i obliguar qe, me Komisionin homolog malazez , të bënte demrkacionin e kufirit administrativ të delimituar  në  vitin 1945  nëpërmjet markimit të linjës kufitare gjatë linjës  ndarëse Çakorri - Hajla - Kulla me rektifikacione reciproke  të deri në 500 metra në territore të dy shteteve respektive dhe me acquizicione të ballansuara ! 

Në  funksion  qe, gjatë demarkacionit    të pritshëm të kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë , të mos përsëriten gabimet e shkaktuara nga ish Komisioni Shtetëror  për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të kryesuar nga z. Murat Meha dhe të ish Qeverisë së Kosovës të administruar nga z. Isë Mustafa, në vijim, do të  prezantohen lëshimet dhe keqveprimet e tyre të cilat vendin tonë e kanë pasë dëmtuar territorialisht mbi 8000 hektarë!

Konkretisht ,Ish Komisioni Shtetëror për Shënjimin  dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror  , i kryesuar nga z. Murat Meha , fuqimisht i mbështetur nga  z. Isë Mustafa ish Kryeministër  , 

Në  kundërshtim me emërtimin e  vetë  për   s h ë n j i m   pra, jo  për redelimitacion  e kurrsesi jo për redelimitacion kadastral defektoz të jashtë kohës dhe  vendit , të viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar ,kur,  as Kosova as Mali i Zi nuk kanë qenë entitete politke territorialisht të identifikuara ,

Në  kundërshtim me kriteret    historikr, etno – historike, etno- kulturale, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike, Uti Possidetis, pronësore..  të mirënjohura  nga doktrina dhe praktikat e mira të drejtës ndërkombëtare,

Në  vend të  aplikimit të  kritereve standarde për demarkacione  kufitare, të sipërpërmendura, në të cilat kadastri nuk  llogaritet dot, pikërisht, ka pasë bërë redelimitacion të paautorizuar  dhe të gabuar të kufirit administrativ të delimituar në vitin 1945 ,madje ,duke u bazuar vetëm në kadastrin e viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar,  kur as Kosova as Mali i Zi nuk ishin entitete politike me identitete territoriale dhe i cili nuk e mbulonte asnjërin shtet fqinjë , Kosovës as Malin e Zi deri në linjën ndarëse  si dhe në kundërshtim me Ligjin   nr. 04- L – 072 për Kontrollin e  Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror,

Vendimin  e QRK nr. 12 – 67 dt. 23. 2. 2012 @  05- 23 dt.8.5. 2015 për Emërmin e Komisionit Shtetëror për S h ë n j i m i n dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror si dhe me, 

Rezolutën e Kuvendit të  Republikës së Kosovës , nr. 21 – 1784 të datës  29 . 06. 2015 , me të cilën ,nga ish Qeveria e Kosovës  të adminitruar nga z. Isë Mustafa dhe nga ish Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të  kryesuar nga z. Murat Meha , ka qenë kërkuar ,explicite ,për të bërë demarkacionin e kufirit administrativ ( Çakorr- Hajlë – Kullë) egzistent, historik nga viti 1945 asnjëherë të ndryshaur as të  kontestuar, arbitrarisht , jashtë autorizimeve  ligjore dhe funksionale  si dhe gabimisht ka pasë bërë,  në vend të demarkacionit të  kufirit administrativ, redelimitacion të  kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi   vetëm sipas   kadastrit të  jokomplet të viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar, kur as Kosova as Mali i Zi   nuk kanë qenë entitete politike me territore të identifikuara ,duke e ngushtuar   territorin e Kosovës për 8250 hektarë , veçanërisht, në sektorin e Çakorrit dhe të Kullës ,duke e tërhequar  në  brëndinë e territorit të Kosovës  linjën  ndarëse rreth 5000 metra!

Puna  e sipërthënë  e  papërgjegjëshme   e ish Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror  të kryesuar nga z. Murat Meha dhe e ish Qeverisë së Kosovës të administruar nga z. Isë Mustafa , në këtë kontekst,  theksohet në funksion të mospërsëitjes së gabimeve të tilla as të ngjashme gjatë demarkacionit kufitar të pritshëm ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë.

Subjektiviteti politik  dhe identiteti territorial  i Kosovës nga viti 1928 – 1991

Subjektiviteti  politik dhe identiteti territorial i  Kosovës , gjatë kohës së re, daton nga pjesa e parë e  shekullit XX-të , i cili, varësisht nga raportet e fuqive të mëdha të kohës si dhe   nga natyra dhe karakteri konceptual organizativ i ish YOU I, YOU II dhe YOU III, ka pasë  statuse politike e juridike të ndryshme! 

Subjketiviteti politik  dhe identiteti territorial i Kosovës është me rëndësi të veçantë për historinë e shtetit dhe të drejtës  si dhe për  demarkacionin   e pritshëm të kufirit të saj me  Sërbinë! 

Gjatë periudhës 1919 – 1945, në  funksion të trajtimit dhe zgjidhjes së   drejtë dhe parimore të  çështjes  nacionale  shqiptare , të  sanksionuar nga KOMINTERN-i  e vijimisht nga PKJ-së , Kosova kishte status të  shtetit të pavruar dhe të barabartë me republikat tjera në Ballkan me alternativ të bashkimit të saj me Shqipërinë.

Në Konfrencën e KOMINTERN-it  në vitin1919, ka qenë  njohur entiteti politik i Kosovës si republikë socialiste fshatare e pavarur alternativisht  e bashkuar me Shqipërinë. Republika të tilla kanë qenë njohur Sërbia, Kroacia, Sllovenia ...

Këtë qendrim politik parimor , PKJ-ja  e ka pasë konfirmuar në Kongresin e vetë të IV –të    të PKJ-së  , të mbajtur në  vitin 1928 në Drezden  të Gjermanisë , si dhe në  Konferencën e V-të të PKJ-së të mbajtur  në vitin 1940 në Dubravë afër Zagrebit  , të  cilin e ka pasë  përfillur deri në vitin 1945, kur, nën  influencën e fuqishme të ekponentëve politikë  dhe ushtarakë të Sërbisë ka pasë degraduar në   pikëpamje parimore ashtu që, gjatë periudhës 1945- 68  Kosova ,  sipas konotacionit  hegjemonist sërb , e ka  qenë emërtuar Kosovë dhe Metohi dhe e ka qenë e   trajtuar politikisht dhe juridikisht  jo si republikës socialiste por si njësi   adminitrative – territoriale të Sërbisë! 

Statusi politik e juridik i tillë i Kosovës ka  pasë egzistuar gjatë periudhës 1945- 68, kur, në novelimet kushtetutare, Kosova ka qenë promovuar në autonomi politike – kushtetutare deri në  suprimimin violent të saj nga  shteti sërb në vitin 1989!

Në  vitin 1942  sikundër në Sërbi, Kroaci, Slloveni e  republika tjera të Jugosllavisë së II të, në Kosovë ka qenë  themelura Shtabi Kryesor i Luftës Nacional – Çlirimtare dhe si i tillë ka pasë  funksionuar deri në vitin 1945.

Në Konferencën Antifashiste Çlirimtare të Kosovës të mbajtur në Bujan të Malëcisë së   Gjakovës, gjatë  periudhës  31 dhjetor 1943, 1 @ 2 janar 1944, delegatët  e Kosovës, nder ta , shtatë  të proveniencës sllave, duke u bazuar në të drejtën për vetëvendosje sikundër edhe në Vendimin e   sipërthënë të KOMINTERN-it dhe në rezolutat e theksuara më sipër të PKJ-s të viteve 1928 dhe 1940  ,unanimisht kanë pasë vendosuar që, pas përfundimit të Luftës Botërore II, Kosova t’i bashkohej trungut territorial shqiptar, Shqipërisë.

Në  vitin 1945, nomenklaturat politike shtetërore sërbe  e malazeze ,me tendenca antishqiptare e hegjemoniste , për të  penguar pavarësimin politik të Kosovës , për të provokuar kryengritje të shqiptarëve në Kosovë dhe për të krijuar  klimë politike për të vendosur administratë ushtarake në Kosovë, në mënyrë më dinake e gjakpirëve në Tivar ,kanë pasë  organizuar dhe zbatuar masakrimin e rreth 5000 shqiptareve të rinjë ,më parë të regrutuar dhe të nisur “ për pjesëmarrje në luftë kundër gjernanëve” .Shaban Palluzha , komandant i një brigade të Kosovës kur ka qenë informuar për masakremin barbar të  rreth 5000 shqiptarëve civilë në Tivar vetëm nga shkaku qe ishin shqiptarë,   ka qenë kthyer nga rruga  për në Srem  dhe ka qenë pozicionuar në Drenicë për të mbrojtur Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës nga kriminelët sërb e malazez. Këtë rrethanë nomenklaturat sërbe e malazeze e kanë pasë eksploatuar për të bindur Josip Titon , komandantin  supërm të Ushtrisë dhe kryetarin e Qeverisë së Jugosllavisë së II- të ,ashtu qe, ai e ka pasë dekretuar administrimin ushtarak të Kosovës ,gjatë të cilit ,kanë qenë kryer shumë mizori e barbarizma kundër shqiptarëve civilë  të Kosovës ! 

Në klimën politike   të  administrimit  ushtarak    dhe të terrorit  antishqiptar, nomenklaturat  politike e shtetërore sërbe – malazeze,  Në Prizren, gjatë  periudhës  8 – 10 korrik 1945 , e kanë pasë  organizuar Konferencën  e Parë të Këshillit Nacional – Çlirimtar  për Kosovë dhe Metohi !

Në rrethana të  diktaturës ushtarake – policore ,nën influencën e dhunës  shtetërore të  kombinuar me joshje korruptive , në  atë Konferencë ,në të cilën ,nga   gjithsesjt 137 të emëruar nga struktuarat   ushtarake e partiake ,ka qenë vetëm  33 shqiptarë  të cilët e kanë pasë  “miratuar”  Rezolutën  për   aneksimin e Kosovës dhe Metohisë  shtetit federal të Sërbisë,  si krahinë administrative territoriale dhe pjesë e shtetit sërb!

Rrjedhimisht ,  në datën 7 gusht  1945 , Këshilli Antifashist Çlirimtar i Jugosllavisë e ka pasë miratruar Rezolutën e sipërthënë dhe, në vijim ,edhe organi  Këshilli Antifashist Çlirimtar i Sërbisë e ka pasë aprovuar po atë Rezolutë, ashtu që ,në atë mënyrë, Kosova e trajtuar dhe e definuar  Kosova dhe Metohia ,   gjatë periudhës 1945- 68 ka pasë status të   njësisë administrative – territoriale të Sërbisë  . 

Në vitin 1968 Kosova dhe Metohia me Amendmentet XII @ XVIII në Kushtetutën e vitit 1963 të ish Jugosllavisë së II –të , me Amendmentin 5 në Kushtetutën e Sërbisë ,Kosova , ka qenë definuar Krahinë Socialiste  Autonome e Kosovës, me status të autonimisë politike - kushtetutare ,nder të tjera, e  autorizuar për organizimin ligjor territorial të brëndshëm si dhe për vendosjen meritore për   ndryshime eventuale të kufirit të jashtëm të saj.
Organizimi ligjor   administrativ – territorial   dhe politik i Kosovës gjatë periudhës 1945 – 1989 - 92
Gjatë periudhës 1945- 68, shteti sërb ishte ekskluzivisht i autorizuar për   organizimin administrativ – territorial të Kosovës si dhe për  caktimin e kufirit të saj.

 Në këtë çështje është  qenësore se , shteti sërb, gjatë  asaj periudhe , organizimin territorial  të jashtëm të Kosovës të caktuar në vitin 1945 ,  edhe pse ka pasë miratuar një varg të akteve ligjore e nënligjore referuar  organizimit administrativ – territorial të Kosovës ,me të njëjtat asnjëherë nuk ka  pasë aplikuar ndryshime territoriale të jashtme të disfavorshme për Kosovën , përkundrazi ,në vitin  1959 , asaj i ka pasë aneksuar komunën e Leshakut .

Nga viti 1968   deri në në suprimimin   kunderkushtetutar të autonomisë politike të Kosovës , të kryer nga shteti sërb  në vitin 1989 , konform me Rendin Juridik të ish YU-së , me Kushtetutën e Sëbisë dhe me Kushtetutën e Kosovës , Kosova ishte kompetente për të vetë organizimin administrativ – territorial  , të cilin e ka aplikuar disa herë ,por , në kornizat kufitare të jashtme egzistetëuese nga viti 1945 përkatësisht nga viti 1949. 

Në   vijim  renditen aktet ligjore të Sëbisë  gjatë periudhës 1945- 1968  referuar organizimit administrativ – territorial të Kosovës ,me të  cilat ,në vijim konstant , ka qenë  konfirmuar  kufiri  administrativ   i Kosovës dhe Sërbisë  , i cili , edhe nga Komisioni i Arbitrazhit për Paqë për RSFJ –në  në vitin 1991 ,ka qenë sanksionuar  për kufi  ndërshtetërorë sipas të cilit do të duhej të bëhej   demarkacioni kufitar si dhe,i njëjti, nuk  do të mund të ndryshohej  pa pelqimin e kuvendeve të konstitutenteve   përkatëse të ish Jugosllavisë  së II –të , një nga të  cilat, ishte edhe Kosova! 

Sipas   nenit 1 të Ligjit  për ndarjen administrative  të Sërbisë, GZ e RPS, 28-45, Kosova quhej  “Krahinë (esencialisht qark apo në sërbisht Oblast)  Autonome e Kosovës dhe Metohisë”dhe definohej pjesë përbërëse e Sërbisë , ndërsa, sipas nenit 2 të po atij Ligji, përcaktohej se,  krijimi, rregullimi i  KAKM-së ( sikundër edhe i KA të Vojvodinës) do të  rregullohej me ligj ( të Sërbisë )!

Sipas nenit 1 të Ligjit ( Gazeta Zyrtare e  Republikës Popullore të Sërbisë nr. 28 – 45) për Themelimin dhe Rregullimin  e KAKM-së , Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë ,  përbehej nga rrethi i 

Gorës,

Suha Rekës,

Sharrit( Prizrenit),

Gjakovës,

Podrimës (Rahovecit)

Pejes,

Istogut,

Zveçanit( Mitrovicë)

Vushtrrisë,

Llapit ( Podjevës)

Drenicës ( Skenderaj)

Nerodimës ( Ferizaj)

Graçanicës ( Prishtinës)

Kaçanikut,

Gjilanit  (  me seli në Prizren).


Kufinjët e jashtëm të   rretheve të  nënvizuara  kufizoheshin me  Sërbinë dhe për aq janë të  rëndësishme për demarkacionin kufitar  ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë!

Sipas Ligjit  për Ndarjen  Administrative  - Territoriale të Republikisë  së Sërbisë, Gazeta Zyrtare e RPS, nr. 17 – 47 , njësitë administrative – territoriale  të KAKM-së ishin rrethet, qytetet, rajonet...Selia e organeve më të larta të pushtetit shtetëror të KAKM-së ka qenë  transferuar nga Prizreni në Prishtinë.KAKM-ja ka qenë organizuar në rrethe , qytete,rajone të qyteteve si dhe në territore  të këshillave popullore të territoreve të këshillave popullore të vendeve. KAKM- ja kishte rrethin e :

Vushtrrisë,

Gjilanit,

Gorës,

Graçanicës,

Drenicës,

Gjakovës,

Zveçanit,

Istogut,

Kamenicës,

Nerodimës,

Pejës,

Podrimës,

Sitnicës,

Suharekës,

Sharrit,

Llapit.


Njësitë administrative -  territoriale të nënvizuara kufizoheshin me Sërbinë    të  cilat edhe  në këtë Ligj,  i përmbanin emrat e këshillave popullore të vendeve  , selitë këshillave popullore të vendeve, emrat e qytezave, fshatrave, lagjeve dhe të vendbanimeve tjera.

Në  Rrethin e Zveçanit, ishte komuna e Zubin Potokut ndërsa  një nga vendbanimet e Zubin Potokut ishte UJMANI - GAZIVODA. Në të  gjitha aktet ligjore të miratuara nga Republika Popullore e Sërbisë e më vonë Republika Socialiste e Sërbisë  referuar organizimit administrativ – territorial të Sërbisë përkatësisht të KAKM-së   përkatësisht të Kosovës (  1945- 1968)Ujmani kurdoherë ka qenë  në përbërjen territoriale të Kosovës qoft si Krahinë Autonome e Kosovës dhe Metohisë  sikundër edhe si Krahinë Socialiste e Kosovës!

Sipas  nenit 12 të Vendimit  Kushtetues nr.3- 47 të RPS-së  për shpalljen e Kushtetutës së  RPS-së, Kosova  normohej juridikisht si   Krahinë Autonome e Kosovës dhe Metohisë  e territorit të RPS-së e sipas nenit 106 ,KAKM-ja i kishte autorizimet e   numëruara (të cilat përkonin me kompetenca të autonomisë administrative – territoriale) ,ndërsa, sipas nenit  107 par. 4 të atij Vendimi , KAKM-ja  mund të bënte ndryshimin  e kufinjëve të rretheve, qyteteve dhe këshillave popullore të vendeve   por me vërtetimin e Presidiumit të Kuvendit të RPS-së!

Organizimi administrativ – territorial i Kosovës me aktin ligjor të sipërthënë  ,ka qenë rirregulluar me nenin 4 të Statutit të  KAKM-së ,të  cilin e ka pasë konfirmuar edhe Kuvendi i RPS-së (GZ e RPS-së nr. 54- 48)  ashtu që,  KAKM-ja përfshinte territoret e  rretheve , të :

Vushtrrisë,

Gjakovës,

Gjilanit,

Gorës,

Graçanicës,

Drenicës,

Zveçanit (  në kuadrin e GAZIVODA)

Istogut,

Kamenicës,

Llapit,

Nerodimës,

Pejes,

Podrimës,

Sitnicës,

Suharekës,

Sharrit si dhe të  qytetetit të

Mitrovicës,

Prizrenit,

Pejës, dhe

Prishtinës.

Sipas  Ligjit për Organizimin Administrativ – Territorial të RPS-së ( G. Z. e RP të Sërbisë nr.44- 49), KAKM-ja   kishte 17 rrethe , të  

Graçanicës,

Llapit, 

Vushtrrisë,

Zveçanit,

Sitnicës,

Nerodimës,

Gjilanit,

Kamenicës,

Pogurit,

Sharrit,

Pejës,

Istogut, 

Drenicës,

Moravës,

Podrimës,

Gjakovës dhe të 

Gorës. 


Njësitë   administrative – territoriale  të nënvizuara kufizoheshin me Sërbinë   të  cilat edhe me  këtë Ligj i kishin emërtimet e të gjitha njësive territoriale më të  vogla si dhe të vendbanimeve të tyre.

Me Ligjin  ( GZ e RPS-së nr.7-50)    për Ndarjen Administrative – Territoriale të Republikës së Sërbisë ,në  territorin e KAKM-së kanë qenë caktuar  17 rrethe , të :

Vushtrrisë,

Gjilanit,

Moravës së Epërme,

Gorës,

Graçanicës,

Drenicës,

Gjakovës,

Zveçanit,

Istogut,

Kamenicës,

Llapit,

Nerodimës,

Pejës,

Podrimës,

Sitnicës,

Suharekës,

Sharrit.


Rrethet e nënvizuara  kufizoheshin me Sërbinë dhe i përmbanin  emërtimet e të gjitha njësive administrative dh etë  vendbanimeve qe i përbënin .

Në KAKM-në  me këtë Ligj   ,qytete trajtoheshin  Mitrovica, Peja, Prizreni dhe Prishtina.

Me  Dekretin  nr. 59 datë  22 prill 1952  të Presidiumit të  RPS-së     për Decentralizimin e Aparatit Ekonomik  dhe Administrativ të Territorit të RP të Sërbisë  ,ka qenë bërë ndarja e territorit të RPS-së në komuna,  qytete dhe në rrethe. KAKM-ja ka qenë e ndarë në 17  rrethe dhe ka qenë caktuar  siperfaqeja e tyre në  km2. Sipërfaqeja  e të gjitha 17 komunave të KAKM-së ishte  10 671 70 km2. Rrethet e KAKM-së  ishin:

Vushtrria,

Gjilani,

Morava e Epërme,

Gora,

Graçanica,

Drenica,

Gjakova,

Zveçani,

Istogu,

Kamenica,

Nerodima,

Peja,

Podrima,

Sitnica,

Suhareka,

Sharri,

Prishtina.


Me  nenin  10 të Ligjit  për Zbatimin e Riorganizimit  të Këshillave Popullore të shpallur në “Sl. List NRS” ,nr.167 @ 15- 22- 1952), komuna  të qyteteve me rëndësi të veçantë , kanë  qenë  shpallur  Gjakova, Mitrovica, Prizreni, Peja. Me nenin 10 të Statutit të KAKM-së të miratuar në datën  20 fruer (shkurt) 1953, KAKM-ja përbehej nga rrethet e 

Vuçiternit – Vushtrrisë,

Gjilanit,

Moravës  së Epërme,

Gorës,

Graçanicës,

Drenicës,

Gjakovës,

Zveçanit,

Istogut,

Kamenicës,

Llapit,

Nerodimës,

Pejës,

Podrimës,

Sitnicës,

Suharekës,

Sharrit  dhe 

Qytetit Prishtinës të gjitha me seli në Prishtinë.

Me Ligjin  ( GZ e RPS-së , nr. 15- 52)   për   Ndarjen e Territorit  të RPS-së në Komuna, Qytete, Rrethe, ka qenë bërë rindarje e territorit të RP të Sërbisë në komuna,  qytete e rrethe.

Në KAKM-në  kanë qenë formuar këto  rrethe:

Peja,

Istogu,

Zveçani,

Llapi,

Graçanica

Kamenica,

Gjilani,

Gjakova,

Podrima,

Drenica,

Vushtrria,

Sharri,

Suhareka,

Sitnica,

Gora,

Nerodima,

Morava e Epërme.


Edhe me këtë Ligj kanë qenë emërtuar   komunat, qytetet e rrethet si dhe të gjitha vendbanimet në ato njësi administrative – territoriale.  

Kalimthi të theksohet  se ,në Rrethin e Zveçanit , ishte komuna e  Zubin Potokut ,ndërsa, UJMANI – GAZIVODA si një nga  vendbanimet e Zubin Potokut .

Sipas Statutit të KAKM-së të miratuar   në datën 20 shkurt 1953 nga Këshilli Popullor i KAKM-së dhe të konfirmuar nga Kuvendi i RPS-së, KAKM –ja  përfshinte rrethin e 

Vushtrrisë,

Gjilanit,

Moravës së Epërme,

Gorës,

Graçanicës,

Drenicës,

Gjakovës,

Zveçanit,

Istogut,

Kamenicës,

Llapit,

Nerodimës,

Pejës,

Podrimës,

Sitnicës,

Suharekës,

Sharrit dhe 

Qytetit Prishtinës.


Me  Ligjin  IV nr. 359 , dt. 11 korrik 1955  për Territorin e Rretheve dhe të Komunave të RPS-së, KAKM-ja  kishte pesë rrethe në të cilat ishin këshilla popullore përkatëse, të:

Gjilanit,

Mitrovicës,

Pejës,

Prizrenit dhe të 

Prishtinës  .

PS: Në Rrethin e Mitrovicës ishte komuna e Zubin Potokut, e cila, ndër të tjera, kishte lokalitetin   UJMAN- GAZIVODA.

Sipas Statutit të KAKM-së ( Sl. List NRS, 56- 55)  rrethe të KAKM-së ishin:

Gjilani,

Mitrovica (që  përfshinte komunën e Zubin Potokut  në të cilën ndër të tjera vendbanime ishte UJMANI – GAZIVODA)

Prizrendi,

Peja, dhe

Prishtina.

Me Ligjin  për Territoret  e Komunave dhe të Rretheve  në RPS-në të miratuar në vitin 1959,  në KAKM-në, kanë qenë suprimuar rrethet  me Ligjin për Suprimimin e Rretheve në KAKM-në, Sl. List NRS no. 50- 59  ë  formuar  komuna me emërtime e sipërfaqe të ndryshme.
Me Ligjin për Territoret e Komunave  dhe të Rretheve në RPS-së të miratuar   nga Kuvendi Popullor i RPS-së në mbledhjen e datës  26 nëntor 1959, në KAKM-në kanë qenë themeluar këto komuna:

Vitia,

Vushtrria,

Gllogoci,

Gjilani,

Deçani,

Dragashi,

Gjakova,

Zymi,

Zubin Potoku ( ndër vendbanime tjera  përfshinte UJMANIN – GAZIVODEN),

Istogun,

Kaçanikun,

Klinën,

Kamenicën,

Mitrovicën,

Leposaviqin qe e përfshinte Leshakun me të gjitha vendbanimet e tia,

Lipjaninn,

Malishevën,

Novobrdën,

Rahovecin,

Orllanin,

Pejën,

Podjevën,

Prizrenin

Prishtinën,

Skenderajin,

Suharekën  dhe 

Ferizajin.

Sipas vendimeve  politike të organeve të RPS-së të vitit 1958, RPS-ja ia ka marrë Rrethit të Kragujevcit tërë Komunën e Leshakut  me sipërfaqe prej  197 km2   që më parë ishte në Rrethin e Studenicës me qendër në Rashkë dhe ia ka pasë aneksuar Komunës së Leposaviqit të Rrethit të Mitrovicës ( më parë ishte në rrethin e Zveçanit). 

Sipas Ligjit për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Territoret e Rretheve dhe të Komunave të RPS-së  nga viti 1957 ( Sl. list NRS, no. 27 – 57) , vendbanimet e 

Komunës së Leshakut ishin :

Bare,

Bellobërda,

Pllaninca,

Belluça,

Berberishta,

Bistrica,

Jarinje,

Borova,

Vraçeva,

Gumnishta,

Kërnina,

Zemanica,Iseva,

Leshaku,Miokoviqi,

Ostraça,

Postenja,

Potkomnja,

Gulia,

Rëvatska,

Trebiçi,

Cirkoviqi,

Crnotova.

Edhe sipas Ligjit për Territoret  e Komunave dhe Rretheve  të RPS-së IV nr. 640 datë 26 nëntor  1959 ( Sl. List NRS, no.51- 59) ,KAKM-ja kishte komunën e 

Vitisë,

Vushtrrisë,

Gllogocit, 

Gjilanit, 

Deçanit, 

Dragashit, 

Gjakovës, 

Zymit, 

Zubin Potokut nder tjera me venndbanimin UJMAN – GAZIVODE, 

Istogut, 

Kaçanikut, 

Klinës, 

Kamenicës, 

Mitrovicës, 

Leposaviqit  nder tjera me Leshakun  si vendbanim,

Novobërdën, 

Rahovecin,

Orllanin, Pejën, 

Podjevën, 

Lipjanin, 

Malishevën, 

Novobërdën, 

Prizrenin, 

Prishtinën, 

Skenderajin, 

Suharekën dhe 

Ferizajin.

Me Ligjin ( GZ e  KSA të Kosovës nr. 20 – 87 për  Formimin e Komunës së Zubin Potokut  ka qenë  themeluar  komuna e Zubin  Potokut ( e riorganizuar territorialisht)  e cila sipas nenit 3 të po atij Ligji, një nga vendbanimet e saja përfshinte edhe  Ujmanin -  Gazivodën!  
Edhe me Ligjin  për Ndryshimin dhe Plotësimin  e Ligjit për Organizimin Territorial  të Komunave ( G.Z. e KSAK-ut , nr. 9-87)Komuna Zubin Potoku ,nder vendbanime tjera, përfshinte edhe vendbanimin UJMAN-in – GAZIVODEN!

Me Ligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Organizimin Territorial  të Komunave të KSA të Kosovës ( G. Z. e KSAK-ut nr.5- 88) kanë qenë aplikuar  disa ndryshime territoriale të komunave të  saj  dhe, kanë qenë caktuar vendbanimet e Komunës së  Zubin Potokut me seli në Zubin Potok dhe në kuadrin e saj ka qenë ricaktuar vendbanimi UJMANI- GAZIVODE.

Përfundime  dhe propozime
Kufinjët administrativë të  konstitutentëve -  njësive   federative të ish Jugosllavisë   së II –të , një nga të  cilat ishte edhe Kosova,   janë të delimituar  në vitin  1945   dhe të sanksionuar  me sistemin kushtetutar   të ish Jugosllavisë së II të , të RS të Sërbisë dhe të KSA të Kosovës  ,me Vendimin e Komisionit të Arbitrazhit të Konferencës për Paqë në ish RSFJ-në ( 1991: Arbitrarian  Commission of Peace  Conference on SRRY)  dhe si të tillë kanë qenë  definuar dhe pranuar  për kufinjë shtetërorë të cilët pas demarkacionit do të  shëndrrohen dhe promovohen në kufinjë shtetërorë ndërkombëtarë!
Kufinjët administrativë ndërmjet konstitutentëve të ish Jugosllavisë së II të ,kanë  qenë konfirmuar   për kufinjë shtetërorë edhe me Rezolutën  nr. 1244 – 99 të KS të OKB-së për Kosovën   ( UN  SC Resolution  1244- 99) ,me Marrëveshjen Ushtarake - Teknike , Kumanovë, dt., 9.6. 1999 ( Military  Technical Agreement   , 9. 6. 1999, Kumanovo)  . 

Të  gjitha aktet ligjore të   miratuara nga shteti sërb gjatë periudhës 1945- 68, kur Sërbia ishte  ekskluzivisht kompetente për organizimin administrativ – territorial ,edhe,  të Kosovës - si njësi administrative territoriale e saj, pa asnjë ndryshim , e kanë pasë  sanksionuar kufirin administrativ të  delimituar në  vitin 1945  , pos,  rastit kur ,  në vitin 1959, territorit të KAKM-së , pra të  Kosovës , i ka qenë bashkëngjitur territori i komunës së Leshakut.

Me të  gjitha aktet ligjore në fjalë, pos  ndryshimeve të emërtimeve të  njësive administrative – territoriale   të  Kosovës , si rrethe, komuna,   këshilla popullore vendore  bashkësi territoriale apo lokale si dhe të   sipërfaqeve e strukturave organizative të tyre,kufiri  administrativ   i jashtëm i KAKM-së përkatësisht i  KSA të   Kosovës , pos në  vitin 1959  përkitazi me   zgjërimin e territorit të saj me Komunën e Leshakut , nuk ka  pasë ndryshuar asnjëherë. 

Ndryshime të kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë nuk kanë  pasë ndodhur as gjatë periudhës  vijuese 1968 – 1989 kur Kosova, sipas Kushtetutës së ish YU  së  II - të dhe Kushtetutës së vetë ,ishte, ekskluzivisht , kompetente  për organizimin administrativ territorial të vetë të brëndshëm.

Rrethanë  favorizuese për demarkim të drejtë   të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë është fakti se, në të gjitha aktet ligjore të miratuara nga shteti sërb   dhe Kosova, qarqet, rrethet dhe komunat kufitare ndërmjet tyre ishin të definuara me siperfaqe , ishin të emërtuara dhe të  kufizuara qartë me vendbanimet e tyre.

Aktet ligjore  për organizimin  administrativ – territorial të Kosovës janë bazë themelore  dhe të vetme  për demarkim kufitar ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë  . 

Akte ligjore ,   të  cilat , gjatë procesit dhe procedurës së demarkimit të kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë , kërkohet   të merren për bazë janë:

Ligji  nr. 28-45 për  Ndarjen Administratve të Sërbisë të miratuar nga Kryesia   e Kuvendit Popullor të Sërbisë në dt. 1 shtator 1945

Ligji nr. 1986-45 për Themelimin e Rregullimin  e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, të miratuar nga Kryesia e  Kuvendit Popullor të Sërbisë në dt. 10 qërshor 1945

Dekreti  nr. 7-50  të Presidiumit  të RPS-së për Decentralizimin  e Aparatit Ekonomik e Administrativ të RPS-së të dt. 20  shkurt 1952

Ligji nr. 640 – 59 për Territoret  e Komunave dhe të Rretheve të RPS-së ,

Kushtetuta e KSAK-ut e vitit 1974

Ligji nr.5-88 për Themelimin e Komunës  së Zubin Potokut

Ligji  5-88 për  Ndryshimin dhe Plotësimin  e Ligjit për Organizimin Territorial  të Komunave të KSAK-ut.

Në takimin e parë  të punës së Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ( të Kosovës) me Komisionin homolog të Sërbisë, Conditio Sine Qua Non duhet të   miratohet Platforma Politike e Operacionale me të cilën duhet të definohen këto baza:pranohet  kufiri administrativ ndërmjet  Kosovës dhe Sërbisë me ndryshimin në vitin 1959 për bazë për demarkacion kufitar,as Kosova as Sërbia nuk  kanë aspirata territoriale reciproke,kufiri  administrativ  egzistues nga viti 1945 me ndryshim  në vitin 1959 përkitazi me bashkimin e Leshakut territorit të Kosovës ,duhet të  demarkohet konform me parimin e kriterin historik, gjeografik, etnik, Uti Possidetis, gjeopolitik, gjeostrategjik, hidrologjik, pronësor,kufiri administrativ i demarkuar pas ratifikimit do të shëndrrohet në kufi  shtetëror me karakter ndërkombëtar ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë,konteste eventuale përkitazi me  kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë do të  zgjidheshin Bona Fidei sipas doktrinës dhe praktikave të mira të  drejtës ndërkombëtare publike me akord ndërshtetëror e nëse nuk do  të arrihej marrëveshja , çështja do t’i adresohej arbitrazhit ndërkombëtar, vendimin e të cilit palët obligohen ta pranojnë për zgjidhje përfundimtare.

Gjatë demarkacionit të  kufirit administrativ ndërmjet  Kosovës dhe Sërbisë, konform me kriteret për shënjime kufitare, komisionet homologe do të mund të devijonin linjën ndarëse imagjinare të drejtë në anën e Kosovës përkatësisht të Sërbisë deri në 500 metra me kompensime  reciproke të ballansuara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"