UÇK është financuar nga Fondi "Vendlindja Thërrret" dhe populli i vetëorganizuar në UÇK

UÇK është financuar nga Fondi
UÇK është financuar nga Fondi

Muhamet Kelmendi

  • 24 May 2020 - 19:32

Lufta e UCK-se eshte financuar fillimisht vetem nga radhet e LPK-se dhe pas 1997, ne vitin 1998/99, edhe nga populli i veteorganizuar ne radhet e UCK-se ne tera anet e Kosoves.

Mjetet e vetme qe i ka dhene kane qene nga Fondi "Vendlindja Therret". Ato shkojne ne shume te larta. Dhe, lidhur me ato shuma, ka pergjegjes.

Shpeshhere permenden gjoja ndihmat e Qeverise ne "Mergim.

Ketu duhet thene:

Ketej kemi vetem disa mjete te vogela qe Qeveria e Bukoshit ne Mergim i ka dhene per UCK-ne. Ato  jane ne vitin 1996 per 3 muaj nga 30 mije DM. Keto mjete jane dhene pas takimit ne Ulm me 1996 me Bujar Bukoshin.

Ne takim isha une, Muhamet Kelmendi, nenkryetar i LPK-se dhe Emrush Xhemaili, sekretar i LPK.

Takimi eshte bere me ndermjetesimin e Adem Demacit.

Deri ne mars te vitit 1998 nuk ka asnje mjet tjeter.

Teresisht financohet UCK nga Fondi "Vendlindja Therret" qe ne prill- maj te vitit 1998 iu ka dorezuar Jashar Salihut. Nga maji e merr pergjegjesin Kryesia e re e LPK-se. Natyrisht edhe cdo fond ne cdo shtet ku jane tubuar mjetet dhe qendra me Jashar Salihun dhe grupin e Xhavit Halitit.

Ndersa, per mjetet e Bukoshit nuk ka asnje te dhene zyrtare tjeter. Perjashtim bene shuma e dhene prej  270 mije DM ne mars te vitit 1998 qe u dhe nga Bukoshi. Tjeter te dhene nuk ka patur.

Dhe, nese thuhet se Xhavit Haliti ka marr ne vitin 1995 mjete Bukoshi, duhet te tregohen! Kurre ai nuk ka raportuar ne Kryesi te LPK-se per keto mjete.

Pra, nese po,ku jane ato mjete?

Pas gjusmes se dyte te vitit 1998 mjetet e Fondit te 3% nuk dihet se sa jane dhene per UCK-ne. Kete duhet te tregoi vete Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti, si  dhe Kadri Veseli e Azem Syla!

Por me se miri eshte per mjetet e Bukoshit i informuar Xhavit Haliti. Ai e dine edhe rastin dhe raportet e tij dhe te Azem Syles, te Hashim Thacit dhe te Kadri Veselit me Ilir Konushevcin dhe Qerim Kelmendin, perkatesisht me grupin furnizues te UCK-se ne Bajram Curri.

Xhavit Haliti i dine mire.

Kurre Qeveria e Bukoshit nuk ka ofruar deri ne mars 1998 mjetet e veta per UCK-ne. Ne mars ka derguar 270 mije DM. Te tjera mjete deri ne fund nuk ka dhene.

Nese po i dine grupi i Xhavit Halitit.

UCK-ja eshte financuar vetem nga Fondi"Vendelindja Therret". Kete e theme me pergjegjesi deri ne kohen kur une isha nenkryetar. Fjala eshte deri ne muajin prill - maj te vitit 1998.

Mjete kane dhene edhe subjektet tjera, por ato nuk njihen nga radhet e organizuara te UCK-se qe ka mbajtur evidence deri ne maj te vitit 1998.

Pas kesaj date nuk kam informacione dhe prandaj nuk po futem ne analizat e dhenjes se mjeteve finaciare.

Cdo subjekt pergjigjet per veten e vete. Edhe LKCK, edhe UNIKOMB, edhe e edhe, per punen, per organizimin dhe per financat apo per aktivitetet tjera. Eshte detyre e tyre te japin llogari.

Per ate jane organet e tyre kompetente.

Natyrisht se ketu duhet permendur edhe aksionin:"Fshati armatose fshatin".

Me shuma te medha jane tubuar ne kete menyre.

Por, ketu fuhet te themi qarte faktin se mjete zyrtarisht nga Qeveria ne Mergim nuk ka. Kurre Ahmet Krasniqi deri ne gjysmen e dyte te vitit 1998 nuk i ka ofruar mjetet e 3% per Fondin e UCK-se.

Kjo dihet zyrtarisht. Pas kesaj kohe i takon grupit te Thacit te pergjigjrt per tera mjetet e tubuara.

Miliardat jane para te popullit e jo te ketij a atij institucioni, te Bukoshit a te Xhavitit, te Thacit a te Azemit, te Krasniqit a te Mustafes etj.

Populli ka te drejte informohet mbi fondet e veta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"