Përgjatë 12 viteve, mbi 24 shpërfillje të Kushtetutës!

Përgjatë 12 viteve, mbi  24 shpërfillje  të Kushtetutës!
Përgjatë 12 viteve, mbi  24 shpërfillje  të Kushtetutës!

Riza Smaka

  • 01 June 2020 - 09:03

Kushtetuta ,përkatësisht, ligji suprem i shtetit, kryesisht,   përcakton parimet themelore, të drejtat dhe liritë  themelore, formën  e shtetit sipas  sundimit dhe rregullimit , organet dhe institucionet  shtetërore kryesore, sistemin e drejtësisë, sistemin ekonomik, qeverisjen  lokale , sektorin e sigurisë dhe të  mbrojtjes, institucionet e pavarura  e çështje tjera ,varësisht ,nga rasti në rast.


Në procesin dhe në  funksion të   zbatimit të Kushtetutës, konform me te, miratohen akte ligjore e, rrjedhimisht , akte nënligjore  të  shumta e të ndryshme .


Në shtetet e së drejtës me tradita demokratike e me kulturë juridike të  sublimuar , kushtetuta përfillet me përkushtim, në një anë dhe, çfarë do  shpërfilljeje e saj, ndëshkohet përkatësisht pa asnjë farë përjashtimit, në anën tjetër.


Ndërkaq ,në shtetet. në të  cilat nuk zbatohet   ligji në  fuqi apo implementohet  sipas kritereve selektive e favorizuese,  Kushtetuta shpërfillet ,kryesisht , nga pushtetarë    arrogantë e të papërgjegjëshëm.


Për të qenë edhe më keq,   shpërfilljet  e Kushtetutës ,  të  cilat nuk  cilësohen shtete të së drejtës,   aktorët  e shkeljeve të   Kushtetutës, zakonisht, nuk  ndëshkohen!


Vendi  ynë , mund të karakterizohet  shtet, në të cilin, Kushtetuta , nuk përfillet sa dhe sikundër kërkohet,  në të cilin , e njëjta   shkelet   edhe nga titullarë të institucioneve   të thirrura për përfilljen, zbatimin dhe implementimin e saj , në një anë dhe , jo rrallë herë ,  të njëjtit, nuk i nënshtrohen përgjegjësisë , në anën tjetër.


Kushtetuta e Republikës së Kosovës  ka qenë miratuar në datën 9 prill 2008  dhe ka pasë hyrë në fuqi në datë 15 qërshor   2008.


Pos  përfilljes së Kushtetutës  , kryesisht, nëpërmjet miratimit    dhe zbatimit të akteve ligjore e nënligjore   jo të pakta si dhe aplikimit të dosidoshëm të tyre, gjatë  periudhëa 2008 – 2020 , Kushtetuta është   shpërfillur  sëpakut,  24 herë gjatë  12 viteve nga hyrja e saj në  fuqi!


Shpërfillja  ërkatësisht  shkelja e  Kushtetutës mund të   bëhet :


Implicite  dhe eksplicite  ,

nëpërmjet shpërfilljes   dhe shkeljes së saj,

interpretimit  subjektiv e teleologjik në koherencë me interesat politike ditore ,

keqaplikimit,

mbivënies së “ qendrimit politik” në  disfavor të dispozitës kushtetuese të caktuar,

dështimeve  dhe defekteve  onomoteknike gjatë  krijimit të rendit juridik,

zgjidhjeve  kushtetuese të mëngëta e konfuze, si dhe nëpërmjet  mosrregullimit    përkatësisht rregullimit të mëngët  apo konfuz të çështjeve të caktuara!


Fusnota e Editë Tahirit , në  kundërshtim me nenin 1  të Kushtetutës


Me  dispozitën e nenit 1 par. 1 të Kushtetutës , Republika e Kosovës është  definuar shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandarshëm. Z .Editë Tahiri , gjatë   drejtimit, kryesisht, të  dobët dhe inferior dhe të  pa reciprocitet në disfavor të vendit tonë, të  Delagacionit të Kosovës në dialogun me atë të Sërbisë, nder të  tjera , ka pasë pranuar ( sic) qe , teksti i definimit të  shtetit tonë me dispozitën e sipërthënë, të “begatohet” me shënjën e fusnotës , ndryshe të pa parë, të padëgjuar dhe të pashembullt gjatë  historisë së shtetit dhe të drejtës!


Fusnotimi i emërtimit të  vendit tonë, për ironi  sarkastike e groteske nga  ish ministresha  z. Editë Tahiri,  vlerësohej “rezultat” , natyrisht, rezultat  tejet i dobët, damkosës, nëpërkëmbës dhe mbi të gjitha antikushtetues..  


U muar vesh se, për t’u  fusnotuar definimi i emërtimit nga neni 1  par. 1 i Kushtetutës , paraprakisht do të nevojitej amendimi i po asaj  dispozite në procedurë legjislative , gjë që nuk ka qenë  bërë dot!


Fusnotimi përkatësisht  modifikimi i tillë  i dispozitës së nenit 1 të Kushtetutës, në asnjë rrethanë , nuk do të mund të  cilësohej ndryshe pos si shkelje e rëndë e Kushtetutës!


Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Sërbe në Kosovë dhe Kushtetuta

 

Jo vetëm nga opinionet    e shumta të jurisprudentëve  por, edhe sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ish Kryeministri i Kosovës z. Isë Mustafa,  kur a ka pasë nënshkruar Marrëveshjen për Formimin  e Komunave me Shumicë Sërbe në Kosovë, i ka pasë shpërfillur  mbi njëzet parime kushtetuese!


Parimi (  Eng. :  principle,  rule, law, precpt, fact, basis, fundamental, rudiemnt, proposition, element, formula, regulation, canon, code, direction, dictum, theorem,axiom, maxim ) , varësisht nga   konteksti i fjalisë apo  i mendimit, mund të jetë  rregullë, bazë, fundament, teoremë, formulë , kod, diktum, aksiomë!


Parimi kushtetues , kryesisht,  konsiston në rregullë , fundament, bazë  të përgjithshme që e përmbanë dhe reflekton    substancën e Kushtetutës për një segment shoqëror të  caktuar.


Zakonisht , në kushtetutat moderne, parimet kushtetuese    definohen në preambula apo një pjesët hyrëse të tyre.


Parimet kushtetuese e përmbajnë dhe reflektojnë  shpirtin ,koncepcionin përmbajtësor , natyrën ,  filozofinë dhe karakterin e kushtetutës.


Njohësi  i mirë i parimeve kushtetuese , konvencionalisht, e njef fare mirë Kushtetutën ,madje, edhe pa e lexuar dot.


Parimet e kushtetutes , rrjedhimisht,   konkretizohen me provizione kushtetuese, ndaj ,shpërfillja e cilit do parim kushtetues, e shkakton shkeljen e një, por, mund të ndodhë, të disa  normave kushtetuese! Sëandejmi , shpërfillja , qoft e një parimi kushtetues, pashmangshëm paraqet shkelje të Kushtetutës!


Pos   shpërfilljeve të mbi 20 parimeve të Kushtetutës , ish Kryeministri Isë Mustafa me nënshkrimin e Marrëveshjes  për Asociacionin e Komunave me Shumisë Sërbe në Kosovës, ka pasë shkelur Nenin 1 par. 1 të Kushtetutës ,sipas të cilit, Kosova është shtet unik, ndërsa, me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Sërbe në Kosovë,   sikundër të ratifikohej ,do të nëpërkëmbej  ajo dispozitë nëpërmjet të  krijimit të shtetit  kompleks ,varësisht nga niveli i  autonomisë së atyre komunave, të shtetit  konfederativ apo federativ .


Marrëveshja  për Kolegjet Prokuroriale e Gjyqësore të Specializuara


Sipas propozimit të ish Qeverisë së Kosovës , Kuvendi i Republikës së Kosovës , pas disa shtyrjeve “ deri në sigurimin e votave të nevojshme”  në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës , në bazë të kanosjeve dhe joshjeve pushtetare, e ka pasë miratuar Marrëevshjen për Kolegjet Prokuroriale e Gjyqësore të Specializuara ,  tërësisht , në kundërshtim me parimet themelore të drejtës penale ndërkombëtare , nëpërmjet stipulimit të provizioneve diskriminatore në disfavor të qytetarëve shqiptarë, ashtu qe, vetëm kundër të dyshuarëve nga radhët e  shqiptarëve të Kosovës për kryerje të krimeve të luftës ,do të procedohej penalisht ! Në praktikë, nuk ka precednete diskriminatore etnike, kombëtare, racore, gjinore që , konkretisht, vetëm kundër pjestarëve të një kombit, në baza kombëtare , të procedohet penalisht!


Njëkohësisht  nëpërmjet “ sigurimit të votave”  duke aplikuar kanosje e joshje pushtetare dhe duke i konvokuar dhe shtyrë senancat e Kuvendit “ deri në  bindje të disa deputetëve refuzues dhe hezitues”, Kuvendi ka pasë bërë shkelje të dispozitës së nenit 70 të Kushtetutë

s ,sipas të cilës, deputeti e deputetja  kurdoherë duhet të votojnë sipas bindjes së lirshme por kurrsesi   jo sipas Vis, Cleam, Precario, mjeteve kanosëse e joshëse pushtetare!


Poashtu , gjatë  miratimit të Marrëveshjes për Kolegjet Prokuroriale e Gjyqësore të Specializuara ,  kanë qenë shkelur dispozitat e


neneve  3 dhe 7  të Kushtetutës referuar barazisë para ligjit dhe vlerave  civilizuese,

parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njëriut si dhe të

Konventës  për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit



Shpërfillja  e Rezolutës nr. 21 – 1784 dt.29  . 06. 2015 për shënjimin – demarkacionin  e kufirit administrativ ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, në kundërshtim me nenin 70  të Kushtetutës


Kuvendi i Republikës së Kosovës ,duke i vleruar kundërshtimet e bazuara


të mbi 200 000 qytetarëve  peticionistë me nënshkrime,  

në disa libra shkencorë ,

në shumë artikuj  të publikuar,

në shumë apele nga konferenca shkencore e tubime të  qytetarëve,


ka pasë miratuar  Rezolutën nr.21- 1784 dt. 29   qërshor 2015 ,me të cilën, nga  ish Qeveria e Republikës së së Kosovës dhe ish Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi ,ka pasë  kërkuar për të bërë demarkacionin e kufirit administrativ “ Çakorr- Hajlë – Kullë. Përkundrazi, as ish Qeveria as ish Komisioni në fjalë ,nuk e kanë pasë përfillur Rezolutën nr. 21- 1784 dt. 29  qërshor 2015 ,ashtu që, në vnd të demarkacionit të kufirit administrativ Çakorr – Hajlë – Kullë ,kanë pasë bërë redelimitacion të gabuar të pabazuar në kriterin etnik, historik, gjeografik, Uti Possidetis, gjeopolitik, gjeostrategjik socio- ekonomik, por, vetëm ne kadastrin e viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar ,kur ,as Kosova as Mali i Zi nuk kanë qenë entitete politike me identitete territoriale , në një anë dhe ,kadastri, nga doktrina as  praktikat e mira të drejtës ndërmombëtare publike , dot nuk njihet as si një nga kriteret për demarkacione kufitare .


Madje ,Rezolutën nr. 21 – 1784 të datës 29. 06. 2015  e Kuvendit të Republikës së Kosovës , e ka pasë neglizhaur  edhe vetë ish Kuvendi i Republikës së Kosovës i kryesuar nga z. Kadri Veseli , i cili, ka qenë dashtë të kishte proceduar përgjegjësi   politike e juridike kundër ish Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit Shtetëror të kryesuar nga z. Murat Meha dhe kundër ish Qeverisë së Kosovës të administruar nga z. Isë Mustafa dhe ,të  siguronte implementimin po asaj Rezolute

   

Në atë mënyrë ,


ish Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror,

ish Qeveria e Republikës së  Kosovës dhe

ish Kuvendi i Republikës së Kosovës , e kanë pasë  shpërfillur obligimin kushtetues për implementimin e   Rezolutës nr. 21 – 1784 të datës 29 qërshor 2915 të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Demarkacionin  ( pra jo për redelimitacionin ) e Kufirit Administrativ ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi !


Marrëveshja dt. 26  gusht 2015 për Kufirin Shtetëror  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi  , cenon nenin 2 par. 2 të Kushtetutës përkitazi me  integritetin territorial  ë Kosovës


Delimitacioni  i parë i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , ka qenë bërë nga Komisioni Shtetëror i YU II në vitin 1945   gjatë linjës Çakorr- Mokna  - Hajlë- Kullë dhe ,nga atëherë , asnjëherë nuk ka qenë  ndryshuar  as kontestuar !


Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror  i formuar me Vendimin nr. 12- 67 dt. 23. 3. 2012 @ 05- 28 dt. 8.5. 2015 ka pasë  autorizim për të bërë demarkacionin e kufirit administrativ ndërmjet Kosovës e Malit të Zi gjatë linjës Çakorr – Hajlë – Kullë .


Ndërkaq,  ai Komision    e ka pasë  shpërpërfillur  mandatin e vetë  ,  ashtu që , në vend të  deamrkacionit  të kufirit administrativ  egzistues  historik , të konfirmuar nga të  dhënat   zyrtare, kartografike ,  gjeografike, politike e ushtarake të Kosovës , Malit të Zi, Sërbisë dhe Jugosllavisë e, sëandejmi ,edhe nga  dokumentet kushtetuese të atyre entiteteve shtetërore , nga neglizhenca e skajshme e cila barazohet me veprimin qellimor ( Magna Culpa Dolus Est) apo nga ndonjë motiv tjetër ( sic), ka  pasë aplikuar ridelimitacion, madje, të bazuar, jo në faktorët  primarë, por, përkundrazi,  vetëm në të dhënat kadastrale  të viteve të tridhjeta të shekullit paraprak, kur, as Kosova as Mali i Zi nuk kanë qenë entitete politike me idientitete territoriale . Ndryshe, të  dhënat kadastrale ,    nga doktrina  as praktikat juridike ndërkombëtare të mira, nuk  njifen as nuk aplikohen as si një nga kriteret për demarkacione kufitare!  


Për të qenë e keqja edhe më  drastike , duke e shpërfillur arbitrarisht  delimitacionin egzistues , historikisht dhe faktikisht të   konfirmuar ,


ish Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror,  koherent me

ish Qeverinë e Kosovës   e vijimisht edhe  

me 80 ish deputetë e deputete  votues-e të Ligjit nr. 06 – L 060 pët Ratifikimin  e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi (sipas  redelimitacionit kadastral të gabuar ) territorin e Kosovës , padrejtësisht ,   e kanë  pasë dëmtuar   me 8250 hektarë  dhe, në atë mënyrë, e kanë pasë cenuar dispozitën e nenit 2 par. 2 të Kushtetutës -Sic!


Ironikisht  , përkundër argumenteve  kundërshtuese të ratifikimit  të Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015  për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi   ( të manifestuara në  disa libra shkencorë , shumë artikuj  profesionalë  e shkencorë , konkluzione të konferencave  shkencore, pikëpamje e opinione të pjesës së konsideruar të   shoqërisë civile , Raportin e Komisionit Shtetëror  për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi të kryesuar nga z. Shpejtim Bulliqi, me mbi 700 faqe tekst  e 300 faqe dokumente argumentuese kundër ratifikimit të Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi)  nëpërmjet   shtyrjeve të seancave të  konvokuara të Kuvendit të Republikës së Kosovës “ deri në  sigurimin e votave të nevojshme” , presioneve të kombinuara me  kanosje dhe joshje korruptive për të votuar “ demarkacionin” , kontrabandimeve të  disa deputeteve e deputetëve ,ka qenë  shkaktuar shkelje e    dispozitave të neneve    2 par. 2  dhe  70   të Kushtetutës  së Republikës së Kosovës!




Ligji për Qeverinë Organizimi  i Qeverisë së Kosovës sipas  legjislacionit sekondar në vend të Ligjit për Qeverinë, në kundërshtim me Kushtetutën


Organizimi ligjor  i brëndshëm i Qeverisë së Kosovës e ,përgjithësisht, i qeverive të   shteteve parlamentare ,çfarë është edhe Kosova, është obligim kushtetues dhe parakusht për evitimin e  manipulimeve spekulative të secilës qeveri qe gjatë formimit të krijohen ministri e poste qevritare tërësisht të panevojshme e të shtrënjëta për paranë publike

Nga vitt 2008 kur ka qenë   shpallur pavarësia politike e Kosovës deri  në aktualitet asnjë qeveri e vendit tonë nuk ka qenë e organizxuar sipas Ligjit për Qeverinë por sipas rregullores të   formuluar dhe miratuar në versione konvenient për “kënaqjen “ e apetiteve karrieriste të shumë partizanëve partiakë “meritorë” nga fushatat  elektorale.


Shtyrja e  përgatitjes dhe e miratimit të Ligjin për Qeverinë e Kosovës , mundëson

inflacionin iracional të  numrit të ministrive dhe të  njësive organizative të shumta e të ndryshme  të saj ,kryesisht , të panevojshme si dhe,kombinatorikat  e kushtueshme gjatë trillimeve të funksioneve zakonisht të parëndësishme e  jo rrallë herë krejtësisht të panevojshme!


Sëandejmi  , formimi dhe organizimi i Qeverisë  sipas aktit nënligjor , të njëjtën e bën Qeveri  të paligjshme në kolizion me postulatin kushtetues për Ligjin për Qeverinë dhe përfilljen e tij.


Madje  do të mund të kontestoheshin të gjitha aktet të cilat do t’i  ndërmerrte dhe miratonte Qeveria e organizuar dhe e funksionalizuar në vend sipas Ligjit për Qeverinë, sipas  akt juridik nënligjor qe dot nuk ka burim ligjor!!!

Zgjedhja e Presidentit


Sipas   dispozitës së nenit 86 par. 5 të Kushtetutës, nëse asnjëri kandidat për President në dy raundet e para nuk merr sëpakut 2- 3 e votave të të gjithë  deputetëve organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në  votimin e dytë dhe ,kandidati qe merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës.


Nga viti 2008 deri sot asnjëherë nuk kanë marrë pjesë katër madje as tre kandidatë për President e ,në raundin e tretë ,asnjëherë nuk kanë pasë garuar dy kandidatë me më shumë vota nga raundi i dytë , ndaj , presidentët  nuk kanë qenë zgjedhur konform me  dispozitën e nenit 86 par. 6 të Kushtetutës!


86-6 Sipas  dispozitës së nenit 86 të Kushtetutës , Presidenti  i Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, ashtu qe, nëse asnjëri kandidat,  në raundin e parë as në të dytin nuk  do të fitonte shumicën e kualifikuar të votave, në raundin e tretë do të garonin dy nga ata qe kanë  pasë fituar më shumë vota në raundin e dytë , me “kanosjen” nëse as në raundin e tretë asnjëri nuk do të fitonte sëpakut  shumicën absolute të votave, do të  shpërndahej Kuvendi dhe do të shpalleshin zgjedhjet e përgjithshme! Jo pak deputetë, për të mos e rrezikuar humbjen e  statusit dhe të privilegjeve të veta të deputetit dhe duke mos pasë asnjëfarë sigurije se do të zgjedhej prapë deputet,  do të votonte për kandidatin- ën qe në dy raunda më parë nuk e ka pasë votuar me lajtmotivin se “ më mirë të votoj për , edhe pse nuk e preferoj, se sa të humbi statusin tim të deputetit – es me shumë privilegje përcjellëse” !


Sëandejmi ,jo pak deputetë e deputete, në raundin e tretë kanë  pasë votuar përkatësisht do të votonin për kandidatin- en  për President-e , për të cilin – en, në dy raundet e para  nuk e kanë pasë mbështetur ! Në atë mënyrë votimi për ka qenë bërë dhe do të mund të bëhej por  kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës  si dhe me bindjen e përshtypjen persoanale!


Formulimi i këtillë i kësaj dispozite të Kushtetutës , paevoitueshëm e implikon shkeljen e të njëjtës gjatë votimit në raundën e tretë për kandidatin – en për president-e!


Ndërprerjet e seancave


Në procedura  të zgjedhjeve të  shumicës së presidentëve të vendit tonë, pas  dështimeve të dy raundëve të para për zgjedhjen e Presidentit  , në raundën e tretë , Kryesia e Kuvendit të Kosovës ,shpesh herë  ka praktikuar ndërprerje të vijimit të procesit zgjedhor , me pretekst, kinse  “për të përgatitur fletëvotime” , realisht , “për të bindur deputetë e deputete”  deri atëherë refuzuese nëpërmjet kanosjeve e joshjeve pushtetare për të votuar për personin e kandiduar! Në atë mënyrë  nëpërmjet ushtrimit të influencave joshese e kanosëse në disa deputete e deputetë deri në atë fazë refuzues, Kryesia e Kuvendit ka shkelur dispozitën e nenit 70 të Kushtetutës sipas së cilës deputetit  e deputetes i sigurohet e drejta e lirshme pa asnjë farë presioni për të votuar për ose kundër apo për të abstenuar nga votimi për çfarë do çështjeje e, në rastin konkret ,për kandidatin – en për President.


Gjykata Kushtetuese nuk mund të   gjykojë pa   Rregulloren për  Shkeljet e Kushtetutës as  ushtrojë funksionin legjislativ


Gjykata  Kushtetuese , konform me nenin 112 te Kushtetutës ,është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës  dhe të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën .


Sëandejmi,  Gjykata Kushtetuese  është e autorizuar qe, pavarësisht  interesave dhe kërkesave ditore politike ,të interpretojë   Kushtetutën si dhe   dispozita ligjore të caktuara ,por ,jo edhe të  krijojë norma kushtetuese apo ligjore, nga se, autorizimi   legjislativ , sipas nenit 65 të Kushtetutës ,është jurisdiksion   ekskluziv i Kuvendit të RK-së.


Sipas Kushtetutës përkatësisht Ligjit për deputetët  dhe Rregullores për Punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës , deputeti – ja


mund të votojë “ për” , “ kundër” ose të “ abstenojë” si dhe

mund të mos merr pjesë në asnjë seancë të Kuvendit deri

në  gjashtë muaj.


Ndërkaq  Gjykata Kushtetuese me  një nga vendimet e veta “ i ka obliguar deputetët ” të  jenë të pranishëm në rastin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës” Postulati i tillë konsiston në një rregullë qe është në jurisdiksionin e legjislativit e jo të Gjykatës  Kushtetuese që të mund të caktohej në procedurë legjislative por kurrsesi jo nga Gjykata Kushtetuese.


Gjithsesi , tolerimi i deputetit qe të mungojë nga  punimet e Kuvendit deri në gjashtë muaj nuk mund të vlerësohet zgjidhje racionale ,por ,përderisa është rregulluar në atë mënyrë ,mbetet të  zbatohhet ajo dispozitë ,“ Dura Lex Sed Lex”.


Në  doktrinat  juridike e politike si dhe në  zgjidhjet kushtetuese në vende të ndryshme, zgjedhja e  qeverisë në shtetet e demokrative parlamentare , është e rregulluar  kryesisht në dy mënyra,


një , nga subjekti politik me shumicë të votave në Kuvend përkatësisht nga koalicioni  parazgjedhor në dy raunde ,çfarë është rasti me dispozitën e nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe,

dy, në raundin e parë, në mënyrën  e sipërthënë, ndërsa ,në raundin e dytë ,nga  koalicioni paszgjedhor!


Ndërkaq , Gjykata Kushtetuese duke e shpërfillur   dispozitën e nenit  95 par. 1 të Kushtetutës, vite më parë ka pasë  proklamuar zgjidhje legjislative duke e  lejuar mundësinë qe në raundin e dytë , kandidati i  koalicionit paszgjedhor nga subjekte politike opozitare të mandatohet  për formimin e Qeverisë!


Në atë mënyrë ,Gjykata Kushtetuese  e Kosovës , e ka shpërfillur  dispozitën e nenit  65 të Kushtetutës - referuar kompetencave të Kuvendit si dhe dispozitën e nenit 113  të Kushtetutës – referuar  jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese Kushtetutën  !

   

Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të  kualifikonte shkelje të rënda të Kushtetutës para se të njëjtat të ishin të definuara si të tilla me një akt juridik të përgjithsëm   për shkeljet e Kushtetutës , pa të cilin gjatë vendosjeve të çështjeve juridike, pashmangshëm  do të nund të manifestoheshin qendrime, pikëpamje, opinione subjektive dhe, për aq, të pa drejta.


Analogjikisht  shtrohet pyetja se a do të mund të imagjinohej funksionimi i drejtë i gjykatave penale pa  egzistimin e Kodit Penal ! Tek e fundit nuk do të mund të imagjinohej në judikaturë qe pa definim paraprak të  akteve të inkriminuara në një dokument juridik valid,qe në procedurë, ad hoc, nga rasti në rast, sipas diskrecionit, qe shpesh herë nuk mund të mos jetë arbitrar , të  konstatohej kryerja e shkeljes së Kushtetutës në përgjithësi e aq më pak egzistimi i shkeljes së rëndë të Kushtetutës.


Në jurisprudencë  egziston parimi juridik  i mirënjohur


“ Nuk ka përgjëgjësi pa  egzistim të aktit të inkriminuar më

               parë me ligj” ,  si dhe ,

“ Çdo gjë është e lejuar çfarë nuk është e ndaluar me ligj”!


Sëandejmi,  shtrohet pyetja praktike se si ka mund Gjykata Kushtetuese, pa  aktin juridik të përgjithshëm për shkeljet e Kushtetutës , të gjykonte rastin e


ish Presidentit të Kosovës z . Fatmir Sejdiut  kur paska pasë konkluduar se paska pasë ” bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës “, pasi që , paralelisht e paska pasë mbajtur   funksionin e Kryetarit të LDK-së dhe e paska pasë ushtruar funksionin e Presidentit të Kosovës, ose të


ish Presidentit të Kosovës z. Behgjet Pacollit , kinse paska pasë bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës kur paska pasë votuar për veten!


“Rasi Sejdiu”


Sikundër dihet, ish Presidenti Fatmir Sejdiu ,edhe pas zgjedhjes për President ,e ka pasë mbajtur  ,por, nuk e ka pasë ushtruar funksionin e Kryetarit të LDK-së.


Sipas nenit 88 par. 1 të Kushtetutës, Presidenti nuk mund të  u s h t r o- j ë funksion politik tjetër ( shqip).


The President shall not  e x e r c i s e a ny other public  funcions ( Eng)


Predsednik ne mozhe  o b a v l j a t i ni jednu drugu javnu funkciju (Sr).


Kjo dispozitë  kushtetuese Presidentit   explicite ia ndalon ushtrimin  por jo mbajtjen e ndonjë funksion publik tjetër derisa të jetë në postin e Presidentit.


Përderisa  në Kushtetutë nuk ka glosar të termave kushtetuese mbetët qe të interpretohet   ndalesa e ushtrimit aktiv i ushtrimit të cilit do funksion publik tjetër përderisa personi i caktuar të ushtrojë  funksionin e Presidentit. Kjo dispozitë është racionale dhe e qelluar jo vetëm për Presidentin por për të gjithë funksionarët  publikë. Ndërkaq, duhet theksuar dallimin e termit ushtrim dhe mbajtje të funksionit publik tjetër gjatë ushtrimit të funksionit të Presidentit  gjë qe është praktikë jo vetëm në vendin tonë por gjithandej. Një person ,të zëmë një profesor universitar kur do të zgjedhej President , lejohet për të mbajtur   funksionin e pedagogut por jo edhe për ta ushtruar aktivisht gjatë periudhës derisa do të ishte në funksionin e Presidentit apo në ndonjë funksion publik tjetër!


Ndërkaq , dallimi i  mbajtjes pasive dhe i ushtrimit aktiv  të funksionit publik është substancial çfarë ishte rasti i z. FatmirSejdiut, i cili,  gjatë ushtrimit të funksionit të Presidentit të Kosovës, funksionin e kryetarit të LDK-së e ka pasë mbajtur pasivisht ,por,  të njëjtin nuk e ka pasë ushtruar aktivisht .


Nderkaq, Gjykata Kushtetuese , mbase duke u nisur  në postulatet politike ditore , diskrecionalisht , pa  akt juridik të përgjithshëm për   cilësimin e akteve të inkriminuara  referuar shkeljes së Kushtetutës, ish Presidentin Sejdiu, e ka pasë   fajsuar për kryerje të krimit të rëndë të Kushtetutës   nga nnei 91 par. 1 i Kushtetutës  “për shkak të  mbajtjes ( por jo edhe të   ushtrimit) të funksionit politik  të kryetarit të LDK-së, që me dispozitën e nenit 88 par. 2 të Kushteutës nuk ndalohet ,pos , ushtrimit të  funksionit publik!


Konkretisht ,me dispozitën e nenit 88 të Kushtetutës , Predidentit i ndalohet ushtrimi  por jo edhe mbajtja e cilit do funksion politik tjetër!


Dallimi ndermejt  mbajtjes dhe ushtrimit të  funksionit publik e politik, është  evident, i qartë dhe diferent për kënd do e aq më  parë për Gjykatën Kushtetuese !


Për tu  konstatuar ,se personi i caktuar ka bërë   apo nuk ka bërë  shkelje të Kushtetutës apo të cilit do akt juridik të përgjithshëm të legjislacionit  primar apo sekondar, ipso iure, kurdoherë dhe kudo, në shtete e së drejtës  , kërkohet qe, paraprakisht, të këtë qenë në aplikim  akti juridik i përgjithshëm me të cilin kanë qenë të definuara rastet e shkeljeve të rënda dhe të lehta   të  natyrës  funksionale,  politike, objektive, disciplinore, materjale dhe morale.Gjykata Kushtetuese aktin e tillë nuk e ka pasë kur ka pasë gjykuar” Rastin Sejdiu”  dhe “Rastin Pacolli “ ,mbase, nuk e ka as aktualisht!


‘’ Rasti  Pacolli”


Në “Rastin   Pacolli” ,Gjykata Kushtetuese ,  ka pasë konstatuar shkelje ( krim ) të   rëndë të Kushtetutës të bërë nëpërmjet  e vetëvotimit të z. Pacollit .


Më pastaj  ,ajo Gjykatë, i ka pasë  ” obliguar “të  gjithë deputetët e Kuvendit për të marrë pjesë në seancë dhe për të votuar “për” apo “kundër” zgjedhjes së Presidentit.


Cilësimet juridike të tilla nuk egzistojnë   të sanksionuara në asnjë akt juridik të përgjitshëm, ndaj  ,Gjykata në fjalë, ka pasë cenuar parimet dhe sentencat  juridike afirmativisht

të mirënjohura  :


“ Çdo gjë që nuk është e ndaluar , është e lejuar” si dhe

“ Nuk ka  vepër penale ( krim)  pa qenë paraprakisht e   

   caktuar  në ligj” !

 

Ndaj, Gjykata Kushtetuese  ,në atë mënyrë , në vend të interpretimit  të Kushtetutës sipas nenit 112 par. 1 të Kushtetutës , ka pasë ushtruar  funksion legjislativ nga neni 65 i Kushtetutës të kompetencës së Kuvendit të Kosovës!

Aq  më parë kur  nuk egziston  dispozitë kushtetuese as ligjore qe e ndalon vetëvotimin   personit pretendent për ndonjë post, pozitë, funksion të  madje në  shumë raste, veçanërisht, në procedura të zgjedhjeve të përgjithëshme , aplikohen  vetëkandidimet, vetëagjitimet , vetëvotimet për deputët e deputete!


Eventualisht ,do të mund të  diskutohej në rrafshin moral , se sa do mund të ishte  oportun vetëvotimi ,veçanërisht, kur një votë e tillë do të mund të ishte vendimtare për  zgjedhje përkatësisht refuzim ,por, jo edhe nga aspekti juridik , përderisa , në shumë mënyra e raste, aplikohet dhe, me asnjë akt juridik të përgjithëshëm nuk ndalohet!


Mënyra  e votimit  në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës


Votimi Vis, Claem, Precario  i Marrëveshjes për Krijimin e Asociacionit të komunave  me shumicë sërbe në Kosovë,  Marrëveshjes  për Themelimin  e Kolegjeve Prokuroriale e Gjyqësore të Specializuara dhe i  Ligjit nr. 06 – L – 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26  gusht 2015 për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi,

në saje

të   kanosjeve dhe joshjeve  pushtetare,

kontrabandimeve të disa deputeteve dhe deputetëve

    “ hezitues-e ”,

caktimeve  dhe shtyrjeve të seancave të Kuvendit “ deri në sigurimin e votave”,

ishte në  kundërshtim me  nenin 70 të Kushtetutës, nga se ,atyre ju ka qenë pamundësuar votimi “për”, “kundër” apo “abstenim ” sipas  bindjes së painfluencuar nga çfarë do presionit apo ngashnjimit korruptiv!


Pos qe, këto tri dokumente ishin dhe mbetën në kundërshtim me Kushtetutën , vetëm mënyra e votimit të tyre,  në vend  sipas bindjes së lirshme të painfluencuar korruptisht  , në saje të  kanosjeve dhe joshjeve pushtetare, të njëjtat, i bën juridikisht  nule!


Disa  deputete  të  pa legjitimitet


Sipas   Ligjit nr. 03 – L – 073  për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikës e Kosovës , në listat e kandidatëve   dhe të kandidateve  për deputetë  e deputete, në   vend të  gjysmës,  ërkohet që  një e treta e tyre të jenë  fëmra!


Zgjidhja juridike e tillë është aplikuar “për të realizuar  barazinë e femrës” në shooqërinë tonë.


Pasi që ,konform me


Ligjin Natyror,

Deklaratën Universale për Të Drejtat e Njëriut ,

Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit  të Gruas,

Nenet  3 dhe 7  të Kushtetutës referuar barazisë para ligjit,  kudo ,pra edhe në vendin tonë , përpejstimi i raporteve femra – mëshkuj është përafërsisht 50 :50, zgjidhje   juridike e drejtë për krijimin e statusit të barabartë të fëmrave me mëshkujt edhe në strukturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ,do të ishte stipulimi i    dispozitës ligjore për obligimin e subjekteve politike për t’i hartuar listat zgjedhore për kandidatë dhe kandidate për deputetë dhe deputete në përqindje të barabartë    dhe, sëandejmi , do të zgjedheshin ata e ato qe do të merrnin vota më shumë.


Në procesin e  verifikimit të kandidateve dhe kandidatëve fitues për  statusin e deputetit – es , në kundërshtim me nenin 3 dhe 7   të Kushtetutës, praktikohen kritere favorizuese për kandidatet ,vetëm për faktin se janë femra , ashtu që , gadi  kurdoherë ndodhë qe, kandidati të këtë fituar disa herë më shumë vota se sa fëmra qe ka fituar disa herë më pak vota,i pari të refuzohet ndërsa e dyta të zgjedhet deputete!


Në atë mënyrë dëmtohen   sikundër femrat ashtu edhe  mëshkujt , nga se,femrat ,në kundërshtim me nenin 7 të Kushtetutës referuar barazisë gjinore , kandidohen , jo në përpjestim  të natyrshëm 50 % 50 , por, në përpjestim dukshëm më të ultë , 30% 70 në një anë ,dhe jo pak kandidatë mëshkuj me më shumë vota, nga jo pak  kandidate femra të zgjedhura deputete dukeshëm më me pak vota , përjashtohen nga statusi i deputetit vetëm nga shkaku i përkatësisë të gjinisë mashkullore , ashtu që ,në atë mënyrë ,cenohet barazia  gjinore dhe shkelet dispozita e nenit 7 të Kushtetutës !


Kjo çështje do të  duhej të rregullohej sipas dispozitës së nenit 7 të Kushtetutës duke i hartuar listat zgjedhore për deputetë e deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës në përpjestim të barabartë 50 % 50 e ,rrjedhimisht, sipas numrit të votave të rezultonte lista e kandidatëve e kandidateve për deputetë e deputete  të zgjedhur- a dhe të refuzuar –a!


“Deputeti i pavarur”


Zgjedhja e deputetit  bëhet , kryesisht, në saje të premtimeve   gjatë fushatës zgjedhore. Premtimet zgjedhore , në një anë dhe votimi për te,  krijon kontratë specifike, e cila, gjithsesi e obligon të zgjedhurin moralisht  dhe juridikisht për t’i realizuar plotësisht dhe përpikërisht zotimet elektorale .




Sikundër çdo kontratë edhe marrëveshja  konvencionale e virtuale e krijuar ndëremjet   votuesve në një anë dhe të votuarëve e të votuareve  në anën tjetër , është Pacta Sunt Servanda, detyrim moral e juridik për përmbushje të plotë e të përkushtuar , ndryshe, do të duhej të pasonte  tërheqja e votëbesimit, zhveshja e deputetit nga statusi i përfaqësuesit së qytetatëve mbështetës.


Kjo e fundit  , në vendin tonë,  nuk ka ndodhur as në rastet kur deputeti gjatë mandatit  ka qenë pasiv , indolent, indeferent madje as kur e ka braktisur  subjektin politik në të cilin ka qenë gjatë fushatës për përfitimin e  votave!


Veçanërisht kur   deputeti e braktisë  subjektin politik në saje të premtimeve zgjedhore  e ka fituar statusin e deputetit , në atë mënyrë, e trathton votëbesimin  dhe e prish kontratën zgjedhore në mënyrë unilaterale.


Në rast të tillë do të  duhej qe deputetit qe e braktisë njëanshëm marrëveshjen   konvencionale e virtuale me votëbesuesit e votëbesueset e veta, në çastin e braktisjes së   grupit parlamentar të subjektit politik përkatës, t’i pushonte statusi i deputetit .


Kur deputeti    i bashkëngjitet grupit parlamentar të  subjektit politik në të cilin nuk e ka pasë  fituar mandatin për përfaqësim të qytetarëve në   legjislativ, nga i cili nuk e ka pasë fituar statusin e deputetit , për aq, rezulton të   kalojë në status të “ perosnit të huaj”, të “ imigrantit – es me azil”!


Në  aspektin  moral deputeti  i tillë kurdoherë del të jetë  i papërgjegjshëm, i pabesueshëm, shkelës i fjalës së dhënë e ,në  aspektin juridik, rezulton të jetë shpërfillës i kontratës , debitor qe  do të duhej të kompensonte dëmin e shkaktuar, dështimin e realizimit të premtimeve   elektorale, për ç’shkak, kurdoherë , prishet kontrata !


Në disa raste deputeti – ja qe  e braktisë grupin parlamentar të  subjektit politik qe ka qenë pjestar-e, nëse nuk i bashkngjitet ndonjë grupit parlamentar tjetër , quhet dhe vetëquhet “ deputet  i pavarur”.


Seandejmi  reflektohet pikëpamja se deputetet dhe deputetët qe janë në grupe parlamentare të  subjekteve politike anëtarë e anëtare të cilit janë, qenkan “ deputetë e deputete të varura”.


Esencialisht , kur deputeti  i grupit parlamentar të caktuar do të   vepronte e votonte sipa s bindjes së paimponuar ,sikundër është e përcaktuar në  dispozitën e nenit 70 të Kushtetutës , nuk do të mund të kualifikohej deputet i    varur, përkundrazi.


Unë, personalisht , si kandidat i subjektit politik Alenaca Kosova  e Re ,kam qenë zgjedhur deputet në legjislaturën e tretë të Kuvendit të Kosovës .  Nga shkaqe parimore e kam pasë braktisur subjektin politik Aleanca Kosova e Re por, jo edhe  grupin parlamentar të tij ,për hir të korrektësisë dhe përgjegjësisë sime ndaj qytetarëve e qytetareve  qe ma kanë pasë besuar votën për deputet. Në atë mënyrë, e kam pasë përfillur me përgjegjësi marrëveshjen konvencionale  e virtuale me përkrahesit e përkarahset e mia tok me votat qe m’i kanë pasë besuar për deputet!


Koalicionet paszgjedhore


Subjektet  politike gjatë  fushatave zgjedhore në saje të  programeve politike qe ju ofrojnë qytetatëve  përpjeken të fitojnë dhe fitojnë numër të caktuar të  votuesëve e votueseve. Në saje të sasisë së votave subjektet politike  rangohën në pozicione parlamentare pozitare , opozitare dhe të dështuara.


Seandejmi ,  koalicioni   parazgjedhor  kanë legjitimitet përkitazi me  qytetarët votues dhe me statusin  juridik të fituar nga zgjedhjet.


Përkundrazi , koalicionet paszgjedhore referuar  marrëveshjes konvencionale me votuesit rezultojnë ilegjitime, nga se , votat dhe statuset juridike në   legjislativ i fitojnë jo sipas “ programeve politike të harmonizuara pas zgjedhjeve “ por përkundrazi në saje të  programit politik përkatësisht të programeve politike të harmonizuara para fushatave zgjedhore e të prezantuara gjatë fushatave zgjedhore. Rrjedhimisht ,edhe përparësia e  koalicionit parazgjedhor për të emëruar kandidatin për mandatim të ekzekutivit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"