Kush po luan me fatin e 2 milionë shqiptarëve në territorin e Republikës së Kosovës sikur të ishte lojë shahu?!

Kush po luan me fatin e 2 milionë shqiptarëve në territorin e Republikës së Kosovës sikur të ishte lojë shahu?!
Kush po luan me fatin e 2 milionë shqiptarëve në territorin e Republikës së Kosovës sikur të ishte lojë shahu?!

Ragip Guraziu

  • 03 June 2020 - 10:07

Egjithë kjo po bëhet për argëtimin e tyre, Serbisë,Rusisë, derisa dialogun Kosovë- Serbi, në një farë forme është në dorë të Amerikës i njëjtë ka qenë edhe në të kaluarën , dhe nuk është kjo hera e parë që për fatin e  Kosovës po kullet dikush tjetër,që edhe kësaj radhe për aegëtimin e Serbisë,Rusisë në dëmin e Shqiptarëve?!

Pozita gjeografike e trojeve shqiptare, me pasuri të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore, përherë ka qenë tragjike për popullsinë autoktone shqiptare, e cila përjetoi pushtime të njëpasnjëshme përgjatë shekujve, sidomos pas Paqes së Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës, kësaj radhe edhe Samitit të Vjenës, ku shembulli i trojeve shqiptare mund të jetë i vetmi në botë, ku kushtëzohet vetëm pala shqiptare

Serbija synim kryesor përgjatë historisë ka pasur zgjerimin në territoret shqiptare Ju përkujtojmë se pozita gjeografike e trojeve shqiptare, me pasuri të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore, përherë ka qenë tragjike për popullsinë autoktone shqiptare, e cila përjetoi pushtime të njëpasnjëshme përgjatë shekujve, sidomos pas Paqes së Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës, kësaj radhe edhe Samitit të Vjenës, ku shembulli i trojeve shqiptare mund të jetë i vetmi në botë, ku kushtëzohet vetëm pala shqiptare

Shqiptarët gjithmonë Dardaninë e dikurshme e kanë quajtur dhe e quajnë edhe sot "Kosovë" (në trajtën e pashquar) dhe "Kosova" (në trajtën e shquar). Edhe në gjuhët e tjera do të duhej të merrej ky toponim në formën që e thotë vetë shqiptari, pra "Kosovë-''a''. Kosovën, bile, në vitet e 60-ta Serbia e ndryshoi emrin. Pra prej "Kosovo" e bëri "Kosmet", që ishte një shkurtesë nga "Kosovo i Metohija" (Kosova dhe Metohia), për t'i "humbur" gjurmët e Kosovës shqiptare sa më shumë që të ishte e mundur. Nacionalistët serbë këtë emërtim e përdorin edhe sot. Serbia, bashkë me reprezaljet e tmerrshme që bënte mbi shqiptarët, për t'i përzënë nga tokat e tyre, i nxori nga arkivat "tefteret" me toponimet serbe dhe prapë kudo që shkonte i "emërtonte" vendbanimet shqiptare me emra të vet. Më lehtë manipulonte me mikrotoponimet (vendbanimet të vogla, fshatrat etj.), të cilat, shpesh i bënte rrafsh me tokë, pastaj posa shqiptarët i ndërtonin ato, serbët "i emërtonin" si donin vetë. Fatkeqësisht, emërtimet serbe a bullgare të vendbanimeve shqiptare edhe sot "jetojnë" në Kosovë, por të tilla ka mjaft edhe në Shqipërinë e sotme. Toponime të tilla janë aq shumë sa zor që mund të përmenden të gjitha këtu. Ndërkaq vendbanimet shqiptare të vjetra ( kur është fjala për qytete më të mëdha), Serbia kryesisht përpiqej t'i "modifikonte", ose t'i "serbizonte".

Serbia synim kryesor përgjatë historisë ka pasur zgjerimin në territoret shqiptare Ju përkujtojmë se pozita gjeografike e trojeve shqiptare, me pasuri të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore, përherë ka qenë tragjike për popullsinë autoktone shqiptare, e cila përjetoi pushtime të njëpasnjëshme përgjatë shekujve, sidomos pas Paqes së Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës, kësaj radhe edhe Samitit të Vjenës, ku shembulli i trojeve shqiptare mund të jetë i vetmi në botë, ku kushtëzohet vetëm pala shqiptare, edhe pse harta politike e shtetit të tyre kufizohet nga të katër anët me trojet e veta etnike të grabitura nga shtetet fqinje.

Ashtu siç ndodhi në mënyrë të dhunshme copëtimi i territoreve në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe përgjatë shekullit njëzet, me ndikimin dhe vendimin e Fuqive të Mëdha, pavarësisht kundërshtimeve të popullsisë autoktone shqiptare, me ndikimin e Rusisë dhe luajtjen e rolit të e viktimës nga popullsia sllave e gadishullit Ballkanik, duke i shpërblyer me toka shqiptare, drejtpërsëdrejti ndikuan në formimin e shteteve të reja sllave në territoret etnike shqiptare, në këtë rast edhe formimin e shtetit të Malit të Zi dhe atë të Maqedonisë. Mali i Zi synim kryesor përgjatë historisë ka pasur zgjerimin në territoret shqiptare, siç kërkoi nga Kongresi i Berlinit, aneksimin e Plavës dhe Gucisë. Mbasi ushtria e Malit te Zi nuk mundi ta pushtojë me luftë Plavën dhe Gucinë kërkoi nga Kongresi i Berlinit që t'i jepen Hoti dhe Gruda, por pasi nuk arriti ta pushtoi as Hotin e Grudën, Mali i Zi kërkoi nga Kongresi i Berlinit që t'i jepet një zonë tjetër, Ulqini dhe Tivari. Me gjithë vendimet e Fuqive të Mëdha për aneksimin e këtyre territoreve Malit të Zi, populli shqiptar asnjëherë nuk u pajtua më këtë ndarje dhe gjatë gjithë kohës bëri rezistencë të armatosur dhe kurrë nuk e njohu pushtimin malazez.

 

Vlerat e demokracisë Populli shqiptar nga Plava, Gucia, Ulqini, Tivari, Ana e Malit, Hoti, Gruda, Trieshi, Koja e Podgorica gjithmonë qëndruan të rreshtuar në ballë të luftërave për çlirimin e këtyre territoreve të aneksuara. Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, si republikë e ish federatës jugosllave, Malit të Zi iu dha edhe Rozhaja, e cila ishte nën administrimin e Pejës deri në vitin 1945. Duke pasur parasysh këto fakte, u bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos pranojë kushte që e vendosin vendin në pozicione të pafavorshme krahasuar me vendet tjera të rajonit, duke konsideruar se Qeveria e Kosovës nuk është e detyruar të pranojë kushte të padrejta dhe të pabarabarta, krahasuar me shtetet tjera, në dëm të integritetit territorial

Ndërsa, Qeveria e Republikës së Shqipërisë të mos jetë indiferente ndaj copëtimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare, por t'i përdorë të gjitha mundësitë për eliminimin e këtij kushti të padrejtë dhe të dëmshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian. Demarkacioni i kufirit është çështje midis dy vendeve sovrane, Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk mund të bëhet peng për marrëveshje ndërkombëtare që Kosova lidh me palë të treta, në këtë rast me vendet anëtare të marrëveshjes Shengen të BE-së. Qeveria e Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarët kudo që janë, duhet ta ndalojnë krijimin e precedentit që për çdo të drejtë anëtarësimi në marrëveshjet evropiane të detyrohen t'u japin territore fqinjëve të tyre ballkanikë. U bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, TA RISHIKOJNË MARRËVESHJEN PËR DEMARKACIONIN E KUFIRIT SHTETËROR MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI, dhe të sjellin vendime të drejta, në interes të qytetarëve të Kosovës, të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, vlerave të demokracisë perëndimore për qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit, si dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve dhe popujve të Ballkanit.

(Autori është gazetar -analist i pavarur)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"