Qeveria Hoti, qeveri e votës së dhunuar

Qeveria Hoti, qeveri e votës së dhunuar
Qeveria Hoti, qeveri e votës së dhunuar

Dr. Hysni Aliu

  • 04 June 2020 - 09:15

Qeveria Hoti që u formua me votën e POSHTOVANI ( ashtu siç i emëroj lista serbe "deputetet"), do të jetë po aq e suksesshme sa ishte i suksesshëm Millosheviqi me dhunuesit e tij. Pra, kjo do të thotë që ata do të realizojnë diçka nga projekti i tyre, por do të dështojnë në thyerjen dhe nënshtrimin e vullnetit të popullit. Nëse dhuna e tyre përkrahet nga bashkësia ndërkombëtare, ashtu siç u përkrah sot ( përjashto këtu përfaqësuesen e Parlamentit Evropian ), atëherë si çdoherë njerëzit do gjejnë metoda alternative të rezistencës, ashtu siç vepruan kundër makinerisë së Millosheviqit. Kjo është e trishtueshme, por kështu mundet të ndodhë si rrjedhë logjike e ngjarjeve, nëse Presidenti Thaçi tenton që me çdo kusht ta provokoj dhunën nga populli në mënyrë që ti burgos udhëheqësit e VV-së si arsyetim për veprime anti shtetërore apo terroriste, siç dëshiron ai ti quaj në mënyrë që të tingëllojnë më fort te faktori ndërkombëtar.

Kosova nuk ka për momentin deputet, por ka individ që janë të nderuarit e dikujt (ashtu siq i quajti Lista Serbe Poshtovani) që, votojnë si pasoj e dhunës, kërcënimeve apo nëse kanë benefite personale.

Rasti i deputetit Haxhi Shala, tregon që në të njëjtën mënyrë keta robëruesit tandemi Thaçi, Haradinaj, Limaj, Mustafa me Pacollin e Jevtiq, kanë shkuar në shtëpinë e gjyqtarëve të kushtetueses për ti detyruar që të marrin vendim që më së pakti ishte kushtetues.

Edhe fluksi i hyrjeve nga Shqipëria dhe ndalesa që u aktivizua atje, ngjallë dyshime që Thaçi së bashku me Ramen, tentonin të fusnin njerëzit e dhunës nga atje, në mënyrë që gjatë kohës së votimit të Qeveris Hotovi , të shkaktonin dhunë dhe për këtë të akuzohej VV.

Evropa duhet të reagoj ndaj këtyre politikave të dhunshme të Thaçit, që janë politika alla Trump, që është i gatshëm që të përdorë ushtrinë për të shtypur popullin e vet që lufton kundër racizmit.

Mos pritni qe njerëzit te ngjasin maskat dhe te dalin ne mal, sepse atëherë është vone. Demokracia mbrohet me çdo kusht.Kjo qeveri do të mbahet mend për një gjë, e ajo është arrestimi i të akuzuarit të parë nga Gjykata speciale. Pra këta do ta prangosin vetveten. Mirë që qeveria Kurti nuk do ta fillon ketë proces.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"