Në 21 vjetorin e çlirimit nga Serbia, Kosova e okupuar nga kriminelët e kuislingët vendor

Në 21 vjetorin e çlirimit nga Serbia, Kosova e okupuar nga kriminelët e kuislingët vendor

Gani Qarri

  • 09 June 2020 - 13:57

Përderisa këto ditë Kosova kujton dhe feston me krenari përvjetorin e 21-t, të çlirimit, kur SHBA dhe NATO, dëboi përfundimisht Serbinë nga tokat tona dhe çliroi plotësisht Kosovën nga okupimi serb, si të tërë dhe në të gjithë territorin e saj, pas më tepër se dy dekadash në liri,mjerisht kuislingët dhe krimielët vendor, përmes pazareve të tyre të ndyta,duan me çdo kusht, që gjysmën e territoreve të Kosovës së lirë, t`ia falin serish Serbisë.

Duke qenë se Kosova humbi edhe një herë rastin e saj të artë, që përfundimisht dhe në mënyrë paqësore, ti mënjanonte të ashtuquajturit "komandant" me në krye kuislingun Hashim Thaçi nga pushteti, të cilët ka kohë që kanë dhënë jo vetëm sinjale por edhe prova konkrete e dëshmi të pamohueshme, se janë të gatshëm ta shesin e copëtojnë gjithë Kosovën për të shpëtuar prapanicat e veta, nuk do mend se përderisa Thaçi & CO, të mbeten në pushtet,rreziku për ndarjen e Kosovës nuk do të shuhet asnjëherë dhe shqiptarët mund të humbin shumë më shumë se sa ata për momentin mendojnë.

Ndaj dhe ka rrezik permanent e tejet të madh,që të fortit e politikës, të dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale,për të shpëtuar nga ndjekja,të mos lënë metodë as mundësi pa përdorur, në mënyrë që të ndikojnë dhe blejnë jo vetëm prokurorët e gjykatësit e Gjykatës Speciale me lek, por ta joshin edhe ndërmjetësuesin "dylber"të Trumpit, Richard Grenell duke pranuar ta ndajnë e bëjnë copa copa gjithë vendin dhe shuajnë tërësisht shtetin e kapur për fyti, nga ta, të Kosovës, për ta zbehur e devalvuar sa më shumë punën e pa varur të kësaj Gjykate, me kompromise të pafund e lëshime të tmerrshme territoriale në dëm të tokave të Kosovës,për të kënaqur orekset e Serbisë.

Për aq më tepër, së fundi paralajmërohet si tejet indikativ edhe mundësia e krijimit të sërishëm të boshllëkut në punën e Gjykatës Speciale, sidomos tani kur është momenti më kritik i vendimit të saj, për ngritjen e aktakuzave të para.

Kjo edhe për faktin se tanimë është raportuar publikisht për mundësin e dorëheqjes dhe largimit të vet Kryeprokurorit të Speciales, amerikani Jack Smith,gjoja për angazhimin e tij në fushatën zgjedhore presidenciale në SHBA në kampin e presidentit Trump.

Ndonëse nga Gjykata Speciale është mohuar një mundësi e tillë, lajmin e pa vërtetuar e ka dhënë, njeriu numër një i afërt me kreun e SHIK-ut Kadri Veselin,i cili mund të ketë informata të sigurta dhe të konfirmura nga dora e parë, si ish këshilltar personal i ish kryetarit të Kuvendit, Blerim Latifi.

Ndaj dhe krimi i organizuar që ka kapur të gjitha institucionet e Kosovës,do ta provoi me të gjitha mënyrat, që të shfrytëzoi edhe këtë rast të mirëseardhur dhe të veçantë për ta, që ta shtrij ndikimin deri thellë brenda Gjykatës,duke blerë gjykatës dhe prokurorë edhe në Specialen, për të përfituar kohë dhe zbehur funksionimin e saj efikas dhe të pa varur në gjykimin e krimeve të luftës që ndërlidhen sidomos me vrasjet politike të pa zbuluara deri më tani në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"