Qeveria Hoti kukull pa plan, të gjithë ata që janë pjesë e krimit të organizuar janë pjesë e dy pushteteve kryesore

Qeveria Hoti kukull pa plan, të gjithë ata që janë pjesë e krimit të organizuar janë pjesë e dy pushteteve kryesore
Qeveria Hoti kukull pa plan, të gjithë ata që janë pjesë e krimit të organizuar janë pjesë e dy pushteteve kryesore

Hasan Preteni

  • 11 June 2020 - 13:34

Shkruan: Hasan Preteni

Në qeveri janë instaluar të gjithë ata që janë të shantazhuar që kanë biznese fitimprurëse. Të gjithë titullarët partiak të partive politike në pushtet, secili prej tyre kanë pasuri më shumë së buxheti shtetëror i shtetit. Buxheti shtetëror është rreth 2 miliardë, secili prej tyre e ka pasurinë përafërsisht me buxhetin shtetërore. Me ata lek po i blejnë votat, po i blejnë opinionistët, po i blejnë gazetat dhe gazetarët. Po i blejnë të gjitha që kanë çmim. Plani për sundimin e ligjit është dokument- listë dëshirash, listë për ti shantazhuar mekanizmat ndërkombëtar. Të gjithë ata që janë pjesë e krimit të organizuar janë pjesë e dy pushteteve kryesore, ekzekutivit dhe gjyqësorit. E nga prostitutat mos pritni moral”.

Njohësi i fushës së sundimit të ligjit, ish kreu i Agjencionit Anti-Korrupsion Hasan Preteni, nuk beson në zotimin e Qeverisë Hoti për ta fuqizuar sistemin e drejtësisë, sidomos gjyqësorin, në funksion të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, me qëllim që të përmbushet edhe kushti kryesor për liberalizimin e vizave.Ky kusht i vendosur në letër, nuk është program real, është përpjekje për mashtrim të radhës sepse Qeveria Hoti nuk ka program fare por ndikohet dhe këshillohet nga vartësit e saj të jashtëm.

“Qeveria kukull, nuk ka plan! Plani i saj diktohet nga lideri “absolut” i Kosovës. Nuk duhet për të qenë analist filozofik por vetëm një shikues nga anash i gjithë asaj çka po ndodhë. Qeveria i largoi të gjitha “ pengesat”që i premtoi partia e dytë në zgjedhje e mbështetur nga presidenti. Kryeministri nuk e ka pengesë asnjë problem, për të gjitha “ konsultohet” nga liderët pesëkëmbësh. Po sulmohet gjithkush që mendon ndryshe, po sulmohet lideri historik i Kryeministrit, po largohen simbolet shtetërore nga zyrat qeveritare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"