E turpshme për Qeverinë Hoti, harrohet Vetingu dhe reformat në drejtësi për marrëveshje pa kushte me Serbinë

E turpshme për Qeverinë Hoti, harrohet Vetingu dhe  reformat në drejtësi për marrëveshje pa kushte me Serbinë
E turpshme për Qeverinë Hoti, harrohet Vetingu dhe  reformat në drejtësi për marrëveshje pa kushte me Serbinë

Skender Kapiti

  • 12 June 2020 - 17:58

Shkruan: Skender Kapiti

Nt. “Nuk e bën Veting-un një pushtet dhe një politikë e cila e kishte kapur shtetin,pushtetin ,drejtësinë dhe sistemin. Pavarësisht se kryeministër është Hoti, vallen ai do ta kërcejë sipas melodramës së Thaçit e Mustafës sepse ai do të drejtohet e do të dirigjohet prej atyre të cilët e bënë kryeministër. Po veproi në të kundërt ai nuk do ta ketë të gjatë karrigen e kryeministrit ku e kanë vendosur ustallarët e korrupsionit. Qeveria Hoti, koalicioni bashkëqeverisjes me Listën serbe e cila nuk e njeh Republikën e Kosovës mori menjëherë vendimin për heqjen e reciprocitetit, që është në përputhje me agresivitetin dhe politikën e Beogradit kundër Republikës së Kosovës”.

Njohësi i fushës së të drejtës Skender Kapiti, e ka kritikuar rrugën dhe gjithë procesin nëpër të cilën erdhi deri te formimi i Qeverisë së LDK-së me kryeministër Avdullah Hoti, duke thënë se kjo do të jetë Qeveria me e keqe në historikun e shtet bërjes së Kosovës, sepse ka një kryeministër pa autoritet, të pa ndikim në vendimmarrjet e qeverisë, por që urdhrat i vijnë nga jashtë, nga Presidenti Thaçi, nga kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe vegla e të dyve, Lista Srpska që bënë politikën e Beogradit. Kjo qeveri do ta thellojw degradimin e shtetit të Kosovës, për ta vazhduar aty ku e ka lanë koalicioni PAN, pa reformat e iniciuara nga Qeveria Kurti, në mesin e të cilave ishte kryesor Ligji Veting, dhe do të fokusohet vetëm në marrëveshjet me Serbinë, deri në pazare me territoret.

“Qeveria Hoti, si një qeverisje jo legjitime që erdhi në pushtet për të bllokuar dhe për të zhbërë reformat e nisura nga qeveria KURTI. Do të ketë regres dhe kthim të situatës aty ku e la PAN dhe dirigjenti i politikës së vjetër Presidenti Thaçi me ortakun e tij Isa Mustafa. Pra do të hiqet reciprociteti, do të tërhiqet nga parimi bazë i marrëdhënieve të barabarta dhe pa kurrfarë inferioriteti me Serbinë të vendosur nga qeveria Kurti. Do të ketë marrëveshje me Serbinë pa kurrfarë kushtesh, a thua se nuk është kryer krim dhe gjenocid kundër shqiptarëve nga Serbia, nuk do të kërkojë Qeveria Hoti as dëmshpërblim nga Serbia, as ndëshkim për krimet e saj. Kjo qeveri meqenëse është vazhdim i ish qeverisjes së para 6 Tetorit 2019 nuk do të iniciojë asnjë lloj reforme në drejtësi dhe as Veting-un sepse pikërisht për këtë arsye kryesisht edhe manipuluan parlamentin dhe rrëzuan qeverinë Kurti, pasi ajo kishte si projekt luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit si dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë prej gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar dhe depolitizimin e saj, dhe këtë do ta bënte Veting-u, i cili do ta pastronte edhe politikën prej individëve me rekorde krimi e hajnie.Nuk e bën Veting-un një pushtet dhe një politikë e cila e kishte kapur shtetin,pushtetin ,drejtësinë dhe sistemin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"