Akuzat e Agim Bahtirit kundër Thaçit për planin e ndarjes, të nxirren faktet dhe e vërteta

Akuzat e Agim Bahtirit kundër Thaçit për planin e ndarjes, të nxirren faktet dhe e vërteta
Akuzat e Agim Bahtirit kundër Thaçit për planin e ndarjes, të nxirren faktet dhe e vërteta

Dardan Grapci

  • 13 June 2020 - 08:55

Shkruan: Dardan Grapci

“Nëse del e vërtetë, atëherë Thaçi duhet të shkarkohet nga posti i Presidentit dhe me urdhër të Prokurorisë të dënohet sipas ligjit. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri këtë denoncim ndaj Presidentit Hashim Thaçi, edhe pse e ka bërë nën betim, nuk i besohet, prandaj sipas mendimit tim unë them që duhet së pari të gjinden faktet konkrete se a është e vërtetë apo jo plani i Presidentit për ndarjen e Kosovës”.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri po vazhdon të denoncon hapur, madje edhe nën betim Presidentin Hashim Thaçi, duke deklaruar se ka plot dy vite që atij i është prezantuar dhe ofruar plani për ndarje, madje duke i ofruar përfitime personale, nëse do ta pranonte dhe angazhohej për ta promovuar atë. Analisti politik Dardan Grapci kërkon përgjegjësi të dyanshme dhe ballafaqim të fakteve.

“Në këtë rast do të ishte e domosdoshme që në një emision televiziv të ftohen Agim Bahtiri dhe Hashim Thaçi që të përballen dhe debatojnë publikisht , ku të sqarohet njëherë e përgjithmonë se kush e ka drejtë e kush jo. Ndryshe në qoftë se del gënjeshtër denoncimi i Agim Bahtirit atëherë unë them që brenda 72 orëve duhet të jep dorëheqje nga kreu i komunës së Mitrovicës, por nëse Hashim Thaçi me të vërtetë po planifikonte me nda Kosovën dhe me bo pazare me Serbinë, atëherë kjo çështje duhet të shkojë te Prokuroria Speciale dhe të bëjnë hetime të thella mbi provat që i ka Agim Bahtiri. Nëse del e vërtetë, atëherë Thaçi duhet të shkarkohet nga posti i Presidentit dhe me urdhër të Prokurorisë të dënohet sipas ligjit. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri këtë denoncim ndaj Presidentit Hashim Thaçi, edhe pse e ka bërë nën betim, nuk i besohet, prandaj sipas mendimit tim unë them që duhet së pari të gjinden faktet konkrete se a është e vërtetë apo jo plani i Presidentit për ndarjen e Kosovës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"