Të zbulohen krimet politike të porositura nga SHIK-u, pastaj ato të komunizmit

Të zbulohen krimet politike të porositura nga SHIK-u, pastaj ato të komunizmit

Gani Qarri

  • 13 June 2020 - 09:07

Shkruan: Gani Qarri

 “Sado që inicimi i ndëshkimit të krimeve të komunizmit, megjithëse tanimë nuk paraqet rrezik për askënd, si ide është nismë e qëlluar,po para kësaj nisme, do të ishte e udhës që ish kreu i SHIK-ut, dhe kryetari i PDK-së Kadri Veselit,të inicionte zbulimin e autorëve të vrasjeve të pasluftës dhe ndëshkimin e tyre, derisa ata dhe porositësit e vrasjeve,janë ende gjallë dhe mund të dënohen për këto të bëma makabre, për të cilët ai si shef i SHIK-ut, duhet të ketë informata të bollshme dhe ka mundësi të ndihmojë më shumë se cilido tjetër,për sqarimin e tyre, ngase nuk ishin pak por mese 1800-2000 vrasje, vetëm në vitet e pas luftës në Republikën e Kosovës”.

Inicimi i nismës ligjore për ndëshkimin e krimeve të komunizmit në Republikën e Kosovës, të cilën e ka premtuar kreu i PDK-së Kadri Veseli, ndonëse është vlerësuar pozitivisht nga analistët politik dhe të sigurisë, para së të ndodhë ky proces, ata kërkojnë që të zbardhen dhe ndëshkohen krimet e karakterit politik për të cilat akuzohet ish shërbimi të cilin e ka drejtuar vetë Kadri Veseli- SHIK-u.

“Sado që inicimi i ndëshkimit të krimeve të komunizmit, megjithëse tanimë nuk paraqet rrezik për askënd, si ide është nismë e qëlluar,po para kësaj nisme, do të ishte e udhës që ish kreu i SHIK-ut, dhe kryetari i PDK-së Kadri Veselit,të inicionte zbulimin e autorëve të vrasjeve të pasluftës dhe ndëshkimin e tyre, derisa ata dhe porositësit e vrasjeve,janë ende gjallë dhe mund të dënohen për këto të bëma makabre, për të cilët ai si shef i SHIK-ut, duhet të ketë informata të bollshme dhe ka mundësi të ndihmojë më shumë se cilido tjetër,për sqarimin e tyre, ngase nuk ishin pak por mese 1800-2000 vrasje, vetëm në vitet e pas luftës në Republikën e Kosovës. Madje ligji i tillë është vonuar dhe bllokuar qëllimisht deri më tani pasi që një pjesë e vet strukturave udhëheqëse shtetërore ishin dhe janë me zemër komunistë, madje edhe paraardhësit e tyre ideologjik, që tani duan ti dënojnë, i kanë përcjellur në varre edhe me kortezhe shtetërore e nderime të larta ushtarake, ndërsa dënimi i krimeve tëkomunizmit do duhej përcjell edhe me ligjin e lustracionit dhe hapjen e dosjeve të regjimit të UDB-së, për çka asnjëherë nuk ka pasur qasje serioze dhe konsensus në mes partive politike në këto 12 vjet, të pas shpalljes së pavarësisë. Ndaj nëse në periudhën e administrimit ndërkombëtar të UNMIK-ut, e kanë pasur të pamundur dhe të ndaluar një nismë të tillë të pastrimit të figurës, ndëshkimit të krimeve të komunizmit dhe shkëputjes nga e kaluara moniste, tash e 12 vite,po të kishin pasur interesim, Kadri Veseli me shokë, kanë mundur ti përfundonin këto dhe shumë nisma tjera,por megjithatë asnjëherë nuk u sqarua dhe as sot e kësaj dite,ende nuk dihet pse ju frikësua politika kosovare një procesi te tillë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"