Forma e gjuhës nxitëse me sulmet personale inkurajon akte dhune

Forma e gjuhës nxitëse me sulmet personale inkurajon akte dhune
Forma e gjuhës nxitëse me sulmet personale inkurajon akte dhune

Ali Hertica

  • 13 June 2020 - 16:59

Shkruan: Ali Hertica

“E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Popullizmi na ka goditur në Kosovë, viteve të fundit, në format e ndryshme, duke ndikuar në një tjetër degradim të politikës kosovare. Dëmi tjetër që ia kemi bërë vetes është krijimi i një ‘aplikacioni’ në politikën kosovare, të cilin e përdorim vazhdueshëm, për qërimin e të gjitha hesapeve të mundshme në mes të politikanëve dhe subjekteve politike”.

-Zhvillimet e fundit politike në vend jo vetëm që i kanë hapur rrugë një debati të gjerë për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarwve të saj, por ka hapur debat edhe në vet ekzistencën e shtetit apo mënyrës se organizimit shtetëror. Gjendja politike në të cilën ka hyrë Kosova nga pozita e kryeministrit Hoti , përveç efekteve tjera, po konsiderohet se do ta vë në pezullim edhe procesin edhe ashtu të ngadaltë integrues të Kosovës për në Bashkimin Evropian, sepse liderët politik thuajse kanë ngreh shpatat njeri ndaj tjetrit duke e acaruar situatën politike dhe ekonomike në këtë situatë të rëndë ekonomike e cila përfshiu tërë globin nga pandemia COVD-19, duke par një acarim të pa kursyer nga urrejtja e liderëve politik për populizëm e tyre të brendshëm, duke përdorë një gjuhë jo politike. Edhe Shtetet e QUINT-it, përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë thirrje në drejtim të udhëheqësve politikë në Kosovë që diskutimet e tyre t’i bëjnë pa fyerje dhe kërcënime sepse çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Popullizmi na ka goditur në Kosovë, viteve të fundit, në format e ndryshme, duke ndikuar në një tjetër degradim të politikës kosovare. Dëmi tjetër që ia kemi bërë vetes është krijimi i një ‘aplikacioni’ në politikën kosovare, të cilin e përdorim vazhdueshëm, për qërimin e të gjitha hesapeve të mundshme në mes të politikanëve dhe subjekteve politike. Mungesa e një vazhdimësie dhe një përfaqësimi më të dinjitetshëm të diplomacisë së Kosovës në rajon dhe Evropë, ka ndikuar negativisht në përfitimet e projekteve rajonale që ka marrë Kosova. Përkundër dështimit të politikes sonë në rrafshin ndërkombëtar dhe diplomacisë se dobët në raport me bisedimet me Serbinë, tani po shpërfaqet edhe gjuha vulgare, degradimi i fjalorit dhe sharjet për çdo njeri të jetës publike që i kundërshton fajet dhe mëkatet e tyre”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"