Në Kosovë ka një bashkim të fuqishëm të kastës politike të vjetër për të ndalur ndryshimet politike

Në Kosovë ka një bashkim të fuqishëm të kastës politike të vjetër për të ndalur ndryshimet politike
Në Kosovë ka një bashkim të fuqishëm të kastës politike të vjetër për të ndalur ndryshimet politike

Gurakuç Kuçi

  • 15 June 2020 - 07:18

Shkruan: Gurakuç Kuçi

“Ky bashkim i fuqishëm është bërë për katër arsye: e para, për rikthimin dhe ruajtjen e pushtetit të uzurpokratëve, e dyta, për dërgimin deri në fund të një procesi të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën marrëveshje pastaj do ua hedh në dorë si patate e nxehtë politikanëve tjerë pas tij Hashim Thaçi në Kosovë, e treta, që të arrijnë të shuajnë dëshirën e popullit për ndryshime duke ua ulur në maksimum pastërtinë dhe aftësinë e figurave të reja politike duke përfshirë edhe Vjosa Osmanin, dhe e katërta, ta lodhin psikologjikisht popullin duke i lënë të kuptojnë se ndryshimet janë të pamundshme dhe duhet të pajtohen me uzurpokratët, populli të lodhur nga varfëria duhet që për grimca të iu nënshtrohen me servilitet kastës”.

-Gjuha banale politike e politikanëve në Kosovë nuk është një gjuhë as politike e as intelektuale, është një gjuhë e stilit komunist dhe nazi-fashist. Edhe në këto sisteme denigrimi i njerëzve për interesa të pushtetit është bërë me argumente të shpikura, shpifura dhe të tjetërsuara. Në Kosovë ka një bashkim të fuqishëm të kastës politike të vjetër, të uzurpokratëve të cilët në mbrojtje të pushtet dhe për të ndalur ndryshimet politike në Kosovë kanë blerë pothuajse çdo figurë publike, analist, krijues të opinionit dhe media me ndikim. Thirrjet e vendeve të QUINT-it janë thirrje boshe përderisa ata nuk veprojnë ndryshe dhe ndalojnë bashkëpunimin me kastën e vjetër, vendet e QUINT-it duke u arsyetuar se ne vet duhet të bëjmë ndryshimet, në realitet po nxisin që në të ardhmen duhet në Kosovë dhunë dhe revolucion. Një ngjarje e tillë do ishte një bombë që përmasat e shpërthimit do ishin rajonale dhe destabilizuese, andaj nëse vërtet vendet e QUINT-it ia duan të mirën Kosovës dhe popullit të saj duhet që të iniciojnë një evolucion nga jashtë që do ketë ndikime të thella në Kosovë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"