Agonia e Kosovës një epizod i pambaruar?!

Agonia e Kosovës një epizod i pambaruar?!
Agonia e Kosovës një epizod i pambaruar?!

Skender Mulliqi

  • 15 June 2020 - 15:01

 Moti kan përfunduar iluzionet  tona , duke menduar së nga zgjedhjet do të dalim më të fortë politikishte , më të fortë   në planin ekonomik , social, moral …Kjo nuk  po ndodh së kandidatet e propozuar  të partive politike shtetëndërtuese , nuk na ofruan mundësinë e ecjës tonë përpara.Na ofruan stagnacion, na ofruan hajni dhe plaqkitje sa të duash, kurse shumicës ,iu ofruan vuajtje dhe mjerim social.

Qytetaret u shfrytëzuan për vota nga hileqaret, matrapazët   të kësaj kaste politike.U ngjitën në pushtet gjithëfare  analfabeteve potencialë, e u lanë anash shumë  kuadro te përgatitura mirë  profesionalisht dhe politikisht.Në këtë marathon  të turpshme për pushtet, populli u shkëput nga procesi i vendimarrjës , që ju është bërë e qartë tashmë  të gjithëve.

Në Kosovë kemi hy në një situatë dramatike politike, kur  demokracia rudimentale e mbetur të mbrohet, ose të shkojmë bashkë më këta,  hora të politikës në theqafje të madhe  shtetërore.Nese  kthehemi në retrospective  për të shikuar krejt atë që është bërë, dhe ajo qka ka mbetur pa u bërë për 20 vite , sigurishte  së dëshprimi  jonë është   I madh.

Nuk patem njerëz të cilët mendojnë në mënyre  konceptuale politike , nuk patem njerëz më vizion për të ardhmen e shtetit të Kosovës.Votuesit më shumë votuan bllanko, e në bazë të paragjykimeve për kandidatet , duke e dëmtuar  vetën dhe rrjedhat e proceseve  në Kosovë .Jo vetëm kaq por kjo klasë politike siq i them unë shpesh  reakcionare ,na kan pru në situate  bllokade .

Na krijuan fusha të minueme , na krijuan situatë apatike shoqërore , nga e cila zor është të dilët. Pamë radhazi prodhim të krizave politike , të krizave institucionale , pamë rrezime te qeverive pa e përfunduar mandatin, së kjo punë ju leverdisi një grupi njerëzish të partive politike , për të mbetur përjetësisht në pushtet. Zënkat dhe akuzat kan zënë vend moti në këtë nënqiell, ne vend që qytetarëve  tu ofrohen projekte  konkrete zhillimore për tua përmirësuar atyre sado pak  jetën e keqe .Këto zënka ,këto akuza dhe kundër akuza të krërëve   të lartë institucional  , kan edhe prapavijë  jo vetëm  të fuqizimit të tyre ne politike , por edhe të kamuflimit të situatës jo të mirë  ekonomike dhe sociale , kan për qëllim ta zhvendosin  vemendjën e njerëzve , që këta  ti vazhdojnë  keqperdorimet dhe dreqnitë e tyre. Sigurisht së  keto akuza dhe kunder akuza  mund   lidhen edhe  më bisedimet që priten  të vazhdojnë  më Serbinë , duke e mjegulluar sa më shumë situatën politike , për ta bërë faktike ndarjën mbi baza  etnike të Kosovës .

Agonia e Kosovës është sikur një epizod që nuk  përfundon.Çka , më tutje? Dhe si të veprohet më zgjedhjet e radhës?, kur sërish ekziston mundësia e rrezimitë të qeverive , që mos të lejohet reforma zgjedhore  aq  e nevojshme .Pastaj , çka të presin njerëzit nga zgjedhjet  kur Kushtetuta e vendit ka filluar të interpretohet sipas të fortëve  të politikës? Çfare kuptimi do të këtë fituesi I zgjedhjeve ?

Kjo duhet të definohet mirë, por sigurisht, jo pa ndryshime  kushtetuese. Si nuk dëshirojnë ta kuptojnë këta njerëz  të politikës së zgjedhjet e parakohshme janë të kushtueshme  për buxhetin e varfër të Kosovës?! Pse qytetarët të dalin në zgjedhje kur atyre nuk ju plotësohen as kërkesat minimale, dhe kur më paratë e tyre bëhen pazare politike nga individet e caktuar në pushtet? Po e keqperdorin parane si po dëshirojnë ,  pa frike  së do të ndëshën më ligjin .Qytetarët e kan tashmë të ditur së kemi  uzurpim klasik  të pushtetit.

Dhe , shtrohet pyetja  si të vazhdojmë tutje? Kjo pyetje kërkon shumë  përgjigje  , kërkon forca të reja creative dhe të ndërshme politike , që do të kishin bërë punë të mira për popullin dhe për  Kosovën. Lufta jonë sikur na është kthyer në  humbjën tonë?!Njerezit kan dhëne  çdo gjë madje edhe jetën jo per nje Kosove çfare e kemi  aktualisht. Shih së çka u bë dhe na bënë njerezit e pa përgjegjshëm dhe të pa moralshem politikisht?! Kështu po mendojnë të punojnë  mbrapshtë  dhe  njerëzit  ti adhurojnë dhe aplaudojnë ? Sigurishtë së jo kurre .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"