Jetëgjatësia e Qeverisë Hoti në vartësi të marrëveshjes me Serbinë dhe karrierës politike të Hashim Thaçit

Jetëgjatësia e Qeverisë Hoti në vartësi të marrëveshjes me Serbinë dhe karrierës politike të Hashim Thaçit
Jetëgjatësia e Qeverisë Hoti në vartësi të marrëveshjes me Serbinë dhe karrierës politike të Hashim Thaçit

Faik Krasniqi

  • 15 June 2020 - 17:58

Shkruan: Faik Krasniqi

“Në pamundësi të votimit të kësaj marrëveshje, sepse duhen votat e 2/3 deputeteve të Kuvendit, me votat e tyre u del në ndihmë PDK, me arsyetimin se po votojnë për shkak të rrezikut nga izolimi i vendit nga Bashkësia Ndërkombëtare. LVV do e kundërshtoj me të gjitha mjetet, brenda dhe jashtë Kuvendit, edhe me protesta. Por s'do të mund ta parandaloj. Këtu mbyllet çdo gjë. Histori e mbyllur. Pas votimit të marrëveshjes është në dorën e presidentit Thaçi se kur e dërgon vendin në zgjedhje. Nëse e do edhe një mandat të presidentit, atëherë nuk e prish qeverinë deri në shkurt 2021. Atë ditë që e fiton edhe një mandat, ajo qeveri me mocion shkarkohet, siç janë shkarkuar qeveritë e mëhershme”.

-Kjo qeveri e pakicës është vazhdimësi e qeverisë Thaçi. Qeveria Kurti u rrëzua me përkrahjen e presidentit Thaçi, dhe me ndihmën e LDK-së dhe partive tjera. Për çfarë u formua? Përveç arsyes se Albin Kurti filloi t'ua këpus zinxhirin e krimit dhe korrupsionit, arsyeja tjetër ishin bisedimet me Serbinë. Presidenti Thaçi duke e ditur qe Albin Kurti si kryeministër nuk nënshkruan çfarëdo marrëveshje që ja vendosin në tavolinë, gjeti një LDK të gatshme për ta bërë një idiotizëm të tillë. Prandaj kot nuk u krijua kjo qeveri. Kjo qeveri do të ketë jetëgjatësi sa i duhet presidentit Thaçi. E dimë të gjithë qëllimin e tij. Të nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë. Marrëveshja nënshkruhet nga Hashim Thaçi. Aprovohet nga Qeveria Hoti. Shkon në Kuvend për votim. Në pamundësi të votimit të kësaj marrëveshje, sepse duhen votat e 2/3 deputeteve të Kuvendit, me votat e tyre u del në ndihmë PDK, me arsyetimin se po votojnë për shkak të rrezikut nga izolimi i vendit nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"