Ligjvënësit kosovar 7 muaj në mandat, me paga koti drejtë dështimit në planin legjislativ

Ligjvënësit kosovar 7 muaj në mandat, me paga koti drejtë dështimit në planin legjislativ
Ligjvënësit kosovar 7 muaj në mandat, me paga koti drejtë dështimit në planin legjislativ

Faik Krasniqi

  • 16 June 2020 - 18:06

Shkruan: Faik Krasniqi

“Nëse në dy legjislaturat e para të pasluftës jemi përfaqësuar nga intelektual të mirëfilltë, në këto pesë legjislaturat e fundit po përfaqësohemi nga deputetë të tipit kauboj, komika dhe servil të liderëve të partive. Shumica prej tyre shkojnë aty ose për mëditje, ose për të krijuar ndonjë shou. Kjo praktikë zhvatëse dhe shndërrimin e Kuvendit në një cirk duhet të sanksionohet me ligj. Por siç po shihet edhe kjo legjislaturë do të përfundoj ashtu siç kanë përfunduar edhe legjislaturat e mëhershme. Nuk mundë të pritet më mirë nga këta deputetë që postin e tyre e konsiderojnë si lopën që duhet mjelur, ashtu siç e konsiderojnë edhe shtetin dhe qytetarin e këtij vendi”.

Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, kjo që është në vazhdim, ka rreth 7 muaj që është konstituuar dhe akoma nuk ka filluar të merr hapat ë duhur në procesin e ligjvënies. Njohës të jetës parlamentare në vend vlerësojnë se kjo legjislaturë po e shënon dhe do ta përfundon vitin 2020, si vitin më të dështuar në planin legjislativ, sado që ata janë duke marr pagat e rregullta të majme, edhe pse në këtë drejtim nuk kanë bërë asgjë deri më tani, për plot 6 muaj, përveç miratimit të Ligjit të Buxhetit për vitin 2020, shkarkimit të Qeverisë Kurti dhe disa mbledhjeve ad hok të komisioneve parlamentare se për arsyetim të mëditjeve dhe çështjeve procedurale dhe ratifikimit të ndonjë marrëveshje të karakterit ndërkombëtar. Analisti politik Faik Krasniqi thotë se kjo legjislaturë do të jetë ndër më të dështuara, traditë që po bartet nga e kaluara.

“Çdo legjislaturë po del të jetë më e dobët se tjetra. Jo vetëm në këtë legjislaturë, por edhe në legjislaturat e mëhershme shumica e deputetëve janë treguar të papërgjegjshëm. Kjo edhe për fajin e partive, sepse nëpër lista kanë futur lloj-lloj debili. Nëse në dy legjislaturat e para të pasluftës jemi përfaqësuar nga intelektual të mirëfilltë, në këto pesë legjislaturat e fundit po përfaqësohemi nga deputetë të tipit kauboj, komika dhe servil të liderëve të partive. Shumica prej tyre shkojnë aty ose për mëditje, ose për të krijuar ndonjë shou. Kjo praktikë zhvatëse dhe shndërrimin e Kuvendit në një cirk duhet të sanksionohet me ligj. Por siç po shihet edhe kjo legjislaturë do të përfundoj ashtu siç kanë përfunduar edhe legjislaturat e mëhershme. Nuk mundë të pritet më mirë nga këta deputetë që postin e tyre e konsiderojnë si lopën që duhet mjelur, ashtu siç e konsiderojnë edhe shtetin dhe qytetarin e këtij vendi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"