Me Uashingtonin, JO me Serbinë kolonialiste!

Me Uashingtonin, JO  me Serbinë kolonialiste!
Me Uashingtonin, JO  me Serbinë kolonialiste!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 17 June 2020 - 09:16

***Çka duhet të kërkojë në Uashington qeveria antivetëvendosje e Hotit ?

1)      Së pari, të kërkojë, që Beogradi zyrtar, t’ia kthejë borxhin 100-vjeçar Kosovës, e cila ishte plaçkë koloniale e Serbisë (1912-199), për shkak të shfrytëzimit të pasurisë mbitokësore dhe nëntokësore të minierave “Trepça”, “Novo Bërdo” dhe të minierave të qymyrit në Obliq, në Bellaqefc etj.;

2)       Së dyti, të kërkojë, që Beogradi zyrtar, t’ia paguajë  Kosovës të  gjitha reparacionet e  luftërave  koloniale dhe gjenocidale të Serbisë pushtuese , të zhvilluara ndaj shqiptarëve (1912-1999);

3)      Së treti, të kërkojë nga Beogradi zyrtar që Kosovës t’ia kthejë Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Novi Pazarin, territore shqiptare këto, të cilat edhe sot ndodhen nën tutelën e sundimit të egër kolonial të Serbisë (1878-2020);

Vetëm pas  plotësimit të këtyre tri (3) kushteve të domosdoshme, neciatorët shqiptarë të qeverisë antivetëvendosje të Kosovës, do të nënshkruanin ndonjë marrëveshje politike me palën negociuese serbe në Uashington, qoftë në Bruksel, në Berlin, në Paris, në Vjenë, Romë a Londër.

Kjo duhet të jetë axhenda e  palës negociatore të Prishtinës, ndryshe, në rast refuzimi të këtyre tri (3) kushteve  nga ana e Serbisë, pala negociuese shqiptare e Kosovës, duhet  të mbyllë çdo daialog a multidialog me Serbinë qoftë në Uashington, në Brksel apo në Berlin, s’ka rëndësi vendi i zhvillimit të negociatave  e as përfaqësimi i ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Nëse pala ndërmjetësuese amerikane hedh poshtë këto propozime të përfaqësuesve të qeverisë antivetëvendosje, atëherë, për t’i ruajtur marrëdhëniet aleatore miqësore me Uashingtonin zyrtar, palës ndegociuse të Kosovës, nuk i mbetet tjetër opsion veç këtyre, si vijon:

(1)     Republika e Kosovës së pavarur dhe sovrane;

(2)     Republika e Kosovës e bashkuar me Republikën e Shqipërisë;

(3)     Republika e Kosovës si Republikë e 51-të e Shteteteve të Bashkuara.

Ndryshe, çdo opsion tjetër shpie në “kopshtin zoologjik” kolonial shekullor të Serbisë  (1912-1999).

Këtë, duhet ta mbajnë parasysh si pala negociuese e Kosovës, ashtu edhe ndërmjetësit amerikanë dhe evropianë.

Mirëpo, populli shqiptar i Kosovës, pavarësisht nga trysnia ndërkombëtare dhe nga shantazhet e kushtëzimet e Serbisë kolonialiste, kurrë nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje, që do të nënkuptonte kthimin e sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovë përmes “Srpska zajednicës” në veriun e Kosovës.

Edhe në Uashington, më 27 qershor 2020, pala negociuese e Kosovës, duhet të jetë këmbëngulëse dhe e qartë në propozimet dhe në qëndrimet e saj, duke kërkuar njohjen dhe respektimin e së drejtës historike, sepse Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë territor i ligjshëm i Serbisë, por vetëm një koloni e aneksuar me terror, reprezalie, me gjenocid dhe me aresion, e shkëputur nga Shqipëria Etnike.

E drejta e vetëvendosjes, të jetë objekt parësor  në takimin e Uashingtonit më 27 qershor !

Duke qenë se e drejta e vetëvendosjes është një nga postulatet relevante në sistemin pozitiv juridik ndërkombëtar, atëherë edhe negociatorët e Dialogut të Brukselit së bashku me ndërmjetësuesit e tyre, nevojitet që çështjen e Kosovës, ta trajtojnë si çështje koloniale, jo assesi si “çështje minoritare serbe”, sepse serbët në Kosovë kanë të gjitha të drejtat dhe liritë në përputhje me normat dhe me standardet e së drejtës humanitare ndërkombëtare .

Nëse negociatorët e Dialogut të Brukselit, nuk marrin parasysh të drejtën historike dhe të drejtëne vetëvendosjes së Kosovës, e cila e drejtë është në përputhje me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe  me objektivat dhe me parimet e së Kartës së Kombeve të Bashkuara, atëherë, me vetëdije, do të bëjnë shpërfilljen dhe shkeljen flagrante të tyre. Mirëpo, një veprim i tillë arbitrar, duke favorizuar politikën kolonialiste serbe, do të ishte në kundërshtim me Nenin 1, paragrafi 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku thuhet : “Anëtarët e Kombeve të Bashkuara, duhet të zhvillojnë marrëdhënie miqësore, të mbështetura në respektimin e parimit të barazisë së të drejtave të popujve dhe  të së drejtës së tyre të vetëvendosjes, si dhe të marrin çdo masë tjetër,  që mund të forcojë paqen në botë.”

Gjithashtu,  në Nenin 55 të Kartës së Kombeve të Shkuara shprehimisht është përcaktuar  respektimi i parimit të barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve…” . Duke qenë se askush nuk ka të drejtë, që ta vërë në dyshim kredibilitetin dhe detyrimet e OKB-së, që të respektojë dhe të zbatojë të drejtën e vetëvendosjes së popujve, sepse që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, u dëshmua si garanti kryesor i lirisë, i barazisë, dhe i vetëvendosjes së popujve të shtypur  dhe të kolonizuar në kontinente të ndryshme të botës.

Sa më sipër, nëse  nuk respektohet dhe nuk merret në konsideratë e drejta e vetëvendosjes së popullit shqiptar në Kosovës, i cili pas 100 vitesh, duke falënderuar ndihmës dhe përkrahjes së Amerikës dhe aleatëve të saj evroperëndimorë, mund të shfaqet rrezik i madh dhe pasoja të paparashiuara jo vetëm për Ballkanin, për Evropën, por me gjasë, edhe për të tërë  stabilitetin, sigurinë dhe paqen ndërkombëtare.

Amerika, t’ia tregojë vendin Serbisë kolonialiste në Ballakan

Amerika me aleatët e saj evro-perëndimorë, nuk duhet t’i bëjnë asnjë koncesion politik e as gjeopolitik Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, e cila, jo më pak se 100 vjet e ka kullotur Kosovën (1912-1999). Në këtë kontekst nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi me Serbinë, sepse ajo, më shumë se një shekull e ka shfrytëzuar ekonomikisht, territorialisht dhe administrativisht Kosovën e Shqipërisë Etnike. Në këtë pikëvështrim, Serbia ështo ajo, që me miliona e me miliarda i ka borxh Kosovës (duke mos harruar edhe të gjitha reparacionit e luftërave  gjenocidale të saj të kryera ndaj shqiptarëve dhe territoreve të tyre, që nga Nishi, Bllaca, Leskovci, Kurshumlia, Vranja, Toplica, Prokupla, Pazari i Ri, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja etj…).

Qeveria e Hotit do të “mbijetojë” nëse kalon provimin e mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës, pa u cenuar kufijtë e saj nga Serbia !

Nëse Qeveria antivetëvendosje e Kosovës, do të jetë në gjendje, që të  mbrojë me konsekuencë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës ( qoftë në Bruksel apo në Uashington ) mbi bazën e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes sipas së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, atëherë, do të ketë gjasë, që të “mbijetojë” deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare të Kosovës. Ndryshe, do të kapitullojë pa përfunduar mandatin e saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"