Qeveria Hoti e pa fuqishme për dialog me Serbinë, kërkohet konsensusi politik me opozitën

Qeveria Hoti e pa fuqishme për dialog me Serbinë, kërkohet konsensusi politik me opozitën
Qeveria Hoti e pa fuqishme për dialog me Serbinë, kërkohet konsensusi politik me opozitën

Nexhat Haziri

  • 17 June 2020 - 16:13

Shkruan: Nexhat Haziri

“Sa I përket dialogut me Serbinë pres që Kosova të përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti, që mendoj se do të jetë një përfaqësim i mirë, i drejtë dhe transparent. Ne këto ditë i kemi dëgjuar edhe pikëpamjet e kryeministrit Hoti sa i përket dialogut me Serbinë, pikëpamje këto që janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe kryeministri Hoti është një njëri që mbron dhe avancon interesat e shtetit tonë në këtë proces, duke mos e rrezikuar me asnjë veprim integritetin territorial dhe funksionimin e shtetit të Kosovës. Mirëpo që ky proces të jetë i pranueshëm edhe nga të tjerët faktor politik, qeverisë i duhet të ndërtoj një konsenzus të gjerë politik e qytetar, në mënyrë që marrëveshja eventuale , përfundimtare me Serbinë të jetë e pranueshme dhe e zbatueshme”.

“Është shumë e vërtetë se qeveria Hoti është qeveri e pakicës e cila po sfidohet nga një opozitë e fortë në Kuvendin e Kosovës, siç është LVV-ja dhe PDK-ja, me çka do ta ketë shumë vështirë për të shtyrë ligje e nisma të tjera . Në këtë kontekst Kosova duhet të përgatitet mire dhe sipas disa informative Qeveria Hoti së shpejti do ta paraqes në kuvend platformën e saj lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, dhe nuk e shohë pse duhet të ndikohet nga deklarata e ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq, çfarëdo qofshin ato. Ndërsa për mos ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë shumë me rëndësi për Kosovën, e të cilat kërkojnë 2/3 e votave në Kuvend, partitë politike duhet në këtë rast ta kalojnë vetveten dhe interesat e tyre politike e ditore, pasi flitet për marrëveshje të cilat i ndihmojnë Kosovës pasi këto marrëveshje përmbajnë apo partin edhe pako buxhetore. Në të kaluarën, kur është folur për marrëveshje të tilla, partitë politike nuk kanë hezituar që të bëhen bashkë për ti ratifikuar marrëveshjet e tilla ndërkombëtare”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"