Vetë po krijojmë dilema

 Vetë po krijojmë dilema
 Vetë po krijojmë dilema

Shefik Shkodra

  • 17 June 2020 - 22:59

Çdo gjë që përpunohet mirë dhe ka sukses, do të ishte një kënaqësi, jo vetëm për autorin, por edhe për të tjerët, për shikuesit e dëgjuesit. Ata që do ta vlerësojnë atë akt, e jetojnë dhe përjetojnë si diçka të veten. Do të thotë, një vepêr të përkryer, të mjaftueshme apo të dobët e pa arritje. Ata janë masa e gjerë qytetare që e absorbojnë atë të mirë ose atë të keqe. Kështu do të ishte edhe puna e politikës tonë. Diplomacia shqiptare duhet t'i përvishet punës. Rrjedha dhe funkcionimi i saj nuk ka qenë  aq e lavdishme. Askush nuk mund të "tërbohet" dhe të bëj barrickada pa arsye, veç pse i teket dikujt, si pa mend. Gjithnjë kritika dhe vlerësime të ndryshme jepen nga opinioni publik, si drojë e asaj që nuk i zihet besë. Pra një diçka që nuk shihet e nuk dëgjohet, nuk është transparente apo më shumë e kamufluar. Kjo është më shumë kureshtare për masën e gjerë, për qytetarin erëndomtë. 

Dëshira më e madhe që të korret sukses...ky sukses është streha e të gjithë qytetarëve. Është shpëtimi i kulmit të shtëpisë e i të gjithë familjes. Pra, ne jemi një familje e zgjeruar. Prandaj edhe nëse kritika ndodh e rëndë shpeshherë, këtë nuk e bëjmë nga mendjemadhësia, por nga droja. Dhe kjo drojë është e pranishme tash për tash. 

Asnjë të dhënë ashiqare nuk e kemi prej njeriut (njerëzve) përgjegjës për dialogun dhe mënyrën e arritjes së marrëveshjes me Serbinë deri më tash. Sa herë flitet për diçka, ato fjalë nuk po përmbushen në realitet. Pra, nuk duhet të flitet për atë që nuk mundet të realizohet praktikisht. 

Është pak e kuptueshme dhe e arsyeshme, pse deri dje bisedat janë zhvilluar për marrëveshje me ndërmjetës europian, sot nuk duam ta pranojmë ndërmjetësuesin nga BE (M. Lajçak)? Si shkas, paska votuar kundër anëtarsimit tonë në INTERPOL, madje vjen nga një vend që ende nuk e ka pranuar Kosovën shtet të pavarur! Kjo është mirë! Po meqë jemi në mes "kurdhës dhe çekanit", në këtë rast më duket, rezistenca bëhet e pakuptimtë dhe e paarsyeshme. 

Nuk bën president ta vëni veten në dyshim para qytetarëve me fjalë tua.

Lajçak erdhi në Kosovë dhe u desht ta pranoni në bisedë, përkundër krejt asaj që ngulëshe këmbë para një ditë a dy. Kjo bie ndesh me parimin institucional të një përfaqësuesi të Republikës. Këtu vjen në shprehje kontradikta me vetveten. 

Ka shumë kohë flitet për dialogun. Në konferenca për media thekësohet puna e vizave. Prandaj edhe "irritimi" me BE-ne. Ne duhet të mendojmë, si t'i ndalim rininë dhe kuadrot e reja në vend, jo t'i përcjellim sa më shpejt e t'ua japim rrugët e botës. Ata i duhen këtij vendi.

Në vend se të bashkoni të gjithë zërat e partive e të kryeni punë të përbashkëta, në zhvillimin ekonomik e në punësim, ju po "ndëshkoni" të tjerët. Në një mënyrë po i shantazhoni dhe po i përjashtoni nga organizimi i fuqishëm i brendshëm. 

Nuk duam t'i pranojmë "propagandat" që vijnë nga qarqe të ndryshme, qofshin edhe të vërteta, (dhe nuk janë të gjitha rrena) ngase qëllimi i jonë është mbrojtja e integritetit të vendit dhe pajtimi brenda këtyre kufijve ekzistues të Kosovës. 

Shumë analistë kohëve të fundit janë "kërleshë" me nervozë (sikur vërtet dinë se çka po thonë), duke bërë shantazh dhe sa më shumë mjegullime te qytetarët. Hedhin teoritë konspirative duke paraqitur interesin e dy hemisferave. Duke pohuar dhe duke u pajtuar se, pa dhënë diçka, nuk e fitojmë pavarësinë, nuk mund të inkuadrohemi në OKB dhe të tjera. Bëjnë krahasime duke u bazuar në politikën globale (nuk përjashtohet as kjo), por shqiptarët nuk duhet pas çdo njëzet vjetësh të bëhen detonar, në pritje të krejt atyre që kanë mbetur në gjysmë rrugë, pa përfunduar interesin tyre dhe të pakënaqur pas përfundimit të luftës. Një marrëveshje jashtë kufijve të sotshëm, Kosova do të humb, mbetet një Palestinë e dytë. Në këtë rrjedhë do të marrin ndezje, ndoshta, për një rrugë lufte edhe vendet tjera. Për këtë europianët e SHBA-t nuk duhet të lejojnë ndryshim kufijsh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"