Skandal para fillimit të dialogut, Kosova shkon në bisedime me 18 njohje të humbura nga lobimi i Serbisë

Skandal para fillimit të dialogut, Kosova shkon në bisedime me 18 njohje të humbura nga lobimi i Serbisë
Skandal para fillimit të dialogut, Kosova shkon në bisedime me 18 njohje të humbura nga lobimi i Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 18 June 2020 - 07:13

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 “Nuk është për të anashkaluar faktin e tërheqjeve të njohjeve rreth të 18 shteteve. Kudo dhe në çfarëdo shteti kishte me qenë problem numër një për qeveri dhe shtet. Po në Kosovë vazhdohet sikur mos me pas ndodhur asgjë, ndonëse njohjet janë tërhequr dhe vazhdon politika e njëjtë në Beograd. Pikërisht këtu është edhe dështimi. Mos kushtëzimi i taksës me njohje dhe masa konkrete, sikundër edhe të reciprocitetit, ka ngritur pozitën e shtetit kriminal serb kundruall Kosovës. Ndaj edhe diskutohen vijat e ndryshimit të kufijve, marrja e veriut të Republikës dhe krijimi i korridoreve serbe brenda Kosovës, deri te enklavat serbe që pretendohen të krijohen”.

Kosova do ta paguan pikërisht tani, në procesin e fillimit të dialogut me Serbinë, çmimin e shtrenjtë të dështimit në politikën e jashtme për këto 12 vjet në pavarësi, kur diplomacia serbë u kthye në ofensivë dhe loboi fuqishëm për tërheqjen e njohjeve numerike ndaj Republikës së Kosovës. E tani, derisa ndërkombëtarët po përgatitin agjendën e takimeve të para, ministri i jashtëm i Serbisë po krenohet me atë që kanë bërë deri tash në politikën e jashtme kundër Kosovës duke e dobësuar atë, pasi që e pranon se ndikimi i Serbisë në Kosovë nuk është ai për të cilin është munduar Serbia, përveç mbajtjes së Veriut të Kosovës në kontrollin serb që do të jetë temë e negocimit për marrëveshjen finale, por e kanë zbritur fuqinë mbështetëse të Kosovës në OKB. E Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka bërë edhe një herë thirrje partive opozitare që t’i bashkohen në procesin e dialogut me Serbinë, duke thënë se pret edhe nga Albin Kurti dhe Kadri Veseli që të shprehin gatishmëri për të bashkëpunuar sa i përket procesit të negociatave me Beogradin.Rreziku për Kosovën është në tavolinë të bisedimeve marrëveshja e dëmshme duhet të ndalohet nga Kuvendi i Kosovës.

“Sa do te bashkëpunojnë dhe a është thirrja e Hotit serioze do të vërehet së shpejti. Kjo, për faktin, se nëse Thaçi me cilësi të Presidentit e udhëheqë dialogun, nuk presë një bashkëpunim me opozitën, sidomos me VV-në. Me PDK ka ashtu kështu bashkëpunim në çdo temë. Ndërsa, kur është fjala për humbjen e fuqisë së Republikës, duhet thënë se dështimet e kaluara po vazhdojnë edhe aktualisht. Madje, edhe më ashpër. Heqja e taksës pa ndonjë kundërvlerë, sikundër edhe reciprocitetit ndaj shtetit serb, pa i kushtëzuar me masa konkrete, është dështimi më i madh i kësaj politike. Në këtë gjendje ftesa për bashkëpunim e Hotit është qesharake. Ai hoqi edhe reciprocitetin dhe tani mendohet se ai është mu krijuesi i probleme të tilla. Thaçi, do të jetë bartësi i dialogut. Në këtë anë nuk ka dilemë se rreziku për Kosovën është i lartë. Këto forca dhe vetë Thaçin duhet ndalur. Ajo arrihet me veprime konkrete në Kuvend. Sa do të realizohet kjo do të shihet”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"