Vizita e Lajçakut në Prishtinë e zhveshi Hashim Thaçin nga zotimet dhe premtimet e tij mashtruese

Vizita e Lajçakut në Prishtinë e zhveshi Hashim Thaçin nga zotimet dhe premtimet e tij mashtruese

Gani Qarri

  • 18 June 2020 - 16:42

Shkruan: Gani Qarri

Me 16 qershor patëm rastin për ta kuptuar edhe një herë më tepër karakterin e dyshimtë, mashtrues dhe të luhatshëm të presidentit,i cili serish ndryshoi qëndrimin e tij refuzues dhe kundërshtues, ndaj përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe përkundër faktit se ka pasur fjalë të ashpra dhe akuza para dhe pas emërimit të Lajçakut në atë pozitë, me të arritur në Kosovë, ai vet e priti, i pari Lajçakun në takim, madje meBEgjithëse Lajçak tha se si përfaqësues special i BE-s, këtu është për të biseduar në kuadër të Rezolutës 1244, me udhëheqësit kosovar, për habi, Thaçi u shpreh se ata kanë zhvilluar një takim konstruktiv së bashku”.

“Se Hashim Thaçi është një mashtrues, përçarës dhe gënjeshtar i pashoq, të cilit kurrë nuk i ka zënë fjala vend, nga populli i Kosovës, dihet që moti, por ajo që nuk mund të kuptohet është fakti se si mund ta përfaqësoj shtetin e Kosovës edhe në një situatë kaq serioze një president i cili ndryshon qëndrimet jo brenda ditës por edhe brenda orësh, në takime dhe samite vendimtare, ku përfundimisht, pritet të vendoset për fatin e vendit dhe të ardhmen e popullit të Kosovës.

Për aq më tepër, Hashim Thaçi, qysh më 4 mars të këtij viti, në një konferencë për media, pati deklaruar se ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, që po përflitej si emisar i mundshëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, nuk do të pranohet dhe nuk do të jetë i mirëseardhur nga ana e tij, pasi që nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe një nga votat vendimtare që i është premtuar Kosovës në INTERPOL, në fund e ka mbyll telefonin dhe Mirosllav Lajçak ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOOL. Ndaj Brukseli me emërimin e një emisari nga një shtet që nuk e njeh Kosovën ka bërë gabim strategjik dhe Lajçak është referencë e gabuar e BE-së në mes të një procesi të ndjeshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Veprimi tjetër mashtrues i Hashim Thaçit është ai i datës 26 Maj, kur ai vet pati deklaruar: "Personalisht nuk jam në kontakt me Lajçakun dhe nuk e di sa larg kanë shkuar bisedimet Lajcak-Kurti-Borrel”, por si President, do t’i përgjigjem ftesave nëpër samite të udhëhequra nga Merkeli, Macroni etj, por nuk do të marrë pjesë në procese të negociatave që udhëhiqen nga Lajçak. Ndaj është e pamundur të kuptohet se si mundë ta përfaqësoj shtetin e Kosovës, në takime dhe samite me shumë rëndësi, ku vendoset fati i shtetit, një personalitet i tillë mashtrues e pa integritet që i ndryshon qëndrimet e tij, jo vetëm brenda ditës, por dhe brenda orësh”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"