Qeveria Hoti është krijesë e Hashim Thaçit për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, PDK i siguron votat në Kuvend

Qeveria Hoti është krijesë e Hashim Thaçit për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, PDK i siguron votat në Kuvend
Qeveria Hoti është krijesë e Hashim Thaçit për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, PDK i siguron votat në Kuvend

Faik Krasniqi

  • 18 June 2020 - 19:04

Shkruan: Faik Krasniqi

“Marrëveshje që dyshoj s’do të jetë në favorin tonë, duke e njohur Serbinë që në tavolina gjithmonë fiton. Ajo marrëveshje sillet në Kuvend për votim. PDK me "arsyetimin" që nuk guxojmë t'i themi JO Amerikës, dhe për hir të interesave të Kosovës do e votojmë këtë marrëveshje, qoftë edhe marrëveshje e keqe. Ajo marrëveshje votohet. LVV nuk mundë ta parandaloj votimin e marrëveshjes, pavarësisht kundërshtimit të fuqishëm. Histori e përfunduar”.

Marrëveshja me Serbinë, me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe të BE-së të arrihet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në serbi, pas disa raunde takimesh të përfaqësuesve të palëve në këtë proces, pasi që nga pala Kosovare tani më pro fillimit të dialogut dhe mbështetjes të Qeverisë Hoti dhe marrëveshjes me Serbinë, është deklaruar edhe PDK, duke siguruar edhe votimin në Kuvend.

“Qeveria Hoti është e Hashim Thaçit. Prej fillimit ka qenë ky plan i tyre. Jo rastësisht Nisma nuk u futë në Parlament. Këtë e donte me ngulm Isa Mustafa, por edhe Hashim Thaçi. Bëhet një koalicion në mes të LVV dhe LDK-se, ajo qeveri rrëzohet me mocion nga të gjitha partitë. Presidenti Thaçi i jep mandatin LDK-s, duke marrë parasysh që Gjykata Kushtetuese i bindet atij. Krijohet qeveria LDK-AAK-Nisma-Lista serbe dhe minoritet jo serbe. PDK gjoja është edhe kundër kësaj qeverie. Pas zgjedhjeve në Serbi, në SHBA takohen zyrtarët shqiptare dhe ata serb. Pas disa raundeve të shpejta të "bisedimeve" nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Histori e përfunduar. Jeta vazhdon”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"