Presidenti Thaçi është sa i rrezikshëm aq edhe i dëmshëm

Presidenti Thaçi është sa i rrezikshëm aq edhe i dëmshëm
  • 19 June 2020 - 07:07

Shkruan: Albinot Maloku

 “Presidenti Thaçi nuk përfaqëson asnjë parim a qëndrim politik përmes të cilit do të identifikohej Republika e Kosovës. Në rrethanat në të cilat ndodhet vendi, presidenti Thaçi është sa i rrezikshëm aq edhe i dëmshëm.”

Analisti e ka vlerësuar lojë të rrezikshme dhe të dëmshme për interesin e shtetit të Kosovës sjelljen e Hashim Thaçit me disa nga faktorët ndërkombëtar, diplomat me ndikim në çështjen e Kosovës. Qëndrimi kundërshtues, po aq sa konfuz e të pa përmbajtur të Hashim Thaçit në raport me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për të cilin ka pasur fjalë të ashpra dhe akuza që në nga fillimi kur nisi të përflitej emri i tij për në atë pozitë. E fjalori i ashpër i Presidentit Thaçi dhe deklarimi se është i pa dëshirueshëm dhe I pa pranueshëm për të ndërmjetësuar në dialogun me Serbinë e ka thënë edhe pasi që është emëruar në atë pozitë. Sjellja e tillë e Presidentit I ka bërë dëm të madh shtetit të Kosovës sa I takon imazhit ndërkombëtar, për nga pozita të cilën e mban Hashim Thaçi.

“Presidenti Hashim Thaçi në traditën e tij politike shquhet për ndryshim qëndrimesh! Takimi i tij me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është në kundërshtim të plotë me fjalët e tij. Besueshmëria ndaj tij, brenda vendit është venitur që moti ndërsa në nivel ndërkombëtar ai jo se gëzon besim por që do të përdoret maksimalisht deri atëherë kur ndërkombëtarët të mos kenë dobi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"