Hashim Thaçi nuk e mbajti zotimin u përul dhe nënshtrua para Miroslav Lajçakut

Hashim Thaçi nuk e mbajti zotimin u përul dhe nënshtrua para Miroslav Lajçakut
Hashim Thaçi nuk e mbajti zotimin u përul dhe nënshtrua para Miroslav Lajçakut

Muhamet Kelmendi

  • 19 June 2020 - 07:13

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 “ Z. Lajçak vjen nga Sllovakia dhe është kundër pavarësisë së Kosovës. Këta të dy janë përfaqësues të BE-së në raportet Kosovë-Serbi. Në këtë drejtim nuk është vetëm çështja e ndryshimit të deklaratave të Thaçit, por në pyetje është ekzistenca e shtetit, territori i Republikës së Kosovës. Duhet thënë se Thaçi ka prirje të takohet me çdo njeri, pavarësisht armiqësisë qe ka ndaj kombit shqiptar dhe shtetit. Me këtë donë për të treguar se ka aftësi dhe mundësi për të ecur si President. Po sa korr sukses dhe si po e mbron Kosovën del çështja nga qëndrimet dhe deklaratat kundërthënëse të Thaçit. Ndryshimet e deklaratave të Thaçit ndaj Lajçakut vijnë edhe nga çështja e raporteve me partitë politike në Kosovë. Kur ia donë interesit deklaron kundër. Pastaj heshtë dhe e pranon ndërmjetësimin. Kemi kështu të bëjmë me një njeri pa parime, shumë kontradiktor, të rrezikshëm brenda vendit, por nënshtrues ndaj faktorit ndërkombëtar”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk i ka mbajtur qëndrimet e tij kundërshtuese dhe refuzuese ndaj përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të cilin ka pasur fjalë të ashpra dhe akuza që në fillim të përfaljes për emërim në atë pozitë dhe pasi që është emëruar edhe zyrtarisht për emisar të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. “Personalisht, si President, do t’i përgjigjem ftesave nëpër samite të udhëhequra nga Merkeli, Macroni etj, por nuk do të marrë pjesë në procese të negociatave që udhëhiqen nga Lajçaku. Personalisht nuk jam në kontakt me Lajçakun dhe nuk e di sa larg kanë shkuar bisedimet Lajcak-Kurti-Borell”, kishte deklaruar Hashim Thaçi hiq më larg se më 26 maj. Thaçi është deklaruar i rezervuar për kohë të gjatë edhe nëse do ta pret në takim gjatë vizitës së Lajçakut në Kosovë, por më në fund ai ndërroi mendje dhe takimi u zhvillua. Për këtë ndryshim radikal të qëndrimit të Presidentit Thaçi.

“Deklaratat e z. Thaçi nuk duhet fare te komentohen ne kuptimin e ndryshimeve te tyre sipas situatës qe i krijohen. Ai ato deklarata i bënë çdoherë për konsum të brendshëm dhe kurrë për interes të shtetit dhe të kombit tonë. Unë nuk e di një deklaratë të kësaj natyre. Prandaj i kemi këto ndryshime ndaj përfaqësuesit sllovak Lajçak në diskutimet Kosovë-Serbi. Definitivisht është humbur shumë në BE. Z. Borell vjen nga Spanja dhe është armik i pavarësisë dhe i shtetit të Kosovës. Është person që ndërron qëndrime sipas kohës dhe interesave që ka. Bazë e kësaj është çdo herë karriera, emri dhe financat që i fiton. Mbi këtë bazë e përfaqëson shtetin e Kosovës dhe mbi këtë bazë vazhdimisht ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme me shtetin serb. Kjo është edhe te thonjëzat, te krijimi i Gjykatës së Apelit në veri, te arsimi serb, të administratës në veri dhe te amnestimi i kriminelëve të "Rojeve të Urës". Është ky që ka nënshkruar Asociacionin dhe së bashku me Isa Mustafën në vitin 2015 de-fakto dhe de-jure e patën ndarë me Asociacion Kosovën. Priten tash veprime edhe më të dëmshme nga z. Thaçi. Brenda vendit bëri një çrregullim total dhe jashtë vendit i ka tash duart e lira. Do që zoti dhe SHBA-të e ruajnë shtetin dhe popullin shqiptar”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"