Mos dalja masovike në zgjedhje, ishte në shërbim të profiterëve dhe liderëve radikal të politikës

Mos dalja masovike në zgjedhje, ishte në shërbim të profiterëve dhe liderëve radikal të politikës
Mos dalja masovike në zgjedhje, ishte në shërbim të profiterëve dhe liderëve radikal të politikës

Skender Mulliqi

  • 19 June 2020 - 10:23

Pak  është eleboruar tema , pse më shumë së 50 përqind që kan të drejtë vote , po i bojkotojnë zgjedhjet?Dita e zgjedhjeve për këta qytetarë duket si ditë e rëndomtë.Gjysma e votuesëve nuk po marrin pjesë në përcaktimin e të ardhmës dhe shfrytëzimit të  ndodhive të rëndësishme  politike, duke mbetur anash një procesi politik shumë të rëndësishem.

Armata e të painteresuarëve, të demoralizuarëve , e të frustruarëve , duket së nuk i kan parapëlqyer kandidatet dhe partitë politike.Mos përcaktimi për ndonjë opcion politik dhe identifikimi me te, apo edhe shkaqët tjera,  kan qenë thirrje për bojkot.

Ky mos interesim për dalje në zgjedhje nacionale dhe në zgjedhje locale , e ka dëmtuar  vendin . Gjendja në një shtet nuk ndryshon duke mbajtur anën e bojkotit, por inkuadrimit në secilin proces politik e shoqëror , e kështu edhe pjesmarrja active në zgjedhje.

Ky opurtunitet do të thosha , nuk i ka kantribuar proseve demokratike , dhe as proceseve zhvillimore të Kosovës.Kjo mos dalje në votime , veq sa e ka theksuar krizën , madje po shohim edhe kthime mbrapa .Mos dalja nuk duhet të shikohet si problem individual , por duhet të shikohet si problematikë shoqërore- politike   për vendin .Nese ne nuk I ndihmojmë vetit, nuk duhet pritur së nga anash na  rregullohen punët .

Kjo pjesë e madhe  nuk e kan bërë zgjedhjen e duhur .Jam shumë I bindur së sikur të kishim pasur dalje më masovike në zgjedhje , nuk do ti kishim tash gjithë këto probleme  politike dhe probleme të  tjera zhvillimore.

Duke e shikuar së secila ditë po na bëhët më e vështirë së tjera  , përcaktimin për dalje masovike duhet shikuar si rrugë te vetme , që ta kemi një elitë politike në shërbim të qytetarëve .Bojkotuesit tradicional janë bërë shpina dhe dekori i mirë i partive politike në pushtet.

Pse më ju dhënë një kënaqësi të tillë?Përgjigjën në këtë pyetje më së miri është ta gjejnë ata vet. Sigurisht së ka pasur njerëz të tillë apo organizata që I kan koontribuar shumë bojkotit të zgjedhjeve , më qëlllime të caktuara politike .Kjo nuk është dashur të pranohet.

Kjo iu ka mundësuar kësaj  elite politike të grabisin  para  më bollëk, të kan privilegje dhe fuqi politike të madhe. Gjithashtu ju ka mundësuar të sillën në mënyrë  të rrezikshme dhe brutale. Këtë nuk mund ta vënë në dyshim askush. Mos daljen në zgjedhje nuk duhet kuptuar si zgjedhje e të keqes, apo  të zgjedhjes më të vogël e të keqës.Por , zgjedhjet mbahen dhe kan kuptim për  alternativa të mira dhe productive politike .

Dr.Ibrahim Rugova mbetet zgjedhja me e mirë nga ana e qytetarëve , së kishte edhe dalje më masovike  në atë kohë.Nese bëjmë matjen e të mirës dhe të negativiteve të mos daljes të 50 përqind të qytetarëve në votime ,  primatin e ka kjo e dyta, që ka krijuar një shtet të varfër, më të varfërinë në Evropë. Pësha e të keqës është shumë e madhe , dhe shkon në anën e profiterëve dhe liderëve radikal të politikës. Kjo elitë politike janë mëkataret të cilët kan inspiruar gjerat më të mbrapshta, që kan mundur të na ndodhin pas luftës.

Pse kemi një gjendje të tillë  gadi kolapsuese nuk mund të lirohen nga faji , ata që po i bojkotojnë zgjedhjet…E tash  më pak  do të përballeshim më  figura  të kompremetuara politike. Dhe, nuk është i njejtë rezultati  40 ose 45 pro daljes në zgjedhje, e 55 përqind kunder daljës në zgjedhje …Kjo praktikë e keqe ishte dashur të ndërpritët për të mirën tonë …

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"