Mezi i siguruan 61 vota për shkak se nuk u plotësuan apetitet e kota për të marr poste ekzekutive apo për tu bërë ambasador

Mezi i siguruan 61 vota për shkak se nuk u plotësuan apetitet e kota për të marr poste ekzekutive apo për tu bërë ambasador
Mezi i siguruan 61 vota për shkak se nuk u plotësuan apetitet e kota për të marr poste ekzekutive apo për tu bërë ambasador

Blerim Burjani

  • 20 June 2020 - 08:53

Shkruan: Blerim Burjani

Jam skeptik që do të ketë ide më kreative programore në rrafshin ekonomik sepse kjo qeveri po shihet se ka ardhur e pa përgatitur dhe ad hok ad hoc me ide programore. Të shohim në vazhdim se çfarë programi për rimëkëmbje ekonomike do të aprovoj në kuvend, nëse qeveria i ka numrat, pasi që po shihet se nuk janë serioz dhe të përkushtuar. Deputetët e partive të koalicionit e kushtëzuan edhe votimin e qeverisë së re me interesa personale , prej 64 votave që mendonin se i kanë mezi i siguruan 61 vota për shkak se nuk u plotësuan apetitet e kota për të marr poste ekzekutive apo për tu bërë ambasador. Çfarë partish udhëheqëse të shtetit janë këto dhe çfarë deputetësh janë këta? Patën lidhje apo nuk patën e kushtëzojnë votën e tyre për tu bërë mister apo diçka tjetër. Këtu nuk ka koment dhe ndryshimet apo zhvillimi nuk vjen me njerëzit e tillë që duan të mbijetojnë e pasurohen personalisht nga politika”.

Mangësi dhe dështim të madh të institucioneve të reja të Kosovës, Kuvendit dhe të Qeverisë së bashku vonesën e trajtimit në Kuvend të agjendës legjislative për vitin në vijim, edhe deputetët ka 7 muaj që kanë marr mandatin dhe kanë votuar Qeverinë. Programi legjislativ për deputet dhe komisionet parlamentare, sipas vendimit të Kryesisë, është shpërndarë dhe tash e tutje mundë të procedohet sipas planit, vetëm nga data 17 qershor. Agjenda legjislative për këtë vit është shumë e vonuar prandaj kjo Qeveri, prioritet kryesor duhet dhe do të mundohet ta ketë rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së krijuar me pandeminë e koronavirusit.

-Do të ishte shumë më pozitive që kjo të ndodhë sa më pare dhe pa vonesa, adresimi dhe dërgimi i planit legjislativ në Kuvend. Sido qoftë kjo qeveri vetëm një ide po duket që e ka për të lehtësuar gjendjen e qytetarëve, po e përmend mundësinë e tërheqjes së 10 % nga Trusti, dhe përmend investime në rimëkëmbje ekonomike rreth 200 milion. Kjo qeveri duhet të jetë më shumë kreative në ide praktike dhe të zbatueshme për lehtësime ekonomike, për të shpëtuar ekonomin. Jam skeptik që do të ketë ide më kreative programore në rrafshin ekonomik sepse kjo qeveri po shihet se ka ardhur e pa përgatitur dhe ad hok ad hoc me ide programore. Të shohim në vazhdim se çfarë programi për rimëkëmbje ekonomike do të aprovoj në kuvend, nëse qeveria i ka numrat, pasi që po shihet se nuk janë serioz dhe të përkushtuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"