Hashim Thaçi i kordinuar mirë me Beogradin dhe Moskën, po tenton ta copëtoj Kosovën për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Hashim Thaçi i kordinuar mirë me Beogradin dhe Moskën, po tenton ta copëtoj Kosovën për të shpëtuar nga Gjykata Speciale
Hashim Thaçi i kordinuar mirë me Beogradin dhe Moskën, po tenton ta copëtoj Kosovën për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Naim Miftari

  • 20 June 2020 - 09:08

Shkruan: Naim Miftari

“Deklarata e deputetit gjerman është deklaratë reale dhe shumë e vërtetë sepse Hashim Thaçi i koordinuar mirë me Beogradin, Moskën dhe Parisin deri diku, po tenton ta copëtoj Kosovën, që përmes faktorizimit të vetë ti shpëtoj burgut nga Gjykata Speciale për vrasjet politike që i ka urdhëruar vetë dhe të shpëtoj nga dosjet e UDB-së, shërbimit sekret Serb, që nëse publikohen e eliminojnë politikisht brenda disa orëve. Krejt kjo synohet të realizohet me rënien e Qeverisë Kurti, me formimin kundër kushtetues të Qeverisë kukull të Thaçit dhe Mustafës, me kryeministër Avdullah Hotin”.

Deputeti i partisë konservatore CDU, Peter Beyer, gjatë debatit parlamentar ka alarmuar përsëri dhe akuzuar rëndë presidentin e Kosovës për përgatitjen e një pazari të ndyrë në kurriz të Kosovës dhe ka theksuar se pjesë e këtij pazari mund të jetë edhe shpërbërja e Gjykatës Speciale. Prandaj Beyer kërkoi që më 27 qershor në Washington të ftohet edhe emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, ndërsa Richard Grenellin e atakoi për shkak të “lojërave jo transparente”. Eksperti i fushës së sigurisë Naim Miftari thotë se ky alarm i deputetit gjerman është serioz sepse shteti gjerman më mirë se askush tjetër i njeh prapaskenat dhe qëllimet e Hashim Thaçit që janë të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës.

“Deklarata e deputetit gjerman Peter Beyer, lidhur me Hashim Thaçin nuk është befasuese aspak pasi shteti gjerman dhe britanez janë shtetet e vetme që nuk e përkëdhelin Thaçin dhe as nuk i përfillin teket e tija. Mos të harrojmë edhe raportin e Inteligjencës ushtarake të KFORIT Gjerman në vitin 2003 dhe atë të BND-së gjermane një vit më vonë , ku Thaçin me shokë e përshkruajnë shumë saktë, si koka të krimit të organizuar në Kosovë. Prandaj ishte edhe ai tentimi famoz, hakmarrja e Thaçit kundër Gjermanisë me tentimin për arrestimi dhe tentimi për ti dënuar tre agjentët gjerman të BND-së si terroristë në Kosovë.

Thaçi e ka qëllimin që të ja lë tash me tradhti LDK-së marrëveshjen me Serbinë , sikur bashkësinë e komunave serbe me fuqi ekzekutive, Kantone, si barrë të rëndë LDK-së, siç ja la nënshkrimin e marrëveshjes jo kushtetues në Vjen Isa Mustafës. Vetëm se ai për marrëveshjen finale e ka ndërruar shërbëtorin. Për shtati i shkon edhe politika e jashtme dështuese e presidentit kontravez Donald Trump i cili për biseda me Serbinë caktoj dhëndrin serb Palmer dhe Granelin, ish vartësi i Yoni Bolltonit i cili ishte kundër bombardimit të Serbisë nga NATO dhe pastaj ishte edhe kundër shtetit të Kosovës. Kosova tani po përdoret nga disa emisar Amerikan si thikë me dy tehe kundër Bashkësisë Evropiane me të cilën Trumpi i ka sjell punët në nivelin më të ulët që nga mbarimi i Luftës së dytëbotërore, me këta politikanët tonë të korruptuar dhe të shitur te armiqtë tanë, prandaj po rrezikojnë të shndërrohemi në një produkt i një mini berze Ballkanike e cila do lë pasoja me jetë të gjatë në Kosovë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".