Dështimet e Legjislativit, pasojë edhe e neglizhencës dhe indolencës së Ekzekutivit

Dështimet e Legjislativit, pasojë edhe e neglizhencës dhe indolencës së Ekzekutivit
Dështimet e Legjislativit, pasojë edhe e neglizhencës dhe indolencës së Ekzekutivit

Riza Smaka

  • 20 June 2020 - 16:54

Shkruan: Riza Smaka

“Gjithsesi përgjegjës ishte dhe mbetët Kryesia e Kuvendit si dhe deputetët që marrin paga e benefite joshëse por kënaqën me pasivitet dhe inaktivitet evident. Në anën tjetër, qeveritë e deritashme si dhe kjo aktuale, pothuaj se asnjëherë nuk e kanë plotësuar kërkesën nga dispozita e nenit 93 par. 1 al. 3 të Kushtetutës sipas së cilës Qeveria është titullarë e propozimeve të projektligjeve dhe akteve juridike të përgjithshme tjera!”.

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, të datës 17 qershor, është vendosur që më në fund program legjislativ i mandatit të ri qeverisës të procedohet dhe fillon të shqyrtohet në komisione dhe më pas në seancat e Kuvendit. Profesori i së drejtës Riza Smaka e ka vlerësuar këtë vonesë të fillimit të trajtimit të agjendës legjislative të këtij viti, nga Kuvendi, dështim të përbashkët nga ndikimi i politikës së pa përgjegjshme në raportet Qeveri Kuvend, ekzekutiv legjislativ, për shkak të krizës që e kishim deri më tani, derisa deputetët pa meritë marrin paga të majme.

“Legjjislativi i vendit tonë, ka kohë që, në masë të konsideruar është indolent, indiferent dheinaktiv. Ka shumë e jo pak akte ligjore me defekte evidente onomoteknike , me dispozita të pa qatra, të mangëta si dhe kolizive! Në anën tjetër, një numër i caktuar i akteve ligjore nuk ekziston dot ,nder tjera ,siç është Ligji për Qeverinë. Të gjitha qeveritë e deri sotme ,duke e përfshirë qeverinë aktuale, ishin dhe është e organizuar në vend sipas Ligjit me akt nënligjor e për aq në kundërshtim me Kushtetutën. Në teorinë dhe praktikat e mira të jurisprudencës pos në vendin tonë mbase edhe në ndonjë vend të prapambetur nuk mund të ndodhë qe të miratohet akti nënligjor pa aktin ligjor përkatës! Për aq qeverive të tilla ju ka “mundësuar” për të themeluar ministri “L’art Pour L’art” shpesh herë të panevojshme e të shumta dhe për aq të kushtueshme për paranë e taksapagueseve kryesisht të varfër!Në anën tjetër, qeveria cila do qoftë që nuk organizohet sipas ligjit të kërkuar me Kushtetutë, në këtë rast sipas ligjit special del të jetë e tipit ilegal, të paligjshëm! Ose në vend të caktimit të pagave në sektorin publik me Ligjin për Pagat, pagat aktualisht janë të caktuara me akt nënligjor! Po ashtu, jo pak akte ligjore do të duhej të plotësoheshin dhe përmirësoheshin në radhë të parë Kushtetuta, Ligji për Zgjedhjet etj. Në vendin tonë veçanërisht do të duhej të përgatitej e miratohej Ligji për Përgjegjësinë Morale, Politike e Objektive në të cilën fushë ka pas shkelje të shumta e të vrazhda por asnjëherë nuk ka pas procedime për ndërmarrje të masave legale! Është evidente se Legjislativi , ka kohë që nuk funksionon, nuk i përmbushë as për së afërmi objektivat e paracaktuara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"