Samiti i Washingtonit fundi i kompromiseve në dëm të shtetit të Kosovës

Samiti i Washingtonit fundi i kompromiseve në dëm të shtetit të Kosovës
Samiti i Washingtonit fundi i kompromiseve në dëm të shtetit të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 22 June 2020 - 16:54

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Vetëm Kosova me një përbërjeje prej 7-10 % të përkatësisë nacionale jo shqiptare është multinacionale! Kjo fletë vetë. Dhe jo vetëm kjo. BE ka lejuar ndarjen e vendit dhe serbizimin e 20% te territorit të Kosovës, duke i dëbuar nën kujdesin e KFOR-it te Francës mbi 12 mijë shqiptar nga Mitrovica e veriut. Kjo nuk lejohet! Kosova është e shqiptarëve. Në këtë territor që nga viti 4 mijë para Erës sonë të re kanë jetuar ilirët dhe pasardhësit e tyre shqiptaret. Mjafte është humbur territor. Në 100 vjetëshin e fundit ka serbizuar Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia rrethe 20 mijë km. katrore të tokës Dardane. Nuk ka ku shkon me tragjedi. Mjaftë me tolerim”.

-Në Kushtetutën e Kosovës theksohet se Kosova është shtet "multinacional". Ky përkufizim vjen nga Plani i Presidentit Ahtisari dhe është futur pa asnjë kriter juridiko-politik dhe etniko-nacional në dokumentin e shtetit te Kosovës. Mbi këtë u ndërtua një shtet "multi etnike" i Kosovës, por duke mos qenë aspak multi etnike, por thjeshtë i një etnie, asaj shqiptare. Pra? Shteti i Kosovës e ka një përkatësi nacionale shumë më të theksuar se shumë shtetet tjera të BE-së dhe jashtë këtij bashkimi, po që në kushtetutat e tyre, janë shtete nacionale dhe edhe emërtimin e kanë të tillë. Me këtë nuk është krijuar pabarazia midis kombit dhe pakicave nacionale, sepse me ligj është e garantuar kjo barazi e tillë. Duke e futur në Kosovë multi nacionalitetin është shndërruar vendi në një shtet jo funksional dhe ka rreziqe edhe të ndarjes e të copëtimit të vendit tonë. Kështu kemi pabarazi në qeveri, Kuvend dhe në ndërtimin e pushtetit lokal, ku ka një disproporcion të madh midis popullit dhe pjesëmarrjes së pakicave në qeveri. Ti shohim këto: 1. Kosova është mbi 95% shqiptare, po në organizim, edhe pse kemi 3-4 % të minoritetit serb, ai ka pushtuar mbi 15% të territorit të Kosovës; 2. Territori i pushtuar është spastruar tërësisht nga shqiptarët dhe këta me dhunë dhe me tolerim të shtetit të Kosovës nuk po lejohen të kthehen në shtëpitë e veta; 3. Është lejuar që mbi 30% e përfaqësuesve nëpër organe të jenë të minoritetit serbe etj., të cilëve duke ua rezervuar vendet në shtet, është bërë vetë shteti jo funksional. Kështu e kemi Kuvendin e Kosovës dhe shumë organe të tjera të shtetit. Sidomos policia në Veri të Kosovës etj., nuk i nënshtrohet qendrës po urdhrave të Serbisë. 4. Organizimi mbi baza nacionale ka krijuar komuna serbe brenda vendit, të cilat nuk i nënshtrohen ligjeve dhe shtetit të Kosovës, por këto komuna veprojnë sipas ligjit dhe shteti serb;

5. Është bërë jo funksional gjyqësori dhe prokuroria e vendit, administrata, arsimi etj., sepse në Veri te Kosovës funksionojnë vetëm ato të shtetit serb; 6. Është ndarë vendi edhe në fushën ekonomike, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë, sepse ai është vendosur nën kontrollin e Serbisë; 7. Veriu dhe komunat serbe po serbizohen me kolonizim dhe 8. Po krijohet një shtet i ri serb. Faktet e tilla tregojnë se BE ka punuar dhe po punon në krijimin e një shteti te ri në Ballkan. Krejt kjo mbi gjoja interesin e një politike gjeostrategjike ndaj shtetit serb, duke lëshuar kundruall kërcënimit rus në Ballkan në drejtim të shkatërrimit de-fakto dhe de-jure të shtetit të Kosovës. Këtu duhet të theksojmë se shtetet e BE kanë më shumë pakica nacionale se sa Kosova. Franca i ka mbi 30% arabe. Anglia dhe Republika Federale e Gjermanisë etj., kanë përbërje të madhe të të huajve. Po ato janë shtete tipike një nacionale. Kjo është kështu edhe në Serbi dhe në Maqedoni; në Mal të Zi e në Greqi. Në këto vende kemi mbi 30-40% shqiptar dhe ato vende nuk janë multinacionale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"