Pa përfshirjen e Amerikës në dialog, Brukseli nuk arrin ta bindë Serbinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Pa përfshirjen e Amerikës në dialog, Brukseli nuk arrin ta bindë Serbinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Pa përfshirjen e Amerikës në dialog, Brukseli nuk arrin ta bindë Serbinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Nexhat Haziri

  • 23 June 2020 - 19:04

Shkruan: Nexhat Haziri

“Dobësia e BE, në këtë proces të dialogut, u pa e qartë pasi presionet e buta, shumë herë më të forta në drejtim të Kosovës se sa Serbisë, nuk dhanë rezultat për t’i detyruar edhe Prishtinën zyrtare dhe Beogradin zyrtar që të ishin korrekte në zbatushmërin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes tyre, po ashtu edhe mos qartësia e Brukselit lidhur me agjendën euro-integruese të Kosovës, bënë që administrata amerikane të intervenonte për ti dhënë një epilog çështjes së zvarritur të dialogut Kosovë-Serbi I ndërprerë tash e disa kohë. Andaj pa përfshirjen e Washingtonit, për çka edhe Brukseli është i vetëdijshëm se nuk mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, dhe roli prijës i amerikanëve, gjithsesi në koordinim edhe me evropianët, do të jetë zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, e cila do të kurorëzohet me një marrëveshje finale që do të qojë në njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, diçka që pa amerikanët as që do të mund të imagjinohej, nëse ky proces do të ishte vetëm në përgjegjësinë e Brukselit”.

“Mendoj se roli i prijës i SHBA-ve në procesin e riaktivizimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është pozitiv për Kosovën, dhe është dëshmi e rikthimit fuqishëm të kësaj çështje në agjendën amerikane. Pas thuajse një dekade të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetuar nga BE, gjoja për normalizimin e raporteve në mes dy shteteve, nuk prodhoi asgjë konkrete dhe këto raporte nuk u normalizuan, herë herë edhe u tensionuan si rezultat i moszbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nga Kosova dhe Serbia. Vetëm SHBA-ja mund të jetë garantuese e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi disponon me mekanizma të fuqishëm për t’i shtyrë palët që t’iu qëndrojnë besnike atyre obligimeve që dalin nga marrëveshja në mes tyre”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"