Iniciativa e Kadri Veselit për komisionin hetimor të privatizimit është vetëm një mashtrim skandaloz

Iniciativa e Kadri Veselit për komisionin hetimor të privatizimit është vetëm një mashtrim skandaloz
Iniciativa e Kadri Veselit për komisionin hetimor të privatizimit është vetëm një mashtrim skandaloz

Muhamet Kelmendi

  • 24 June 2020 - 16:05

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Në këtë anë e kemi një lojë shumë të rrezikshme të Kadri Veselit. PDK del kundër Qeverise Hoti. Voton për mocion. Kërkon zgjedhje dhe bënë kërkesë për komision. Kjo është një lojë e menduar mirë dhe që fare nuk ka për qëllim për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vend. Kosova e ka një sistem juridik të drejtësisë shumë të korruptuar. Dhe, pa e spastruar këtë sistem nuk luftohet krimi dhe korrupsioni. Të gjithë e dinë se çfarë pronash kanë politikanët e lartë dhe ekonomistët mafioz në Kosovë. Dihet gjithashtu se Prokuroria nuk po ka guxim të veprojë kundër tyre, sepse janë këta mbi shtetin”.

-Nuk dua të konkludojë shpejtë dhe të them nga fillimi se është mashtrim i radhës. Por, duke marr për bazë, gjendjen në të kaluarën dhe rrethanat aktuale, nuk mund të besohet se ka këtu ndonjë sinqeritet në kërkesat e bëra nga PDK. Që çështja të ecë përpara, natyrisht se kërkohet të fillon domosdo Vetting-u. Ky është mjeti kryesor që jep për të kuptuar se z. Veseli dhe PDK ka qëllime të spastrimit të sistemit nga elementët korruptive në vend. Derisa kjo nuk bëhet, propozimet tjera, si çështja e Komisionit të Privatizimit etj, janë vetëm për të mbuluar mos angazhimin dhe kundërshtimin e tyre për Vetting.

E çka mbetet! Vetting-u, ky është mjeti që shëron pushtetin dhe e lufton kriminalitetin në Agjencinë e Privatizimit, e lufton krimin dhe korrupsionin dhe hapë perspektivë për shtet ligjor”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".