Ja pse presidenti serb Aleksandër Vuçiq po e sulmon dhe përqesh Hashim Thaçin

Ja pse presidenti serb Aleksandër Vuçiq po e sulmon dhe përqesh Hashim Thaçin
Ja pse presidenti serb Aleksandër Vuçiq po e sulmon dhe përqesh Hashim Thaçin

Nexhat Haziri

  • 26 June 2020 - 16:14

Shkruan: Nexhat Haziri

 “Edhe z. Vuçiq, sikur edhe BE dhe SHBA, e dinë se çfarëdo marrëveshje finale e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, e që nuk e përmban njohjen reciproke në mes dy vendeve, është një marrëveshje që nuk zgjidhë asgjë, përpos që vazhdon ta ruaj një status quo, e cila nuk do ta ndihmonte as Kosovën e as Serbinë, por duke i lënë në një “konflikt të ngrirë, potencialisht me rrezikshmëri për të shpërthyer në konflikt të shkrirë mes dy shteteve. Ndërsa sa i përket presidentit Thaçi dhe rolit të tij tashmë në fund të mandatit të tij presidencial, shihet se ai është i frustruar edhe nga frika e Gjykatës Speciale, për faktin se nuk arriti dot që ta shtynte përpara projektin e ndarjes së Kosovës në vija etnike në emër të marrëveshjes me Serbinë, dhe në emër të “paqes” së arritur në mes dy shteteve fqinjë, ai të fitonte një lloj imuniteti karshi drejtësisë”.

“Tërheqja e Thaçit, nga plani për shkëmbim territoresh në emër të korrigjimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë si marrëveshje finale me Serbinë, pas kundërshtimit të këtij plani në Washington, Berlin, Londër e Bruksel, sikur e ka hidhëruar në një farë forme presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiqi, i cili po ashtu në një forme po i hakmerret homologut të tij kosovar, duke e nxjerrë në sipërfaqe gatishmërinë e këtij të fundit për planin ruso-serb mbi ndarjen e Kosovës në vija etnike në shkëmbim që pjesa tjetër e mbetur e territorit të Kosovës të njihet nga Serbia, dhe pjesa e tjetër ti bashkohet shtetit serb. Në këtë prizëm, presidenti serb Vuçiq, po e thotë një të vërtetë që është folur shumë në opinion por edhe nga personalitet ndërkombëtare, për takime të fshehta si në Washington, po ashtu edhe në kryeqytete evropiane ku është biseduar dhe akorduar për shkëmbim të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë nga të dy presidentët. Ndërsa ironizomi i presidentit serb Vuçiq lidhur me njohjen reciproke në mes dy shteteve si një nga kriteret kryesore që duhet përmbaj marrëveshja finale Kosovë-Serbi, po e bënë për marketing politik që atij i duhet tani kur Serbia së shpejti do të shkoj në zgjedhje . Edhe z. Vuçiq, sikur edhe BE dhe SHBA, e dinë se çfarëdo marrëveshje finale e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, e që nuk e përmban njohjen reciproke në mes dy vendeve, është një marrëveshje që nuk zgjidhë asgjë, përpos që vazhdon ta ruaj një status quo, e cila nuk do ta ndihmonte as Kosovën e as Serbinë, por duke i lënë në një “konflikt të ngrirë”, potencialisht me rrezikshmëri për të shpërthyer në konflikt të shkrirë mes dy shteteve. Ndërsa sa i përket presidentit Thaçi dhe rolit të tij tashmë në fund të mandatit të tij presidencial, shihet se ai është i frustruar edhe nga frika e Gjykatës Speciale, për faktin se nuk arriti dot që ta shtynte përpara projektin e ndarjes së Kosovës në vija etnike në emër të marrëveshjes me Serbinë, dhe ne emër të “paqes” së arritur në mes dy shteteve fqinjë, ai të fitonte një lloj imuniteti karshi drejtësisë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"