Dorëheqja e Presidentit akt patriotik për ta shpëtuar kredibilitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës

Dorëheqja e Presidentit akt patriotik për ta shpëtuar kredibilitetin  ndërkombëtar të shtetit të Kosovës
Dorëheqja e Presidentit akt patriotik për ta shpëtuar kredibilitetin  ndërkombëtar të shtetit të Kosovës

Nexhat Haziri

  • 27 June 2020 - 08:53

Shkruan: Nexhat Haziri

 “Është fakt që Serbia ka bërë shumë fish më shumë krime ndaj shqiptarëve, dhe gjenocidi serb nuk mund të barazohet me krimet individuale të njerëzve brenda UÇK-së, por që duhet ta themi se ne si Kosovë nuk bëmë apo bëmë fare pak në drejtim të padisë ndaj Serbisë për të gjithë krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës. Dhe tani është e domosdoshme që presidenti Thaçi të dorëhiqet pasi Kosova rrezikon seriozisht kredibilitetin e saj ndërkombëtar duke pasur një president me aktakuzë për krime lufte, por edhe pozicionin e saj në procesin e dialogut me Serbinë”.

-Padyshim se është një goditje e rëndë për Kosovën dhe imazhin e saj ndërkombëtar si shtet shpallja e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli tani më në prag të rifillimit të dialogut me Serbinë në Vashinton, por ky është edhe një zhvillim i pritshëm dhe përveç momentit kur u ngritën këto aktakuza nuk duhet të na befasoj, për arsye se kjo Gjykatë është themeluar nga Kosova, Krimet kanë ekzistuar dhe ato nuk kemi pse t’i mohojmë, ka pasur vrasje të civilëve, vrasje të oponentëve politik, pra të 100 zyrtarëve të LDK-së, gjatë dhe pas luftës, vrasje brenda strukturave të UÇK-së, dhe këto aktakuza nuk janë kundër Kosovës e as kundër UÇK -së, janë aktakuza ndaj individëve të cilët kanë pasur përgjegjësi komanduese në UÇK gjatë periudhës së luftës. Andaj si i tillë, ky proces duhet të pritet me qetësi, dhe në rast se ne sillemi si shoqëri e përgjegjshme ndaj këtyre zhvillimeve, Kosova do të dal shumë më e fortë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".