Kadri Veseli me kampionët e hajnisë në Kosovë, po tallen me popullin

Kadri Veseli me kampionët e hajnisë në Kosovë, po tallen me popullin
Kadri Veseli me kampionët e hajnisë në Kosovë, po tallen me popullin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 June 2020 - 09:05

Shkruan: Reshat Badallaj

“Kjo bandë, po ashtu sa e sa vite e kishin kapur shtetin për fyti dhe nuk guxonte t´i trazonte askush, se mafio-oligarkët më të tmerrshëm ishin dhe janë të lidhur me krerët e kësaj bande të Kadri topuzit, që janë të lidhur ngushtë me kanalet e nëntokës kriminale. Ndoshta i kujtohet popullit se si nga klani mafioz bëheshin punësimet që bile kur i telefononin e thoshin:"Jo, nuk di gjë, jo unë nuk kam konkurruar.." dhe kjo bandë tani të del e të fol kinse për luftë kundër korrupsionit është e pa kuptimtë”.

-Iniciativat e Kadri topuzit dhe bandës se tij, nuk janë asgjë tjetër pos naive, qesharake dhe mbi te gjitha tallje me popullin. Kur dihet kjo botërisht se janë kampion i korrupsionit jo vetëm në Kosove por në tere Ballkanin. Kësaj loje të pistë u ka dalë boja dhe nuk i beson më askush. Se vërtetë është kështu kjo u tregua nga populli, ndaj tani të thuash këso marrëzira që nuk e beson askush është tepër e pa kuptueshme.

Në këto mashtrime të turpshme ju garantoj se populli është vetëdijesuar dhe nuk bie në karremin e tyre, sepse janë treguar mashtrues, rrenacak dhe se kanë dhënë premtime boshe. Çdo njeri normal do të thoshte:Ku janë ato punësime që premtuat deri në 500.000 mijë vende pune, ose është parë hapur se si janë bërë ato punësime familjare dhe bile nga kjo bandë ogurzezë ka pasur që kanë pasur edhe deri në pesë-gjashtë vende pune dhe nga popullata kishte familje që nuk kishte asnjë të punësuar, dhe të dalësh sërish para popullit dhe të lehësh, kjo nuk ka koment pos të thuash se kështu bëjnë të pafytyrët.

Që nga pas lufta e mashtruan dhe e gënjyen popullin deri sa i votonin dhe pastaj i´a kthenin shpinën dhe punonin për interesa të tyre personale dhe assesi për interesa shtetërore ose për interesat e qytetarëve të saj, prandaj them se të kota janë këto përpjekje për të mashtruar popullin, sepse i kanë parë se janë të pa besë dhe besë prerë. Pastaj shtrohet edhe një pyetje e thjeshtë por shumë logjike: Si ka mundësi këta të bëhen super milioner dhe të sigurojnë pasuri për jo më pak se 30 breza? Mendoni se këta vagabondë u pasuruan dhe u bënë të kamur si sheikët e Arabisë me një rrogë!? Po, kush i beson pallavrat e tyre? Ka perënduar koha e mashtrimeve, por kam një frikë nëse kjo bandë mafioze do t´i paguajnë qytetarët për t´i votuar se si thonë:"fukarallëku të qon në derën e hasmit", Por, të mos harrojmë se kjo bandë ogurzezë edhe blerjet e pista i bënë me paranë e taksapaguesve dhe kur të vije fundi thonë ne fituam dhe sërish populli mbetet me gisht në gojë dhe këta do të ndajnë postet sipas pazareve të pista. Kjo, nuk është që kanë ndodhur vetëm njëherë, por shpesh herë. Por, populli do të jetë i palëkundur dhe nuk do i beson me kurrë sepse të gjithë të korruptuarit tani që po lehin populli i njeh taman si paren e kuqe”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".