Në përballje më Serbinë të zgjohet bota akademike, Hashim Thaçi nuk e ka më autoritetin dhe besueshmërinë të negociojë për Kosovën

Në përballje më Serbinë të zgjohet bota akademike, Hashim Thaçi nuk e ka më autoritetin dhe besueshmërinë të negociojë për Kosovën
Në përballje më Serbinë të zgjohet bota akademike, Hashim Thaçi nuk e ka më autoritetin dhe besueshmërinë të negociojë për Kosovën

Rexhep Shahu

  • 27 June 2020 - 09:11

Shkruan: Rexhep Shahu

“Çdo tentativë për ta lidhë fatin e tij personal me Kosovën do ta ndëshkojë me rëndë presidentin Thaçi. Kosova nuk duhet të mbetet peng as e politikanëve që kanë politikë skuthi e filozofi politike antiamerikanizmin. Kosova ka burra e gra që bëjnë ekipe dinjitoze me u përballë me serbi e me bisedime. Kosova ka akademik që peshojnë sa dhjetë kryetar partish që marrin nga 200 mijë vota. Hashim Thaçi nuk e ka me autoritetin dhe besueshmërinë të negociojë për Kosovën sepse ka barrën e akuzave të rënda edhe për pazare për të amnistuar akuzat dhe për të zhbërë Gjykatën Speciale. Pasi ta fitojë luftën e tij me drejtësinë, dyert e politikës i ka hapura, por jo të shalojë Kosovën në këtë betejë”.

-Unë besoj se Kosova nuk do të mbetet peng e askujt në rrugën e saj. Besoj se mbrojtja dhe kujdesi amerikan do të jetë për Kosovën gjithmonë. Kosova vazhdon të jetë në agjendat e mëdha të politikës e diplomacisë euroatlantike dhe kjo është pozitive. Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj, nuk munden as nuk duhet ta mbajnë peng Kosovën. Akuzat ndaj tyre janë ndaj tyre jo ndaj Kosovës as ndaj UÇK. Momenti i shpalljes së akuzës duket si kurth, por askush nuk gjykon dot taktikat e të tjerëve, por vetëm të vetat. Dhe ata apo kushdo tjetër nuk mund ta lënë peng Kosovën për lirinë e tyre, nuk mund ta ngrenë në luftë Kosovën për lirinë e tyre. Ata kanë për detyrë tani ta bëjnë luftën e tyre dhe ta fitojnë, ta mbrojnë e pastrojnë veten e tyre edhe për hir të Kosovës të cilën e kanë përfaqësuar gjatë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"