Këta deputet, shkelës të Kushtetutës dhe servil të liderëve të partive politike

Këta deputet, shkelës të Kushtetutës dhe servil të liderëve të partive politike
Këta deputet, shkelës të Kushtetutës dhe servil të liderëve të partive politike

Riza Smaka

  • 27 June 2020 - 14:20

Shkruan: Prof. Dr. Riza Smaka

“Pos neglizhencës, inkompetencës së dozuar me inkonsekuenca implicite, gjatë funksionimit të Kuvendit janë manifestuar dhe vijojnë të reflektohen qëndrime përkatësisht votime kundër kushtetutare përkatësisht të dëmshme! Vetëm në rastin e formimit të Qeverisë aktuale , haptas, kanë qenë aplikuar forma kundër kushtetutare të votimit pro në kolizion me dispozitën e nenit 70 par. 1 dhe nenit 70 par. 3 alinesë 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Shtuar tërë kësaj gjendjeje edhe interesat egoiste e egocentriste kryesisht të liderëve partiakë të caktuar, funksionimi i Kuvendit , gjatë një periudhe dhe disa legjislaturave ishte dhe veçanërisht është tejet i dobët dhe inproduktiv”.

“ Çështjet shoqërore – politike jo vetëm aktuale , por në përgjithësi, mund dhe duhet të shpjegohen dhe kuptohen sipas analizimeve kritike të shkaqeve të manifestimeve të tyre. Referuar temës për Legjislaturën aktuale inproduktive madje deri në nivelin e indolencës, do të duhej shtjelluar mënyrën e zgjedhjes së jo pak deputeteve e deputetëve. Një numër i konsideruar i deputetëve ishin, janë dhe mbetën favoritë të liderëve partiakë të cilët në rrethanat e centralizimit autokratik partiakë , favorizohen edhe makijavelisht dhe fitojnë statusin e përfaqësueseve të popullit. Po ashtu është edhe të kandidatet përkatësisht deputetet. Madje të këto edhe më shprehimisht. Aq më parë kur një numër i konsideruar i deputeteve , të favorizuara nga liderët partiakë dhe në kundërshtim me nenin 7 të Kushtetutës, e fitojnë statusin e përfaqësueseve të popullit. Tërë kjo nuk përkon me meritokracinë e së andejmi as me pritshmërinë e nevojshme për të ushtruar me efikasitet, eficiencë e përkushtim funksionin e deputetit e deputetes. Në këtë kontekst reflektohen edhe qëndrime partiake centraliste e për aq jodemokratike të projektuara kryesisht nga liderët partiakë , shpesh herë në kolizion me Kushtetutën përkatësisht me interesat e përgjithshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".