Kosova po zbrazet në heshtje, qytetarët po ikin nga kapja e shtetit prej rrjeteve të krimit të organizuar dhe mafies politike

Kosova po zbrazet në heshtje, qytetarët po ikin nga kapja e shtetit prej  rrjeteve të  krimit të organizuar dhe mafies politike
Kosova po zbrazet në heshtje, qytetarët po ikin nga kapja e shtetit prej  rrjeteve të  krimit të organizuar dhe mafies politike

Arsim Haziri

  • 28 qershor 2020 - 08:25

Shkruan: Arsim Haziri

“Është e dhimbshme dhe alarmuese kur e shohim se si Kosovës çdo ditë po i tkurret popullsia, dhe krejt kjo për shkak të mungesës së kushteve elementare. Dhe krejt ato mungesa janë derivat i keq qeverisjeve tash e 20 vjet. Është pikërisht mungesa e mirëqenies sociale ajo e cila detyron dhunshëm qytetarin që të orientohet diku në Evropë, mbase gjitha pushtet lëre që nuk janë hapur për diskutimin e këtyre problemeve, ato edhe e kanë sabotuar konsolidimin e përgjithshëm. Pra, pushtetet në Kosovë, nuk kanë qenë të interesuara për ta ndihmuar vendin, ne çdo sferë dhe si rezultat i mungesës së kushteve themelore, çdo të riut iu është dashur ta merr destinim tjetër të jetesës”.

-Nëse vendit nuk i vjen tjetër logjikë e të bërit pushtet, atëherë trendi drejt ikjes veç çka do të avancohet edhe më shumë. Tashmë edhe janë më se të kuptueshme arsyet pse një i ri ka zero moral për të qëndruar në Kosovë. Kosova mund të shquhet për çdo gjë negative, pra një kaos funksional e i pazgjidhur, mirëpo jo për gatishmëri të plotë për krijimin e kushteve që të mund të bëhet publikja. Thjeshtë ka qenë strategji e liderëve politik që shoqërisë t'ia integrojnë disa fenomene dehumanizuese, nën arsyetimin se duke qenë brenda strategjive politike edhe më i lehtë ka qenë manipulimi e zotërimi i tyre. Mbase në shoqëritë ku ekziston mesatarja e mirëqenies së përgjithshme, tendencat për t'i dhunuar e detyruar të mbështesin forca politike, është e pamundshme. Shoqërisë sonë po i bëhet e fuqizohen vetëm politikat, madje janë bërë aq të fuqishëm sa më fuqinë që e posedojnë arrijnë ta zotërojnë edhe shtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".