Dorëheqja e Hotit do të ishte shërbimi më i mirë i tij për Kosovën

Dorëheqja e  Hotit do të ishte shërbimi më i mirë i tij për Kosovën
Dorëheqja e  Hotit do të ishte shërbimi më i mirë i tij për Kosovën

Skender Kapiti

  • 28 qershor 2020 - 11:04

Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet, nuk ka as leje dhe as autorizim popullor për të qeverisur e për pasojë nuk ka as takat politikisht, as forcë ekzekutivisht dhe as vertetim moral, publik e juridik për të qeverisur. Ajo  është një qeverisje halli e zori, e dobët si një patericë e grupeve të interesit.

Z. Kryeministër Ju e dini vetë më mirë se kushdo se zgjedhja e Juaj si Kryeministër dhe qeveria e drejtuar prej Jush nuk ka së pari legjitimitetin popullor, pasi subjekti politik që të ka zgjedhur nuk është fitues i zgjedhjeve. Qeveria Hoti është produkt i marrëveshjeve të grupeve politike të interesave të tyre dhe i qëndrimeve tolerante ndaj regjimit dhe shtetit serb, deri aty sa ajo mundi të konstituohej me dakordësinë dhe me votat e Listës serbe.

Edhe po ta zëmë se mund te behej një kryeministër nga LDK-ja , ai post  do t’i takonte Vjosa Osmanit, ishkandidates për kryeministre nga LDK-ja falë së cilës LDK arriti të dalë forcë e dytë politike. Pa znj. Osmani si kandidate për  kryeministre, LDK -ja do të renditej forcë politike e tretë e ndoshta e katërt. Pra, ju z. Hoti nuk vleni si  kryeministër pasi nuk ju kane  dhënë mandat as votuesit e  vetë LDK-së.

Qeveria Hoti është produkt i një komploti parlamentar të përgatitur nga çifti politik i diskredituar Mustafa-Thaçi, ish qeveria e PAN-it dhe elita dështake e vjetër politike. Këtë Ju e dini më mirë se kushdo , pasi e din shumë mirë edhe gjithë opinion publik i brëndshëm dhe ai politik ndërkombëtar.

Pra qeveria e drejtuar nga Ju nuk është zgjidhja por është produkt i krizës  dhe i pazareve   të  korrupsionit dhe i  matrapazllëkut politik të  politikës së vjetër.

Dhe duke qenë në një situatë të tillë edhe poqese  Ju  Hoti kini  dëshirë dhe përkushtim për të bërë ndonjë punë të mirë dhe të mbarë   nuk do të mundeni  dot sepse jeni produkt pushteti i varur dhe i kushtëzuar nga ata që ta mundësuan dhe të bënë kryeministër dhe që Juve u ka pëlqyer, por që  do të jeni  i detyruar që ta hidhni e kërceni vallen sipas melodisë së tyre, pasi në të kundërt do të përzejnë nga “dasma”, pra do të rrëzojnë. Para se të largojnë të tjerët si kryeministër është mirë që të largohesh vetë  dhe t’i hapësh rrugë zgjedhjeve të reja të parakohshme dhe kthimit të legjitimitetit popullor. Ky do të ishte shërbimi më i mirë që Ju do t’i bënit vetes si dhe  Kosovës, shtetit dhe  demokracisë  sepse janë  domosdoshmëri urgjente  zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Kjo sepse aktualisht sot Kosova është në krizë të thellë parlamentare, qeveritare e presidenciale dhe në udhëkryq prej korrupsionit të lartë shtetëror. Parlamenti arriti që me një mocion mosbesimi të LDK, ishkomponentit qeverisës të LDK-LVV të rrëzojë qeverinë legjitime të drejtuar nga Albin KURTI me një grusht parlamentar të legjitimuar edhe nga Gjykata politike Kushtetuese pasi tani kemi një qeveri jolegjitime të formuar nga humbësit e zgjedhjeve të 6 Tetorit 2020. 

Pra në Kosovë kemi në pushtet triumfin e jolegjitimitetit.

Sot Kosova ka qeverinë më të paafë dhe më të dobët në këto   20 viteve që prej çlirimit të saj. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Kosova ka akoma edhe President Hashim Thaçin i cili ka bërë në disa raste shkelje të rënda kushtetuese duke i sjellë dëme shumë të rënda shtetit të Kosovës. Ai këtë post e ka përdorur për aventurë,  për interes  dhe për ambicie personale të tij. Ai ka përgjegjsinë e dështakut dhe keqbërësit kombëtar  më të madh si politikan, pushtetar ,shtetar e president shqiptar veprimtaria e të cilit ka dëmtuar rëndë interesat e shtetit të  Kosovës për interesat e tij personale. Prandaj z.Hoti jipni dorëheqjen që t’i bëni mirë vetes dhe Kosovës. Para jush me kohe do të duhej të jipte dorëheqje Presidenti Thaci, i cili pavarësisht se e jep apo nuk e jep dorëheqjen ai tashmë me aktakuzën e rëndë  ngritur kundër tij nga Specialja, ai tashmë është moralisht e  publikisht i shkarkuar pasi ndodhet nën akuza të rënda dhe nuk e ka moralisht as pushtetin dhe as autoritetin e Presidentit, dhe Ju nuk mund të shpresoni që të keni më tutje mbështetjen e tij.Qëndrimi i tij në postin e Presidentit tashmë është bosh dhe pa kuptim pasi atij nuk i lejohet e drejta për të qenë  as i besueshëm, as i pranishëm e as i pranueshëm në bisedimet Kosovë-Serbi dhe as në agjenda të tjera me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare. Si kryeministër i një qeverie pa pushtet, pa besim popullor, pa autoritet dhe e paaftë dhe shumë e dobët politikisht,  do të ishte mirë për  Ju z. Hoti që të jepnit dorëheqje në mënyrë që populli me referendum të bëjë VETING-un e duhur: atë  të votimit  dhe të zgjedhjes të përfaqësuesve të tij,  një parlament të ri prej të cilit të dalë një qeveri legjitime e duhur për t’u përballur me sfida shumë të vështira të krijuara dhe të lëna trashëgimi nga politika e vjetër.     

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"