Edhe ndërkombëtarët bashkëfajtor për eskalimin e krimit të organizuar në Kosovë

Edhe ndërkombëtarët bashkëfajtor për eskalimin e krimit të organizuar në Kosovë

Gani Qarri

  • 29 June 2020 - 11:52

Shkruan: Gani Qarri

 “Loja e tyre, me kritikat që herë pas herw, bëjnë sikur i drejtojnë, ndaj abuzimeve serioze dhe sjelljeve të pa përgjegjshme të krerëve të shtetit dhe liderëve të partive politike në Kosovë, janë vetëm fjalë boshe dhe pa asnjë efekt, përderisa ata vet nuk ndalin bashkëpunimin me kastën e vjetër të kriminalizuar politike dhe nuk bëjnë asgjë që ta izolojnë dhe ndalojnë bashkëpunimin me ta”.

Duke përcjellë për dy dekada rolin e faktorit ndërkombëtar në Kosovë, në procesin e mbështetjes për procesin e shtet ndërtimit, thekson se mungesa e rezultateve në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit vjen për pasojë të mungesë së angazhimit serioz edhe të vetë ndërkombëtarëve, që kanë bashkëpunuar me politikën dhe rrjetet kriminale, dhe nuk i kanë luftuar ato.

-Nuk do mend se ndërkombëtarët,me qëndrimet e tyre kontradiktore dhe sjelljet dyfytyrëshe po e irritojnë edhe më tepër popullin e izoluar të Kosovës të vetmin në rajon e më gjerë.

Përderisa ndërkombëtarët në njërën anë ruajnë bashkëpunimin me kriminelët dhe në anën tjetër u bëjnë thirrje qytetarëve për ndryshime, duke u arsyetuar se ne vet duhet të bëjmë ndryshimet, në realitet, vet ndërkombëtarët me sjelljet e tyre aspak korrekte, po nxisin që në të ardhmen në Kosovë të mundë të destabilizohet gjendja me shpërthim dhune dhe “revolucion”.

Një zhvillim i tillë i përmbysjes së politikës nuk përkon me civilizimin dhe demokracinë por do të ishte një bombë që përmasat e shpërthimit do ishin destabilizuese, mbase edhe rajonale, ndaj izolimi ndërkombëtar i të inkriminuarve dhe mos kooketimi i ndërkombëtarëve me ta,mbetet aleanca e vetme për qytetarët e Kosovës, për ta nxjerr nga loja këtë kastë të shpenzuar dhe të demoduar e korruptuar politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"