Presioni për luftimin e krimit dhe korrupsionit ndaj Qeverisë së Kosovës, farsë mashtruese e zyrtarëve të korruptuar ndërkombëtar

Presioni për luftimin e krimit dhe korrupsionit ndaj Qeverisë së Kosovës, farsë mashtruese e zyrtarëve të korruptuar ndërkombëtar
Presioni për luftimin e krimit dhe korrupsionit ndaj Qeverisë së Kosovës, farsë mashtruese e zyrtarëve të korruptuar ndërkombëtar

Muhamet Kelmendi

  • 30 June 2020 - 07:04

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Nuk besoj ky presion nga jashtë do të shpie te Vetingu. Kjo për faktin se ky sistem që kemi është ndërtuar nga OKB-ja dhe nga BE-ja . E ata kurrsesi nuk e futin punën e vetë në shqyrtime ku do të dalin krimet dhe korrupsioni me i lartë i bërë mu nga zyrtarët ndërkombëtar, edhe nga ata të EULEX-it. Prandaj ajo është vetëm një thirrje pa vlerë dhe se nuk pritet Veting me këtë Qeveri. Këtë e kanë deklaruar me dhjetëra herë qeveritarët e kësaj Qeverie, LDK, PDK, AAK, NISMA etj. Kurdo ku këta janë në qeveri nuk pritet Veting. Në fund të fundit edhe ky sistem i krijuar nga bashkëpunimi me EULEX-in dhe me OKB-në. Dhe, si i tillë po i shërben shumë mirë interesave të klaneve ne pushtet”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, ka reaguar ndaj kërkesave të vazhdueshme të zyrtarëve ndërkombëtar që po i adresojnë ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës, për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Një presion i tillë po vazhdon tani edhe ndaj Qeverisë Hoti. Një mesazh i tillë i është dërguar së fundi kryeministrit Hoti edhe presidenti i Partive Popullore Evropiane Donal Tusk. Ai përveç urimit, në këtë letër drejtuar LDK-së ndër tjera kërkon fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit, pasi që sipas tij vlerat e Partive Popullore Evropiane bazohen në parimet e sundimit të ligjit, në pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit e cila kërkohet të jetë në agjendë të lartë të kësaj Qeverie. Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi shkruan se kjo kërkesë është një togfjalësh, por nuk është e sinqertë, sepse janë ndërkombëtarët ata që po i frikësohen sundimit të ligjit dhe bërjes së VETING-ut në Kosovë, pasi që janë vetë pjesëmarrës në krijimin e sistemit të korruptuar të drejtësisë.

“Çështja e luftimit të krimit dhe të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, në administratë dhe në agjencionet e luftës kundër krimit ekonomik, politik e financiar, është më e rënda dhe pothuajse ka probleme, më pak a me shumë, në çdo shtet.

Kjo po shihet edhe në demokracinë amerikane. Atje ka dal në shesh lufta kundër racizmit. Kjo po ndodhë edhe në vendet e BE-së. Kudo ka probleme. Por, më të theksuara janë në vendet në zhvillim, sikurse është Kosova. Z. Tusk ka probleme në Poloni. Atje sistemi gjyqësor është më i korruptuari në BE. Thënia e tij për Kosovën është një thënie politike në vazhdën e thënieve dhe të kërkesave që i bënë Brukseli dhe Vashingtoni. Pra, pse të lejohet Veting ? Për të dëmtuar interesat klanore, ato financiare dhe politike! Jo. Këta nuk bëjnë Veting. Dhe, as BE nuk është i interesuar për Veting”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"