Besimi i Kosovës për të ardhmen e dialogut me Serbinë në mbështetjen amerikane

Besimi i Kosovës për të ardhmen e dialogut me Serbinë në mbështetjen amerikane
Besimi i Kosovës për të ardhmen e dialogut me Serbinë në mbështetjen amerikane

Nexhat Haziri

  • 30 qershor 2020 - 11:38

Shkruan: Nexhat Haziri

“Pas dështimit të samitit të Uashingtonit si pasojë e ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria speciale me seli në Hagë, kundër dy figurave qendrore në politikën Kosovare, kreut të shtetit Hashim Thaçi dhe ish shefit të SHIK-ut, ish kryetar Kuvendi dhe kryetar aktual i PDK-së Kadri Veseli, u nxituan me deklarata shumë personalitete evropiane ai ajo e Volfgang Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, njohës i mirë i çështjes së Kosovës dhe marrëdhënieve në raport me Serbinë, një deklarim i tij aspak i favorshëm për Kosovën, pasi iniciativën amerikan e shpalli të vdekur”.

“Mendoj se Kosova nuk duhet ta humbë shansin e dytë të paralajmëruar edhe nga presidenti amerikan Tramp, për takimin e radhës kurdo që caktohet ai. Nuk them se duhet të përjashtuar BE-ja nga procesi i një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, por roli primar në këtë proces duhet dhe u takon amerikanëve. Pas dështimit të samitit të Uashingtonit si pasojë e ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria speciale me seli në Hagë, kundër dy figurave qendrore në politikën Kosovare, kreut të shtetit Hashim Thaçi dhe ish shefit të SHIK-ut, ish kryetar Kuvendi dhe kryetar aktual i PDK-së Kadri Veseli, u nxituan me deklarata shumë personalitete evropiane ai ajo e Volfgang Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, njohës i mirë i çështjes së Kosovës dhe marrëdhënieve në raport me Serbinë, një deklarim i tij aspak i favorshëm për Kosovën, pasi iniciativën amerikan e shpalli të vdekur. Dhe kjo mjaftoi që Putin të hidhej në aksion, pasi çdo dështim i perëndimit në veçanti i SHBA-e në rajon, krijon teren të përshtatshëm për Rusinë e cila vetëm në Ballkanin jo stabil dhe jo të integruar, e sheh si teren të përshtatshëm për ti forcuar interesat e saja gjeostrategjike dhe përmes Serbisë që do ta mbaj jashtë BE-së, do ta sfidonte jo vetëm Ballkanin por edhe vet stabilitetin e evropian. Andaj Rusia do të paraqes çdo pengesë për arritjen e ndonjë marrëveshje Kosovë –Serbi me ndërmjetimin amerikan, dhe interesimi i saj është kjo çështje të trajtohet vetëm në nivel evropian, ku interferimi i saj do të jetë më i fuqishëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".