Të mos futemi në rrugë pa dalje, Gjykatën Speciale e pranuam vetë me ngritje dore

Të mos futemi në rrugë pa dalje, Gjykatën Speciale e pranuam vetë me ngritje dore
Të mos futemi në rrugë pa dalje, Gjykatën Speciale e pranuam vetë me ngritje dore

Shefik Shkodra

  • 30 qershor 2020 - 11:54

"Është dhimbshme kjo ndodhi, por kjo është pritur. Këtë e kemi pranuar me ngritje dore, fatkeqësisht në mënyrë institucionale, është pranuar Gjykata Speciale. Ndoshta, s'do të na pyesnin, më në fund, hiç ne. Shumë deklarata të politikanëve dhe 'analistëve' janë lëshuar në publik, se gjëja, qe jemi befasuar, dhe janë krejt politike këto akuza. Nuk kanë faj personat në fjalë. Janë njerëz të UÇK-s, etj. Më duket, se, një pjesë e tyre, vërtet po derdhin "lotë krokodili". Nuk janë të sinqertë. Dhe nuk e thonë realitetin. Ata që na kanë përcjellë brenda (si ambasadat e miqve) shumë herë na kanë tërhequr vërejtjen në proceset e ndryshme për gabimet politike, ekonomike, për korrupsionin, etj”. 

-Akuzat e pretenduara, për presidentin e Kosovës dhe për ish kryetarin e Parlamentit të Kosovës, nuk janë kurrfarë kënaqësie për askënd dhe, nuk duhet të konsiderohen si hakmarrje brenda për brenda politikës kosovare dhe as gjithë shqiptare. Këto janë për keqardhje. Aq më keq do të ishte, nëse dikush do të tentonte, që Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, apo kushdo tjetër që do të dalë me një akuzë nga Tribunali i Hagës, të identifikohet me UÇK. Asnjë gjykatë, asnjë politikan evropian, as nga Serbia e Rusia, nuk do të mund ta identifikonte UÇK-n me individët. Formacioni luftarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dalë nga gjiri i këtij populli, vullnetar, për çlirimin e këtij vendi. Dhe kualifikimet në çfarëdo mënyre tjetër, janë të papranueshme dhe jo veç që do të na dëmtonte ne, por jam i bindur, që me ketë farë teze do të implikohej edhe NATO. Ndoshta ky ishte e është qëllimi i dikujt tjetër nga politika e armiqve.

 Është dhimbshme kjo ndodhi, por kjo është pritur. Këtë e kemi pranuar me ngritje dore, fatkeqësisht në mënyrë institucionale, është pranuar Gjykata Speciale. Ndoshta, s'do të na pyesnin, më në fund, hiç ne. Shumë deklarata të politikanëve dhe 'analistëve' janë lëshuar në publik, se gjëja, qe jemi befasuar, dhe janë krejt politike këto akuza. Nuk kanë faj personat në fjalë. Janë njerëz të UÇK-s, etj. Më duket, se, një pjesë e tyre, vërtet po derdhin "lot krokodili". Nuk janë të sinqertë. Dhe nuk e thonë realitetin. Ata që na kanë përcjellë brenda (si ambasadat e miqve) shumë herë na kanë tërhequr vërejtjen në proceset e ndryshme për gabimet politike, ekonomike, për korrupsionin, etj. 

 Shumë e qartë është për opinionin gjerë publik se, shërbimet sekrete në Ballkanin Perëndimor janë të shumtë, sidomos ato shërbime serbo-ruse. Këto madje janë parë si në Kosovë, në Malin e Zi, në Maqedoni, deri diku, mendoj që as Shqipëria nuk ka shpëtuar lehtë nga intrigat e tyre. Pasojat janë të fillimit në Kosovë, me hyrjen e trupave të NATO-s, atëherë kur francezët futen në Mitrovicë, këtë alarmim e dinë të tjerët më mirë se unë. Po edhe hyrja e trupave ruse në aeroportin e Prishtinës ishte incident. 

 Ditën kur është shpallur Republika e Kosovës shtet i pavarur, është dashur edhe të mendohet, se si do të mbrohet. Nuk kanë qenë përgatitje të duhura që atëherë. Secili ka menduar për pushtet dhe jo të gjithë për shtet. Ka startuar mirë, por është lënë puna në një njeri, të tjetër nuk kanë vepruar asgjë. Nuk është angazhuar inteligjenca as Akademia e institucionet kulturore. Si me qëllim. Janë marrë e janë vendosur kuadro partiak në vende e pozita të rëndësishme apo, familjar, të shumtën shumë persona injorantë, të pa kredibilitet, qoftë në politikën e brendshme apo në diplomaci. Është investuar në lobime, por nuk është shkrepur diçka me interes vendi. Duket si diçka e qëllimshme. 

 Cilat ndërmarrje do të duhej të paraprinin, para se të merrte hapin Serbia me aleatin e vet, Rusinë? Një varg veprimesh kanë qenë të mundshme në mënyrë institucionale, kurrë pa u ndërprerë:

 1. Zgjedhja e njerëzve të duhur në biseda dhe ballafaqime; njohës të mirë të historisë së popujve të Ballkanit. Luftërat dhe okupimet e tokave të huaja, sigurisht serbët ishin grindavecët dhe që rregullisht kanë shkaktuar kriza deri në luftëra. Gjithmonë kanë qenë xhelat dhe plaçkitës të tokave dhe pasurisë shqiptare. Ata është dashur të dënohen nga bota. Por s'mundet të bëhet kjo pa i ngarkuar me fakte. Këto sikur ne i kemi heshtur. Ata e kanë zënë vendin e viktimës, ndërsa ne, të kriminelët. A s'është anakronizëm?! 

2. Një aradhë ekspertë është dashur të punonin për padi ndaj armikut, me fakte, (botime të librave në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, etj. për gjenocidin e Serbisë në shqiptarët e Kosovës para luftës së fundit, ndjekjen e shqiptarëve nga trojet e veta. Plaçkitjen e pasurisë (1878) e deri te lufta e fundit më 1999). Që të gjitha të shpërndaheshin kudo te zyrtarët dhe te  qytetarët evropianë e botëror. Ka pasur dhe ka historianë, juristë, mjekë, filologë, përkthyes, etj. 

3. Të dërgoheshin njerëz me platformë dhe të  bëhej e njohur kjo edhe për qytetarët tjerë; të merrej qëndrim nga parlamenti. 

4. Të emërtoheshin njerëz që nuk janë të shantazhuar, me kredibililitet, të panjollosur, me njohuri të mjaftueshme, edhe të guximshëm për çfarëdo negociatash. 

5. Jo biseda konspirative. Mund t'i bësh bisedat e tilla vetëm kur diçka është në favor të vendit, pa dyshim e me vendosmëri. Si është parë, kjo mënyrë nuk ka qenë në organizimin e anës tonë. Nuk ka funksionuar apo nuk kemi dashur?

 Një eufori nga krenaria dhe pamaturia, kurdoherë ka qenë e pranishme te lidershipi dhe partitë. Kjo na ka kushtuar. Me shumë ekzaltime e kryeneçësi ia kanë rrahur gjoksin njeri-tjetrit. Do të thotë, egoizmi ka ardhur në shprehje më shumë se sa përpjekja për veprimtari të unitetit.  

 Më shkon mendja nganjëherë, sikur vërtet, na jemi të parët e botës. Pa ne bota do të ngrihej në akull, e ajo do të duhej të  sillet rreth nesh. Na vlerë centrifugale. Sikur na jemi më të dijshmit, më “azginat” e me forcë mbinatyrore, më të pashmit, më të pasurit, më diplomatët , më e më e më... Njëmend Kosova është një pikë strategjike, e mbrojtur prej forcave të NATO-s, po askush nuk punon veç për ne. Njerëzit na kanë ndihmuar ta shpallim pavarësinë, të formojmë institucionet dhe të punojmë e ta kuptojmë qeverisjen si shtet e për shtet. Ta zhvillojmë ekonominë, t'i punësojmë njerëzit e këtij vendi. Ta përjetojmë lirinë dhe barazinë. Të ndihemi, ashtu si ndihen gjithë bota, në shtëpinë e vet. Kemi thënë shteti nuk është pronë e një grupi të vogël, as e një familje, as e një partie, as e kurrfarë titullari. Gjithnjë jemi munduar të kontribuojmë me mundësit tona me pak fjalë nëpër media. Unë i falem UÇK-s, familjeve të bijve dhe bijave që dhanë jetën e tyre për ditë të lira dhe jetë të përbashkët në këto troje. Edhe atyre që bënë përpjekjet shumë të mundimshme pa hezituar e pa u kursyer asnjëherë! 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".