Presidenti Thaçi është gati të jep gjithçka për të bërë pazare kompromisi dhe zhbërë Gjykatën Speciale

Presidenti Thaçi është gati të jep gjithçka për të bërë pazare kompromisi dhe zhbërë Gjykatën Speciale
Presidenti Thaçi është gati të jep gjithçka për të bërë pazare kompromisi dhe zhbërë Gjykatën Speciale

Arsim Haziri

  • 30 June 2020 - 19:05

Shkruan: Arsim Haziri

Kjo Qeveri është qeveri e dialogut, këtë qeveri do ta determinon fuqishëm Presidenti i vendit, i cili është gati të jep gjithçka për të bërë pazare kompromisi dhe zhbërë Gjykatën Speciale, që të shpëton nga përndjekja e saj. Dhe nëse vendi rrezikohet nga ky dialog, atëherë gjithë shoqëria duhet të zgjohet në protesta në mënyrë që të mos ratifikohet si e tillë në kuvend. Presioni ndërkombëtarë mund edhe rritet nëse sabotohet ndonjë marrëveshje negative, por në si shoqëri e institucione duhet ta mbrojmë subjektin tonë si të pavarur e demokratik”.

Tashmë është pothuaj e nënkuptueshme pse dialogu Kosovë-Serbi, është vënë në një dinamikë të çuditshme, pse disa aktorë kanë shprehur gatishmëri të rrallë për ta përmbyllur atë si çështje. Aty edhe sipas shumë deklaratave, madje edhe vet të presidentëve është deklaruar se do të ketë shkëmbim territoresh, ndoshta edhe shpërbërje të Gjykatës Speciale, tamam siç ka potencuar deputeti gjerman, Peter Beyer. Fakti se vendi mizorisht përjetoi një lloj dhune psikologjike me rastin e rrëzimit të qeverisë së shpresës dhe ardhjen e një ekzekutivi tjerë pa bazë elektorale, dëshmon mjaftueshëm se cili ka qenë misioni i tyre. Kjo Qeveri është qeveri e dialogut, këtë qeveri do ta determinon fuqishëm Presidenti i vendit, i cili është gati të jep gjithçka për të bërë pazare kompromisi dhe zhbërë Gjykatën Speciale, që të shpëton nga përndjekja e saj. Dhe nëse vendi rrezikohet nga ky dialog, atëherë gjithë shoqëria duhet të zgjohet në protesta në mënyrë që të mos ratifikohet si e tillë në kuvend. Presioni ndërkombëtarë mund edhe rritet nëse sabotohet ndonjë marrëveshje negative, por në si shoqëri e institucione duhet ta mbrojmë subjektin tonë si të pavarur e demokratik”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".