Lidhja e krimit të organizuar me politikën po e zbraz shtetin e Kosovës

Lidhja e krimit të organizuar me politikën po e zbraz shtetin e Kosovës
Lidhja e krimit të organizuar me politikën po e zbraz shtetin e Kosovës

Riza Smaka

  • 01 July 2020 - 07:00

Shkruan: Riza Smaka

 “Sistemi edukativ ka degraduar dhe nuk prodhon profile të specializuara për tregun e punës. Në vend të prodhimit të kuadrove meritore fabrikohen shumë të diplomuar e të diplomuara "aramara", shkel e shko, sa për sy e faqe. Të rinjtë e të rejat nuk janë fajtorë, as fajtorë për insufiencen e profesionalizmit. Përkundrazi, fajtor serioz ishin dhe mbeten pushtetarët e korruptuar , indolente, inmeritor të pa përkushtuar për çështjet e përgjithshme por kryesisht për përfitime personale pasurore e funksionale. Disproporcioni ndërmjet imigrimeve dhe emigrimeve është galopant në disfavor të emigrimeve. Shkalla e natalitetit është në rënie rapide. Të rinjtë e të rejat tona me të drejtë theksojnë se nuk mundë të krijojnë familje në gjendje skamnore”.

-Proceset migrative janë fenomen shoqëror i përgjithshëm. Në vendin tonë emigrimet, veçanërisht të të rinjve e të rejave, janë të karakterit socio- ekonomik në përpjesëtim alarmant. Shkalla e papunësisë është tejet e lartë. Mundësitë për punësime meritore pos, atyre korruptive pushtetare, janë kurrfarë. Në opinionin publik dominon zhgënjimi shqetësues referuar pasurimeve enorme të shumë pushtetarëve qeveritare e politik, nisur nga fondet Vendlindja Thërret dhe 3 %,nga tenderimet spekulative ,privatizimet anti morale e antiligjore, punësimeve nepotiste, familjare të të njëjtëve. Sistemi edukativ ka degraduar dhe nuk prodhon profile të specializuara për tregun e punës. Në vend të prodhimit të kuadrove meritore fabrikohen shumë të diplomuar e të diplomuara "aramara", shkel e shko, sa për sy e faqe. Të rinjtë e të rejat nuk janë fajtorë, as fajtorë për insufiencen e profesionalizmit. Përkundrazi, fajtor serioz ishin dhe mbeten pushtetarët e korruptuar, indolente, inmeritor të pa përkushtuar për çështjet e përgjithshme por kryesisht për përfitime personale pasurore e funksionale. Disproporcioni ndërmjet imigrimeve dhe emigrimeve është galopant në disfavor të emigrimeve. Shkalla e natalitetit është në rënie rapide. Të rinjtë e të rejat tona me të drejtë theksojnë se nuk mundë të krijojnë familje në gjendje skamnore. Shkeljet e Kushtetutës e të ligjeve nga funksionarë publikë janë dukuri madje e pa ndëshkuar, përkundrazi. Së andejmi inefikasiteti në administratën publike ,në prokuroritë publike ,në gjykata, në shëndetësi, në sistemin edukativ .Qeveritë deri tani dhe kjo aktuale ishin dhe është "ilegale" nga se nuk ishin as nuk është e rregulluar me Ligjin për Qeverinë sikundër kërkon Kushtetuta por me vendime qeveritare të pa bazë ligjore. Kjo bëhej e bëhet ngjashëm me harmonikën tallava për të themeluar shumë ministri, agjenci, departamente e institucione tjera jo të pakta e krejtësisht të panevojshme. Qeveritë tona numerikisht ishin dhe vazhdojnë të jetë edhe tani, edhe kjo e tanishme shumë më të mëdha se sa te disa shtete me qindra herë më të pasura se shteti ynë. Harxhimet nga qeveritë e tilla në dëmin e parasë së qytetarëve të varfër e të në përkëmbur ishin dhe janë iracionale".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".