Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka rënë e nuk funksionon, është sistem i kotë dhe i korruptuar

Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka rënë e nuk funksionon, është sistem i kotë dhe i korruptuar
Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka rënë e nuk funksionon, është sistem i kotë dhe i korruptuar

Muhamet Kelmendi

  • 01 July 2020 - 07:06

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 ”Ky pushtet në prokurori, nëpër gjykata, në borde e në institucione shtetërore e shoqërore, në polici e në administratë, është krijuar nga politika. Pa i luftuar dukuritë negative në Kuvend, nëpër ansamble komunale e në qeveri, në tërë administratën,nuk luftohet sistemi korruptiv në institucione juridike. Kemi kështu një lidhje zingjirore midis politikës administratës dhe sistemit juridik të drejtësisë. Po, pavarësisht kësaj, VETTING-u, duhet të filloj dhe me siguri do të dalin dhe vërtetohen çështjet e ngritura”.

Në Kosovë është e domosdoshme që të nxirret Ligji mbi Vetting-un në mënyrë që sistemi i ynë juridik dhe jo vetëm ai, të futen nën një kontrollim të thellë. Se a do të arrihet kjo dhe kur është shumë vështirë të jepet një mendim. Natyrisht se Kosovës i duhet një ligj i tillë. Kjo, për faktin se kudo kemi mendime se ka keqpërdorime dhe krim. Ky mendim del nga fakti se nuk ka asnjë prokuror, pavarësisht nivelit, gjyqtar apo nëpunës a administrator në pushtet që nuk ka pasuri, që kurrë nuk mundë ta provoj me fakte se ku e ka marr dhe si e krijoi. Të dhënat e ndryshme jo të vërtetuara provojnë se për atë pasuri dhe mu për shkak të saj nuk kemi një luftë të suksesshme kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo dukuri negative ekziston edhe në organet e pushtetit deri në Qeveri, nëpër ministri, kryeministri e në presidencë. Nuk duhet fare të kemi ndonjë ligj për të kuptuar këtë, se pse nga çdo kontakt që bëhet del një pasuri emarramendshme. Mirë është se në Maqedoni kemi njerëz të dënuar. Ky është shembull i mirë. Por, nuk është shembull për një luftë kundër shkelësve të ligjeve. Atje akoma vriten shqiptarët dhe askush nuk dënohet. E kjo nuk është drejtësi. Sistemi i drejtësisë në Kosove ka rënë. Ai nuk funksionon. Ky sistem është kot dhe i korruptuar. Ky sistem ka rënë tërësisht dhe nuk ka ligj që mundë ta stabilizoj, përveç ligjit Veting”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".